Mesazhe erërash

Titulli – mesazhe erërash
autor – Dritan Loni Llogone
REDAKTOR – AGIM BARJAMI
KOREKTORE LETRARE- ANILA TOTo

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-59-3
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi: 200 kopje

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Llogone, Dritan L.
Mesazhe erërash : libër me thënie /
Dritan L.Llogone ; red. Agim Bajrami.
– Tiranë : Ada, 2017
104 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-59-3
1.Letërsia shqipe 2.Thënie
821.18 -84

PARATHËNIE

Me Dritanin edhe pse kam shumë pak kohë që njihem, më ka bërë përshtypje prirja e tij për të depërtuar vazhdimisht në brendësi të gjërave ,për të hulumtuar duke dhënë gjykimet e tij, por edhe për tju dhënë përgjigje shume pikëpyetjeve që ngrihen herë mbas here në jetën e gjithkujt prej nesh. Njëri që flet pak, por që e peshon gjatë fjalën e tij para se ta nxjerrë nga goja përkufizimet e tij filozofike ngjajnë se vijnë jo vetem nga një përvojë e gjatë jete por edhe nga një periudhë shumë e gjatë leximesh dhe refleksionesh shpirtërore. Jeta e gjatë e emigrantit krahas privimeve nga atdheu duket se ja ka thelluar më shumë aftësinë e tij vështrimore por dhe i ka mprehur logjikën për tu dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve që i vënë përpara jeta, në areale të ndryshëm shoqërore. Aforizma njerëzish ngjarjesh jetësore marrëdhëniesh shoqërore etj. Shumë pak herë më ka qëlluar të njoh njerëz me këtë lloj aftësish gjykimi. Na ka ndodhur shpesh të ndeshim thenie dhe gjykime njerezish të shquar, filozofë, estete ,ideologë apo personazhe librash të ndryshëm artistike ose jo. Ndonëse mund të të duken spontane dhe te çastit, në fakt nuk është kështu dhe s’mund të jetë asesi. Ato janë përfundime të dala në raste zhvillimesh të mëdha historike apo dhe përmbysjesh. Edhe aforizmat e Dritanit janë fryt vëzhgimesh të holla psikologjike, janë portretizime karakteresh të veçantë ose jo ,vrojtime procesesh kimike që ndodhin në karaktere dhe shoqëri të ndryshme me karakteriatika dhe natyra të vecanta. Libri i tij është sy i hollë që ndjek përditëshme dhe që operon mbi të me një bisturi të hollë zgjuaresie Duke lexuar këtë libër i cili është i dyti i këtij lloji, vetvetiu të lind pyetja: “Cili eshte burimi i frymezimeve te ketij autori”?! Përgjigjet për këtë pyetje janë të shumta por unë do të veçoja stanjacionin e zgjatur politik në Shqipëri dhe pasojat që vazhdon të lërë ai në psikologjinë e tyre. Zhbirues i kujdesshëm, njohës psikologjish dhe natyreë e hapur . Në kontaktet e tij të gjata me realitetin atij i ka qëlluar të ballafaqohet dhe të ndërrojë opinionet me shumë kategoti njerëzish, të mësojë nga urtësitë, por edhe marrezitë e tyre, të njohë gjuhët e tyre shpirtërore të shkrihet me ta pa u ndjerë duke nxjerrë paskëtaj konkluzione të ndryshme filozofike. Aforizmat e tij u japin përgjigje shumë pyetjeve që i dalin njeriut në jetën e përditshme në të mirë a në të keq duke u nisur edhe nga një thënie e njohur e Khalil Gibranit se në natyrë nuk ka fisnikëri dhe se në vise të egra nuk ka bari por vetëm anarshi. Në vazhdim të kësaj ideje libri i Dritanit tenton jo vetem dhënie opinionesh filozofike për të sotmen pa identet moral dhe me dinjitet të diskutueshëm, por edhe të shpërndajë mjegullën e dikutimeve që vazhdojnë të notojnë ende mbi to. Thënie pas thëniesh të këtij libri interesant fshihen netë te tera pune dhe vëzhgimesh. esenciale ,kapërcime dilemash dhe udhëkryqesh të tërë. Eleganca dhe thjeshtësia me të cilën i ndërton ai ato e ndihmojnë lexuesin për ti asimiluar sa më mirë dhe sa më me lehtësi. Duke qënë edhe poet fraza e tij vishet vetvetiu edhe me një ngjyrim figurativ të pranueshëm dhe kostum thjeshtësie, duke u bërë kështu më konkrete dhe më e drejtëpërdrejtë njëkohësisht.Akoma më shumë , tërësia e thënieve të këtij libri është edhe një mesazh më shumë intelektualizmi drejt përsosmërisë njerëzore për një botë në të civilizuar dhe pse jo edhe më të bukur dhe humane. Në këtë libër të dytë autori vjen më i pjekur, më serioz, por edhe më i ditur. Është një libër që lirinë , urtësinë dhe fisnikërinë e njeriut e ngre në një piedestal më të lartë duke plotësuar kështu edhe një boshllik që egziston prej kohësh me këtë zhanër interesant!
Agim Bajrami

Para disa kohësh më ra në dorë libri i Dritanit.
E mora siç marrim çdo libër por kur depërtova nëpër faqet e tij vura re një element të cilin unë ë shikoj të munguar në letërsinë shqiptare të sotme! Është e çuditshme lidhja që njerëzit krijojnë në jëtën e përditshme me elementet e brendshme të saj, Ne i kemi brenda vetes, por janë të padukshme edhe pse janë standartet tona të jetesës. Nëpër frazeologjitë e Dritanit unë e gjej veten plotësisht por më tepër në gjuhën e trasmetimit, stili i thjeshtë dhe i pastër, kultura dhe forma e koncentrimit të mendimit. Mendimi i Dritanit gjatë gjithë ecurisë së librit është i thellë, i pjekur dhe tregon për një meditim të vazhdueshëm të autorit mbi aspektet qoftë edhe më të imta të jetës. Është e dukshme ndikimi i një frymë filozofike e Olimpit grek, një mendim inteligjent i një bote të pasur e cila prek aspekte dhe këndvështrime të ndryshme të aspekteve të përditshme të jetës.
Kjo tregon se flasim për një indivit të lexuar por edhe të rrahur nga jeta.
Libri ka një përshtatje me grupmosha të ndryshme, aspekte të përditshme të jetës kalojnë para syve tanë në forma të reagimeve dhe arësyetimeve të gatshme, por me një mësazh jetësor të civilizuar dhe modern. Kurajua për të tentuar në këtë fushë e bën Dritanin një emër të rrëndësishëm pasi mesazhet janë të forta, logjika e thjeshtë mbart një botë e mendësi të pasur, kulturë dhe meditim të niveleve bashkëkohore. Mesazhet, arësyetimet dhe zgjidhjet janë përgjigje të jetës sonë apo të një vizioni që Dritani ka per format reagimit në jetë. Libri vjen I natyrshëm, plot dritë e formë, nuk bëhet i mërzitshëm nëpër faqe por të shton kuriozitetin pasi tërheq kendvështrimi dhe forma. Sipas mendimit tim është një formë moderne e të shprehurit ku Dritani pas poezisë ka gjetur veten më së miri! Suksese !
Anila Toto

2018-03-24T13:00:01+00:00