Sot ai ka ditëlindjen por nuk është më midis nesh fizikisht. Revista “OBELISK” numrin më të fundit ia ka kushtuar tërësisht mikut të saj, Shkëlzen Zalli, që botoi shumë e shumë libra tek botimet “ADA”.  Ai do të kujtohet përherë si njëri fjalëpak, i heshtur, i mbyllur në vetvetë, i dashur me miqtë dhe kolegët dhe karakterin e tij plot integritet. Kjo vdekje  e papritur i ndërpreu krijimtarinë brilante, por ai la pas një bibliotekë të tërë me libra të shkëlqyer që do të lexohen me endje në të gjitha kohrat dhe në të gjithë brezat.

 

Obelisk  228

Organ i Shtëpisë Botuese”ADA”

www.botimetada.com

Periodike letraro-artistike

Viti XII-të i botimit – Nr.228

Qershor 2020

Del në datë 15 të çdo muaji.

 

Rregjistruar në ISSN

International Centre 45

rue de Turbigo, 75003 PARIS

FRANCE

ISSN: 2225-7896

 

Adresa e redaksisë:

Rruga : Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

cel: +355 68 221 9016

e-mail: rlushi@yahoo.it

 

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro).

 

“Obelisk”  mund ta lexoni edhe në internet në adresën:

www.botimetada.com

 

Abonimet Europë: 1 vit – 15 euro+pp,

Amerikë: 1 vit – 20 usd+pp.

 

Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në

e-mail: rlushi@yahoo.it

 

Nr. llog. B.K.T

Lekë: 515001834

IBAN – AL0220511650001834VAIDALLA

Shtypet në shtypshkronjën

e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

Tiranë 2020

Tirazhi: 500 copë

 

 

Shpirti i Shkëlzenit vargmjalt pushoftë i qetë në parajsën qiellore!

 

Ekrani i jetës mbushet e pasurohet çdo ditë me ndodhi nga më të ndryshmet që na sjell shpeshherë edhe ngarje që jo vetëm nuk i duam por edhe nuk mund ti besojmë që janë të vërteta. Kështu ndodhi pak kohë më parë kur një mik i mirë yni u nda nga kjo jetë. Këtë qershor ai kishte ditëlindjen, por ai u largua atje në amëshim duke lënë pas atë mirësinë e tij, duke lënë pas veprat e tij të shumta. Tash që shkruaj këto rrjeshta mua ende nuk më besohet, që Shkëlzen Zalli, që botoi shumë e shumë libra tek botimet “ADA” nuk është më midis nesh. Një njeri i thjeshtë që nuk i pëlqenin podiumet, një merakli i vargut dhe veprës së tij që punoi me aq dashuri për veprat që shkroi për fëmijët por edhe për të rriturit. E tani nuk janë thjesht disa lotë që të mbysin në pellgun e tyre, nuk është një ëndërr ku ti shikon makthe dhe mendon se nuk është e vërtetë, nuk është një llambë që të ndriçon shpirtin i cili është zhytur në një botë trishtimi nga e cila nuk po merr dot frymë lirisht sepse ti nuk e beson, sepse ti nuk don ta besosh!

Do të mbetesh për ne një imazh i ngrohtë dhe i ndritur…