Titulli: Ekuilibri i jetës
Autore: Gjyste Dajani
Redaktor: Ded N. Luca (DENILUJA)

Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-296-97-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall. 32
Cel: 068 22 190 16

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Ekuilibri i jetës : poezi /
Gjyste Dajani ; red. Ded N. Luca.
– Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-296-97-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHENIE

“Ekuilibri i jetës” libër me poezi nga Gjyste Dajani.

Ekuilibri i jetës titullohet libri i njëmbëdhjet i poetes Gjyste Dajani.
Jam i mendimit se Gjyste Dajani me krijimtarinë e saj madhëron të thjeshtën dhe të vërtetën.
Ajo nga libri në libër synon origjinalitetin dhe jo imitimin, gjë e cila lejon konstruktcionin me vetveten,me të vetmin qëllim për të mos qenë e ngjashëme.
E çliruar nga komplekset, Gjyste Dajani , krijoi stilin e saj.
Ajo ndoshta mund të jetë e vetmia poete shqiptare, që mund t’i botojë poezitë pa i nënshkruar, por që të gjithë e kuptojnë, se i ka berë vetëm ajo dhe askush tjetër.
Përditshmëria dhe jeta e gjallë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe në librin e ri poetik «Ekuilibri i jetës», vizioni i botës për Gjysten. Kjo përditshmëri lidhet me vendlindjen e saj , me Zadrimen, me njerëzit,me tokën, me natyrën e gjallë .
Libri ka plot të papritura figurative dhe metaforike. Gjyste Dajani nuk e parapëlqen temën okulte, as vjeljen e strukturave të çuditshme dhe hermetike. Këtu qëndron humanizmi i saj i madh, humanizmi i përditshmërisë, i patosit të saj të gjithanshëm, të ecjes me dituri e kulturë drejt progresit. Ka poetë që nuk e pëlqejne aspak përditshmërinë dhe synojnë botën e epërme, madje mërgojnë edhe në futuristiken, për të shprehur kështu protestën e tyre të thekshme ndaj përditshmërisë . Për fat të mirë kjo nuk ndodh me poeten Gjyste Dajani , që e shikon ndryshe përditshmërinë. Me guxim i zbulon paradokset e saj, ka një demokraci të lindur dhe të gjere të motiveve. Nuk e ndan botën e gjalle në dy pjese: në atë që pëlqehet dhe në atë që nuk pëlqehet. Instinkti dhe ndërgjegjja e jetës së kesaj poete janë të plotfuqishme.
Por përditshmëria e Gjystes ka një karakter të thelle filozofik. Ajo me vargje i bën përditshmerisë monument të thjeshtë, por dihet, që e thjeshta nuk është gjithmonë e thjeshtë. E thjeshta e vërtetë, është e ndërlikuar, polivalente.
Poetja nuk ngurron të hyjë në dialog me botën, me gjithçka.
Tek krijuesja Gjyste Dajani ngrihet lart shpirti i njeriut që njëson poezinë me lirinë, artin me dinjitetin, që lufton të Keqën, të Dëmshmen dhe i jep fuqi të shpirtit dhe gjakun e saj të trupit të Mirës dhe të Bukures.
Stili dhe gjetjet e veçanta artistike te Gjystes i takojn estetikes natyrore dhe jo estetikes artificiale.
Gjyste Dajani ka lindur për të krijuar artin e saj. Është vendi të theksoj, se Gjyste Dajani është një poete lakonike, stili i saj është ai i proverbave, që bartin mençuri të madhe në fjalët e shkruara me ndjenjë.
Për lexuesin po citoj një strofë nga poezia që i ka dhënë titullin krejt librit.
“Mos hiq dorë asnjëherë prej shpresës!
Kur je në dhëmbët e mprehtë të jetës,
Përpiqu e lësho më shumë ujin e ftohët,
Mbi nxehtësinë e madhe të së keqes!”

Ded Nikoll Luca (DENILUJA)