Lev Davidoviç Bronshtein-Trocki

Lev Davidoviç Bronshtein-Trocki.
Spiro Vasil Mëhilli.
Redaktor & Korrektor: Petrit Kaziu.
Realizimi grafik : Grafika ADA
© Të gjitha të drejtat janë të autorit

ISBN 978-9928-204-87-5

Shtëpia Botuese “ADA”
Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20
Tiranë, maj 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Mëhilli, Spiro V.
Lev Davidoviç Bronshtein-Trocki /
Spiro V. Mëhilli ;red. Petrit Kaziu.
– Tiranë : Ada, 2017 152 f. ; 20 cm.
Bibliogr.
ISBN 978-9928-223-84-5
I.Trockij, Lev D. për atë
1.Historia 2.Komunizmi rus 3.Biografia
94(47) “19”(092)
929(47) [Trockij, Lev D.]

NË VEND TË HYRJES

Ardhja në pushtet i bolshevikëve, të kryesuar nga Vladimir Iliç Lenini, ishte fatkeqësi për mbarë njerëzimin. Kjo kastë përfitoi nga situata e krijuar gjatë Luftës I Botërore, ku miliona ushtarë u rreshtuan në formacione luftarake në të dy krahët, e që u shoqërua me miliona të vrarë e të plagosur, që mbetën invalidë për gjithë jetën. Rusia cariste hodhi në frontin perëndimor rreth 15 milionë e 500.000 ushtarë dhe oficerë. Kohëzgjatja e luftës; humbjet e mëdha të forcave ushtarake ruse, ku të vrarët, të plagosurit dhe robërit në duart e armikut kapën shifrën 51{d8d70a0d5db32ddebe94c5de5a40edb8cdf7e48e7426012338d206c60a1bd0b4}, të numrit të tyre të përgjithshëm, dëmet e pa llogaritëshme materiale dhe politika perverse e bolshevikëve “Paqe, bukë, tokë”, bëri që ushtarët rusë të braktisnin frontin. Lideri i partisë, Lenini, me kërkesë dhe këmbëngulje të Vilhelmit II dhe financimeve të shumta që u derdhën jo vetëm nga qeveria gjermane, por edhe nga lobet hebreje të Roshthildëve, Rokfelerëve etj, u dërgua të merrte pushtetin në prill të vitit 1917. Sikurse dihet, ai dështoi, dhe u desh fundi i tetorit 1917, që me grusht shteti, ose të ashtuquajturin “Revolucion Socialist të Tetorit”, të vinte në pushtet dhe të krijonte një qeveri komuniste. Rreth tij ishin Lev Trocki, Zinovievi, Kamenievi, Xherxhinski, Buharini, Stalini, Svjerdllovi, Orxhonikidze, Frunze, Kirovi, Jagoda e shumë të tjerë. Me vdekjen e Leninit, në janar të vitit 1924, në pushtet erdhi Josif Visarionoviç Xhugashvili – Stalini, i cili, për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin e tij filloi luftën pakompromis ndaj kundërshtarëve politikë. Zanafilla do të ishte Trocki, njeriu më i aftë dhe erudit i të gjithëve, që Lenini, në testamentin e lënë, u kishte kërkuar shokëve të udhëheqjes, që pas vdekjes së tij, drejtimin e partisë dhe të shtetit ta merrte Lev Trocki. Dora-dorës do shohim përplasjet mes të dyve, Stalinit dhe Trockit, plan ogurzi ky, që në vite do shoqërohej edhe me likujdimin e udhëheqësve të tjerë. Gjatë 29 viteve që ai qëndroi në krye të atij shteti gjigant, çoi në likujdimin fizik të mëse 40 milionë vetave, pa llogaritur 27 milionë të vrarë dhe 25 milionë invalidë në Luftën e II Botërore. Urrejtja e Stalinit për Trockin kaloi çdo kufi. Ai ia vrau të dy djemtë dhe pothuaj të gjithë pjestarët e familjes, duke filluar nga e ëma. Publicistika ruse dhe sovjetike e kohës,e mbuloi me heshtje emrin e Trockit. Në Enciklopedinë e Madhe Sovjetike, janë pasqyruar vetëm dy shkrime: “Trockizmi”, dhe “Blloku antiparti trockisto-revizionist”. Asnjë e dhënë mbi biografinë, qoftë dhe shkurt, të këtij lideri bolshevik.
Autori

2018-02-15T12:45:56+00:00