Jetë mbi dallgë

Titulli: Jetë mbi dallgë
Autorja: Anida Roçi

Redaktor: Kujtim AGALLIU

Arti grafik: Grafika ADA

©autorja, 2016

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-42-5
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2016

LIBRAT E SHTËPISË BOTUESE ADA MUND T’I GJENI NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE, TIRANË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Roçi, Anida
Jetë mbi dallgë : tregime / Anida Roçi ; red.Kujtim Agalliu.
Tiranë : Ada, 2016
72 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-42-5
1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela
821.18 -32

Dy fjalë për lexuesin

Libri me tregime “Jetë mbi dallgë” i autores Anida Roçi, është një arritje e saj në këtë gjini, edhe pse është libri i parë. Me fjalën e saj artistike të thjeshtë, të kuptueshme me ngjyrime emocionale, me forcë depërtuese në psikologjinë e personazheve dhe odisesë së tyre, ajo e bën për vete lexuesin që në fjalitë e para të tregimit. Hyn në botën e tyre dhe bëhet njësh me rolin e personazheve.
Tregimet e saj janë copëza dramash të secilit personazh dhe të gjitha këto copëza janë një pasqyrë e shoqërisë shqiptare dhe sidomos e të rinjve të kësaj kohe që jetojmë. Janë tregime jetësore, të prekshme dhe të ndjeshme për secilin. Autorja është njohëse e psikologjisë së të rinjve dhe dramave të tyre, sepse në këtë drejtim i jep dorë edhe njohja nga afër e këtij brezi, për mësimin dhe e edukimin e të cilit ka vite që punon si mësuese.
Këto që thashë, lexuesi do t’i përjetojë vetë kur të ketë në dorë këtë libër të thjeshtë dhe njëkohësisht mjaft kuptimplotë.

Redaktori

2018-02-28T17:03:35+00:00