Dy brigjet e shpirtit

 

Violeta Hoxhaj Hysenaj

 

Redaktor: Demir Gjergji

 

Botimi i parë, 2018

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2018

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hoxhaj (Hysenaj), Violeta

Dy brigjet e shpirtit : poezi /

Violeta Hoxhaj Hysenaj.

– Tiranë : Ada, 2018

72f. ; 13.5x20cm.

ISBN 978-9928-244-84-0

1.Letërsia shqipe     2.Poezia

821.18 -1

 

Poezi e shkruar me frymëmarrje

 

Një shpirt i trazuar midis dy brigjesh, me një det plot dallgë midis. Një shpirt i përkundur nga ninullat e vendlindjes, i rrahur në furtunat e një atdheu të ashpër, por gjithsesi të dashur e të shtrenjtë si gjaku i zemrës, i tundur, i shkundur e i trazuar fort nga dallgët e atij deti, që iu bë udhë arratisjeje nga vatra dhe nga fisi e, më ne fund, një shpirt i përmalluar dhe i mbushur me lot, këngë e mirësi. Kjo është poezia e Violetës, që të befason me ndjenjën e sinqertë dhe me kumbimin e harmonishëm.

Është befasi të gjesh që në vargjet e para të një poeti të tillë muzikë e prirje për t’i thënë ndjenjat dhe mendimet me fjalë që nusërojnë në jone kënge e ritme valleje.

Për këtë arsye dhe të tjera, që do t’i hasni gjatë leximit, ky libër meriton të jetë në bibliotekat tuaja për t’iu shfletuar sa herë të keni mall, sa herë te jeni të trishtuar, sa herë t’ju mungojë diçka e shtrenjtë.

Demir Gjergji

2018-04-09T17:00:21+00:00