PRANVERË PËR TY

ELONA ROPI MEHMETAJ
PRANVERË PËR TY
Poezi
Redaktor: Ilmi Dervishi
Recenca: Vangjeli Verori Mehemetaj
Korektor: Olimbi Shore

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-29-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autor

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2016

NË VEND TËPARATHËNJËS

P E N G U I P E N G U T

Nga MIRELA ROPI

Për disa vite, te mua rëndonte në shpirt pengu i botimit të një libri me poezit e mia të shkruara në vite, dëshirë që kjo u realizua, por pengu i pengut në jetën time ishte botimi i poezive dhe të Elonës, vajzës time,ja plotesova pengun.
Elona sivjet ka përvjetorin e rrumbullakosur, mbushen 30 vjeç e krahas urimit tim që vetëm një nënë e di si e uron fëmijën e saj, krejt pa ditur, suprize e kësaj dite është dhe botimi i librit ‘’PRANVERË PËR TY’’. Në këtë libër me poezi të marra nga fletorja e saj të shkruar me atë shkrimin e imët, së bashku me redaktorin zgjodhëm 30 poezi, 30 tufa 30 poezi, si 30 lule në këtë 30 vjetor të saj.
Janë poezi të shkruara në vitet 2005-2006, dhe kjo ishte dëshira ime se ende e kam të freskët para syve mi kur Elona ulej ne divani, lexonte, dhe një moment largonte librat në një anë dhe nxjerrte fletorën e shkruante poezi. Unë ja lexoja poezin, e herë herë i hedhja vështrimin në fytyrë sikur në sytë e saj po i rilexoja poezitë e saj,
Poezitë janë krijimet e saj, Elona është krijesa ime për të cilen kam qënë, jam e do jem krenare.
Tani më, Elona është rritu, është martuar, ka familjen e saj në Athinë, dy fëmijë të mrekullueshëm. Më ka ndodhur shpesh të lexoja poezi, në fletoret e saj që i ruan me kujdes e më duket skur po i pushpëris flokët, e përgëdhel,sikur gëzoj me mbesën dhe nipin, fëmjët e saj KRISIANA DHE ALEKSANDROS……… Elona tani është vet nënë, është zonjë shtëpie, është poete, por Brenda meje ka mbetur po ajo, vogelushja ime e brisht, e urt e krejt mencuri, vajza ime deri në adhurim.
Botimi i librit me poezi të Elona Mehmetaj pikrisht në këtë përvjetor është një rilindje shpirtërore për mua,një mëngjez ndryshe, i bukur, i shëndritëshëm deri tani i munguar. Riciklimi në memorjen e saj, këto mbresa e kujtime janë një pasuri për atë por dhe një frymëmarrje e re për mua. Aty janë kujtesa e viteve,shpërthimet rinore, aty esht ajo, unë, jemi ne shoqëria e atyre viteve, një memorje në largim por jo në ikje, që herë-herë më kujton piktorin Vangjush Mio me pejsazhet e tij.
Elona, edhe 100 vite bija ime! Shëndet e lumturi në familje!
Ti je larg me familjen tënde të lumtur, por në Korçë, në shtëpinë tonë ku je rritur dhe ti, unë jetoj me ty, me shpirtë e zemër, si çdo nënë, e tani që je nënë vet e di mirë këtë. Jetoj me ty se kam gjithë imazhin e lëvizjet e tua të dikurshme nëpër shtëpi, kam nipin e mbesën qe më mbushin shpirtin dhe shtëpinë, por kam edhe librin me poezi “PRANVERË PËR TY”. Gjitha të mirat në jete dhe suksese
Korçë, 23 tetor 2016

2018-02-28T17:25:14+00:00