NA BASHKOI POEZIA

Një libër në formë antologjie, jo mbi një bazë të mirëfilltë shkencore letrare, por me një dëshirë të paqtë të krijuesve për t’u përballur me lexuesit e tij vjen nën logon e shtëpisë botuese “ADA”

Tiulli: Na bashkon poezia
Përgatiti për botim:
YMRIJE BEQIRI Kosovë
ILMI DERVISHI Shqipëri
Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-269-31-7
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat e këtij botimi i takojnë:
YMRIJE BEQIRI – Kosovë
ILMI DERVISHI – Shqipëri

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16    Tiranë, shtator 2018

DY FJALË PËR LIBRIN NA “BASHKOI POEZIA”

Nga Mentor HOXHA
Master Shkencor për Studime Letrare

…Poezia është gjinia më e hershme dhe nëna e të gjitha gjinive letrare. Si e tillë ajo ka zënë kryet e vendit në artin e fjalës. Adhuruesit e saj janë të shumtë, siç janë të shumtë dhe poetët që janë bashkuar rreth trupit të saj magjik. Prelud i këtij bashkimi është edhe kjo përmbledhje poetike me titullin mjaft domethënës “Na bashkoi poezia”. Kjo antologji të surprizon për gjetjen artistike dhe për shtrirjen gjeografike të autorëve. Meritë për këto kanë dy ideatorët dhe përgatitësit e saj; Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi. Te ky vëllim poetik gjen poezi nga Hasan Elshani, lëvrues i kahershëm i poezisë, autor i disa librave, me banim në Slloveni, Sami Sherifi nga Shkupi, autor i disa librave poetikë, organizator i Takimeve Poetike, lexon poezitë nga krijuesit e njohur nga Prishtina, Raif Gashi dhe Safet Hasani, nga Trandafile Molla Baja, autore e disa librave me poezi, e përkthyer edhe në italisht, lindur e rritur në Durrësin bregdetar. Të befason sidomos me poezinë për Korabin madhështor. Gjen poezi nga Minire Rukovci nga Prishtina, nga Mimoza Gjetaj nga Shkodra, nga Burbuqe Agolli nga Korça, ku të kujton poetin e madh, Dritëro Agolli, nga Dedë Deda nga Puka, nga Marjola Duraj Salataj nga Tepelena dhe nga poeti e aktori Bedri Hoxha nga Dibra, por që jeton e punon në Selanik të Greqisë etj.
Një libër në formë antologjie, jo mbi një bazë të mirëfilltë shkencore letrare, por me një dëshirë të paqtë të krijuesve për t’u përballur me lexuesit e tij. Në libër ka poetë të njohur, siç ka dhe autorë me një ose dy libra të botuar, por edhe zëra të rinj në poezi që kanë pranuar të ulen në një sofër poetike. Letërsia është një hapësirë e gjerë ku ka vend për të gjithë, është një pyll ku ka drurë të lartë, të mesëm, por dhe drurë të vegjël, por që do rriten në të ardhmen.
Duke ju uroj suksese pjesmarrësve në këtë antologji poetike, kam një falënderim edhe për Botimet ADA dhe për Zotin Roland Lushi, që kanë bërë një punë për t’u admiruar në paraqitjen grafike dhe në realizimin e një kopertine mjaft të bukur artistikisht.

Paris, Francë, 9 gusht 2018

2018-09-07T16:47:45+00:00