MESAZHE NGA LART

Shtëpia botuese “ADA” publikon botimin e saj më të fundit. Është një emër i njohur i letrave shqipe, IRMA KURTI, që vjen me vëllimin e saj me poezi “Mesazhe nga lart”

Redaktore: Enkelejda Kurti Ghisalberti
Kopertina: Biagio Fortini
© 2018 Irma Kurti
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Botimi i parë, 2018.

ISBN: 978-9928-269-23-2

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018

Të gjitha librat e shtëpisë botuese “ADA” janë të regjistruara në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kurti, Irma
Mesazhe nga lart : poezi / Irma Kurti ;
red. Enkelejda Kurti Ghisalberti.
– Tiranë : Ada, 2018
84 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-23-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e suksesshme e teksteve të këngëve shqiptare dhe gazetare. Ka nisur të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere dhe shumë prej bashkëpunimeve të saj janë nderuar me çmime. Ka shkruar rreth njëqind tekste këngësh.
Ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dhjetë në gjuhën italiane dhe tre në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar dyzet çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, Shqipëri e SHBA. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
U shpall “Poetja Shqiptare e Vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë. Bashkëpunon me gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.
Irma Kurti jeton në Bergamo të Italisë.

Librat:

– Këtë natë me ty, poezi 1999;
– Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002;
– Qirinjtë janë fikur, poezi 2003;
– Bëj sikur fle, poezi 2005;
– Puthja e fundit, poezi 2007;
– Midis dy brigjeve, roman autobiografik 2010;
– Një vjeshtë pa kthim, tregime 2013;
– Nën bluzën time, poezi 2013;
– Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta, publicistikë 2013;
– Njeriu që fliste me pemët, roman 2015;
– Nuk është ky deti, poezi 2016;
– Lajmet vijnë edhe këtu, tregime 2016;
– Krahët rreh një flutur, poezi për fëmijë, 2016;
– Në pragun e një dhimbjeje, poezi, 2016;
– Pa atdhe, poezi, 2017;
– Në borxh me dashurinë, poezi, 2018.

2018-11-27T21:54:42+00:00