EMRI I BUKUR DASHURI

Titulli: Emri i bukur dashuri

Autori: Kujtim Hajdari

 

Botimi i parë, 2019

ISBN: 978-9928-269-85-0

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë mars  2019

 

Të gjitha librat e botuar në shtëpinë botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hajdari, Kujtim

Emri i bukur dashuri : poezi / Kujtim Hajdari. – Tiranë : Ada, 2019

96 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-269-85-0

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

821.18 -1

 

dy fjalë rreth autorit

 

Kujtim Hajdari lindi në Hajdaraj, një fshat të Lushnjës, me 10 Prill 1956. Ku kaloi dhe fëmijërinë. Mbaroi në Lushnjë gjimnazin në 1976, me një mesatare të lartë, 9.7, por për arsye biografike nuk i dhanë të drejtën e studimeve te larta. Pas kësaj mbaroi Shkollën e mesme Mekanike-Bujqësore për të filluar ndonjë punë. Ka punuar traktorist, kombajner, për pak vite, dhe pastaj mekanik në SMT-ën e Lushnjës.

Më vonë, me përkrahjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, e në veçanti të zotit Dritëro Agolli, arrin të regjistrohet në Universitetin e Elbasanit në fakultetin gjuhë-letërsi, të cilin e mbaron në moshën 38 vjeçare. Që kur ishte në vitin e dytë të universitetit filloi si mësues gjuhë- letërsie në Toshkez e më vonë në shkollën e mesme  në Allkaj të Lushnjës, ku punoi per 6 vjet. Pastaj braktisi çdo gjë e iku në emigrim, në Itali, ku është edhe sot.

Që në 8-vjeçare shkruante poezi të bukura e me vlera artistike. Pasion, që në shkollën e mesme u pasurua. E fillon të botojë krijimet në gazetën lokale të atëhershme si dhe në ato kombëtare “Zëri i Rinisë” e “Drita.” Filloi të shkruaj, përveç poezive te bukura, edhe tregime dhe dramën e parë.

Pregatit për shtyp vëllimin e parë me tregime “Violinisti” dhe dramën e parë “Netë pa gjumë”, të cilat ia pëlqyen si krijime artistike, por për fat të keq nuk shohin dritën e botimet për shkak të frymës antiparti siç i thanë në përgjigje.

Për shumë vite mbeti në heshtje me dhimbjen e madhe të dëshpërimit. Filloi të shkruajë përsëri vitet e fundit në poezi.

Vëllimi i tij i parë poetik “Mbrëmë isha pa ty” doli nga shtypi më 8 maj të 2018 nga shtëpia e madhe botuese, amerikane “CREATE SPACE”

Një tjetër botim, pothuajse autentik, i këtij libri del një muaj më vonë në Tiranë nga shtëpia e njohur botuese “ADA” nën kujdesin e botuesit zotit Roland Lushi.

Vëllimi i dytë poetik “Do të vij natën” del nga shtypi në shtator të 2018 përsëri nga shtëpia botuese amerikane “CREATE SPACE”.

Është në shtyp dhe pritet të dali së afërmi në qarkullim një antologji me poezi të zgjedhura në italisht

Poezitë e tij janë botuar në shumë revista letrare online si në: “dritareinfo.com”, “DRitarjaonline.com”, Galaktika poetike “ATUNIS”,   “wordpress.com”,  “POLITOLOGJIA”,  “PUPPET CHANNEL”,  në revistën rumune “GRAIROMÂNESC” të përkëthyer e botuar nën kujdesin e poetit të madh rumun, i propozuar për çmimin “Nobël”, Trandafir Simpetru,

Në revistën “Obelisk” të shtëpisë botuese “ADA” nën kujdesin e zotit Roland Lushi, etj.

Në revistën “TELEGRAF” nën kujdesin e zotit Engjëll Musai, etj.

Për emrin e krijuar në poezi ishte i ftuar e mori pjese si konkurues në Kampionatin Botëror të Poezisë që u mbajt në tetor 2018 në Rumani. Dy nga poezitë e tij u futën në antologjinë e madhe botërore të botuar me rastin e kampionatit “ANTHOLOGY OF THE WORLD  CHAMPIONSHIP OF POETRY 2018”

Ishte i ftuar dhe mori  pjesë si konkurues, në Kampionatin Europian të Poezisë 2019, rezultatet e të cilit u dhanë më 13.02.2019.

Këtu u vlerësua me çmimin “SPECIAL” të Jurisë së  Kampionatit me poezinë “Vajza dhe deti”

Në shkurt 2019 mori pjesë si konkurues në Çmimin Letrar Kombëtar e Ndërkombëtar të Italisë, te quajtur “FAQE TE ARTA TE POEZISE ITALIANE” (PREMIO LETTERARIO NAZIONALE E INTERNAZIONALE “PAGINE D’ORO DELLA POESIA ITALIANA) të organizuar nga Shtëpia e Madhe Botuese “CENTOVERBA,  ku morën pjesë 286 konkurues.

Juria klasifikoi për poezi të artë vetëm 16 nga këta 13 italianë dhe 3 të huaj. Ndër këta 16 pati nderin të zgjidhet dhe autori i këtij vëllimi me poezinë “VERSI PER TE”

Në një tjetër vëllim prestixhoz “SILENT LIPS BEATING HEART” ku janë përfshirë poet të njohur nga gjithë bota, të botuar në Indi nën kujdesin e poetit të njohur indian Sethi Krishan Chand, autori ynë  bën pjesë me poezinë “DO NOT STAY AWAY FROM ME”

Në Festivalin e Poezisë Shqiptare të organizuar nga Shoqata “Jehona Shqiptare” që u mbyll më 16 shkurt 2019, u fut te 100 poetët më të mirë të përzgjedhur dhe perfaqësohet në  ““ANTOLOGJIA POETIKE KOMBETARE E JEHONES SHQIPTARE” që botohet me rastin e festivalit, me poezinë “MOS MË THUAJ LAMTUMIRË”

Poezia e tij është pritur me entusiazëm dhe kanë shkruar fjalët më të mira  mijëra admirues te tij në gjithë botën si dhe poet të njohur brenda e jashtë vendit.

Ju urojmë lexim të mbarë.

2019-03-14T10:59:52+00:00