Autori : DENILU
Titulli: HERTA
Kopertina – Piktor Agim Sulaj
Redaktimi: Doriana Sterkaj
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-66-1

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Shkurt 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Herta : roman / Denilu ; red. Doriana Sterkaj.
Tiranë : Ada, 2017
132 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-66-1
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31

Parathënie

Romani me titull “Herta” i autorit Ded Nikoll Luca me kopertinë të piktorit shqiptar me famë ndërkombëtare Agim Sulaj, është një tjetër libër që i shtohet kolanës “DENILU”. Ngjarjet zhvillohen në Itali. Personazhet e romanit janë shqiptar, rumun, marokin, italian, etj.. Në librat e tij të shumtë me poezi, epigrame, novela, libra psikologjik, dhe së fundi me këtë roman me titull “Herta” autori kërkon ca rekuizita më tepër: lipset një ndërtim i subjektit, një skicim më i disiplinuar karakteresh, një zhvillim i ngjarjeve dhe një mbyllje e efektshme e romanit. Unë kam mendimin dhe shpresoj, që në fund të leximit, të gjej edhe pëlqimin e gjërë, se edhe këtë provë të kësaj shkalle vështirësie më të lartë, shkrimtari Ded Nikoll Luca (Denilu) ia ka dalë me sukses. Ky libër do të ishte i vlefshëm edhe në shërbim të emigrantëve tanë, të diasporës sonë, kësaj kategorie kaq të madhe të popullit, që me sakrificat dhe përjetimet e veta ka akumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëta që ka përjetuar në Shqipëri, thënë troç, ndërdija kolektive e popullit tonë është infektuar! Ajo duhet trajtuar dhe shëruar, sepse nesër do të jetë vonë. Ndrydhja në brendinë tonë të padukshme e të gjitha perjetimeve negative, ngërthen në vete rrezikun e shpërthimit dhe rishfaqjes së këtyre manifestimeve në përmasa shumë më drastike për të ardhmen tonë. Duke qenë se shkrimtari Denilu është edhe psikolog, në faqet e romanit, kemi një trajtim të vëmendshëm psikologjik, e nganjëherë psikiatrik në planin kolektiv. Besoj se autori ndihmon jo vetëm që të lirohemi nga prangat e energjisë së errët që na ka kapluar, por edhe ta zëvendësojmë atë me një mentalitet të ri, me mendim pozitiv dhe konstruktiv. Unë jam redaktore e librave të shumtë të Denilu. Nuk pretendoj se jam kritike arti. Kritika është ndër pjesët më të rëndësishme të artit. Madje, mund të themi se arti nuk ka vlerë pa kritikën. Kur e themi këtë, kjo vlen për të gjitha disiplinat e artit: film, letërsi, teatër, pikturë, skulpturë e kështu me radhë. Në një farë mënyre, kritika është aktualizimi i artit. Arti bëhet art vetëm përmes kritikës. Ded Nikoll Luca ka mbi katër mijë e treqind miq në facebook dhe kryesorja është se ai komunikon me lexuesit dhe kritikën e merr prej tyre.Të gjitha dorëshkrimet i ka publikuar fillimisht në faqen e facebook, e gjtha kjo me qëllimin e mirë që edhe të lexohen edhe dikush të adresojë kritika.

Dorjana Sterkaj