ESENCA…1

Fundjava vjen me një libër interesant te autores së mirënjohur PRANVERA GJONI.
Një surprizë e poetes moderniste Pranvera Drita Gjoni për lexuesit e saj brenda e jashtë Shqipërisë!

Titulli i librit: ESENCA …1
Autor: Pranvera Drita GJONI

Kopertina: Ana Gashi

Redaktor & Korrektor: Pranvera Drita Gjoni
Sponsor: Ana & Ergys Gashi ( fëmijët e mi)

ISBN: 978-9928-2269-84-3
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 20x15cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”
TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR NË SHTËPINË BOTUESE “ADA”
MUND TË GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TIRANË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Gjoni, Pranvera
Esenca… 1 / Pranvera Gjoni. – Tiranë : Ada, 2019
116 f. ; 15 cm.
ISBN 978-9928-269-84-3

1.Letërsia shqipe 2.Aforizma

821.18 -84

PARATHËNIE

“ESENCA… 1”

Një surprizë e poetes moderniste Pranvera Drita Gjoni për lexuesit e saj brenda e jashtë Shqipërisë!
Çfarë nënkupton ky titull enigmatik “ESENCA… 1” në kopertinën e librit?
Zbulon një zharnër tjetër të poetes, veprën e parë filozofike me plotë 106 sentenca! Poete e jashtëzakonshme, me krijimtarinë aq të vrullshme e voluminoze, sa jep përshtypjen se as fle e as bën punë tjetër, veçse mendon e shkruan!
Në një kohë të shkurtër, brenda shtatë vjetësh, boton tetë libra voluminozë, me 781 tituj poezie! Të gjitha në shkallën me të lartë artistike e shumë të çmuara në letërsinë shqipe, ku shtjellojnë e rrahin gjithë problematikën e kohës…
Dhe në vijim del me zhanrin filozofik “ESENCA…1”.
Libër i konceptuar i tëri në zhanrin filozofik. Poetja ia sjell lexuesve të sintetizuar në maksima të gatshme, krejt ndryshe me prozën ku e tjerr gjatë e gjatë mendimin për të thënë esencën.
Ky është individualiteti i Pranverës, maja e arritjes në filozofi: të flasësh me sentenca!

“Feja e gjithë njerëzimit është dashuria” -përkufizim sintezë.
Në mijëra vjet, çfarë është shkruar e thënë nga njerëzit e ditur për dashurinë?! Në mënyrat më të bukura i kanë thurur vargje, i kanë kënduar, e kanë lëvduar, ushqyer, hymnizuar, e kanë ngritur në kult dëshire e adhurimi, por përcaktimin gjenial: HIMN të gjithë njerëzimit e simbolizon filozofja Pranvera D. Gjoni. Me një fjali të thjeshtë dhe pa stërhollime, ajo paraqet thelbin e vetë botës, ngrehinën e së cilës e mban në këmbë vetëm dashuria njerëzore.

“Mirësia njerëzore është leva e Arkimedit ku mbahet evolucioni i jetës…”!
Urtësia biblike e filozofes së re, shumë më e fuqishme se leva e shkencëtarit të madh…Ja kështu, perla të tilla janë të gjitha thëniet e Urta brenda librit “Esenca…1”!
Ka në këtë libër të poetes dhe filozofes së re aq shumë abstragime, mendim të ngjeshur dhe urtësi, saqë po të zbërtheheshin ato, do të mbusheshin mijëra e mijëra fletë romanesh e librash filozofikë, të denjë për të qenë të pranishme në bibliotekën e dijeve më të spikatura njerëzore…

Nuk është surprizë paraqitja e poetes moderniste me librin filozofik “ESENCA… 1”, pasi ajo është konfirmuar në këtë fushë me poezinë, ku çdo varg i saj përçohet nga mendimi i thellë filozofik. Është veçori që konstatohet te Pranvera, të shkruash njëherësh, paralel, në poezi dhe filozofi!

Atë që poezia e thellësive të saj tronditëse nxjerr në pah nëpërmjet figurave dhe mesazheve të nënkuptuara, duket se në këtë libër ajo i përcjell në mënyrë të drejtpërdrejtë, me fuqinë tronditëse të një filozofie të gjallë, e cila vjen nga një njohje dhe depërtim shpirtëror e psikologjik përtej të zakonshmes.
Ndonëse poetja në krijimtarinë e saj ka logjikë “të pastër” Kantiane, nuk është aq e lehtë të kuptosh me një të lexuar rrëshqitas artin modernist të Pranvera D. Gjoni. Do përqëndrim serioz, meditim dhe natyrisht kulturë të hyshë në brendësinë e mendimit filozofik të saj…

Pikërisht këtë kërkon edhe libri “ESENCA… 1”, me 106 sinteza filozofike që përmban. Ato nuk janë për t’u lexuar, por për t’u përvetësuar. Ato kanë dalë nga mençuria e Pranverës e hedhur në libër, lexuesit t’i marrin nga libri e t’i rrënjosin në kokë si udhërrëfyese për qënie model në jetë!

Libri “ESENCA… 1” është një Bibël e vogël, plotë thënie të urta, që frymëzojnë drejtësi, moral, edukatë, shpresë, guxim, vullnet, krenari, dashuri, dituri, vetëbesim…, përvetësimi i të cilave i ndez njeriut një dritë jeshile që të shohë së thelli brenda vetes dhe brenda të tjerëve, e bën njeriun model në shoqëri.

Pranvera Drita Gjoni është vetë një model në gjithçka dhe i fton lexuesit të ndjekin kurbën e fantazisë së saj, në kërkim të modeleve më të mira të përvojës, dhuntive dhe diturisë njerëzore…

Pranvera Gjoni, përveçse një intelektuale e nivelit të lartë, është edhe femër e përkryer, dhe si e tillë me veprat e saj synon çuarjen e shoqërisë drejt përsosmërisë. Edhe pse ka njëzet vjet në emigrim, është ngushtësisht e lidhur me Shqipërinë, gjë që e dëshmon në shkrimet e saj…

Këtë libër e quan “ESENCA… 1”, sepse truri “elektronik” i Pranverës është në krijimtari non-stop dhe nuk dihet ku ndalon në numratorin e gjatë…
Le të shërbejë ky introdukt si parafjalë në krijimet esenciale pasuese të poetes e filozofes, Pranvera Drita Gjoni.

KURT KOLA

2019-03-14T11:02:27+00:00