Diku aty

Autor: Eduard Konica

Titulli: Diku aty

p o e z i

Redaktor: Skënder Rusi

Copyright (C) Autori
e-mail: koned@hotmail.gr

Kopertina – Mondi Jorgo

ISBN -978-9928-223-19-7
Tiranë – 2016

Shtypur në
Botimet ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Konica, Eduard
Diku aty : poezi / Eduard Konica ;
red. Skënder Rusi. – Tiranë : Ada, 2016
160 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-19-7
1.Letërsia shqipe 2. Poezia
821.18 -1

* * *

DIKU ATY, i ulur mbi një fron të bërë vetë, po pret një djalosh i dashuruar me botën, por i pakënaqur nga vetja; DIKU ATY ka nisur të bjerë shi dhe brenda tij është poeti që nuk ka frikë se mos laget; DIKU ATY është ulur vjeshta, e cila e ndjen veten të lodhur; DIKU ATY po pret një princeshë që e ka emrin puthje dhe që ka pushtuar gjithë qënien e poetit; DIKU ATY dëgjohet një këngë dhe pranë saj një psherëtimë emigranti që po i ikën jeta larg vendlindjes; DIKU ATY po bie mbrëmja dhe brenda saj do gjeni poetin tonë; DIKU ATY trëndafila dhe jargavanë të freskët që presin të dashuruarit për t’ia dhuruar njëri-tjetrit; DIKU ATY e shohim hënën të fshehur prapa reve që ruan se mos i ikin yjet nga qielli; DIKU ATY një planet i ri që po na vjen afër dhe na largohet, që e shohim dhe na fshihet, që e prekim dhe na shkakton dhimbje; DIKU ATY një mëkatar që pëshpërit fjalët e Hamletit të madh, të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja; DIKU ATY ajo, e magjishmja e poetit, e qelqta që e mban në duar dhe ke frikë mos të bjerë përdhe e të thyhet;
DIKU ATY; DIKU ATY poezia e Eduard Konicës, e brishta, e ëmbla që dhëmb, që ka brenda edhe dimrin, edhe vjeshtën, edhe brengën dhe mbi të gjitha, JETËN!

Skënder Rusi

2018-02-28T17:17:03+00:00