Psikologjia e mendimit pozitiv

Titulli: Psikologjia e mendimit pozitiv
Autori : DENILU
Redaktimi: Doriana Sterkaj
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-58-6

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Janar 2017

TE GJITHA LIBRAT E SHTEPISE BOTUESE ADA GJENDEN NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Psikologjia e mendimit pozitiv / Denilu ; red.
Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2017
80 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-58-6
1.Letërsia shqipe 2.Proza 3.Letra (letërsi)
821.18 -3
82 -6

Psikologjia e mendimit pozitiv”
Psikologjia e mendimit pozitiv një libër që ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë ku përfshihen 17 tregime që lidhen me njëra-tjetrën dhe personazhet i ka të njëjtë. Ky është një fakt që tregon se nuk mund ti quajmë thjeshtë tregime. Bashkëshortët Behari dhe Pranvera kalojnë disa surprisa që i zbulohen lexuesit me takt dhe delikatesë. Të dy janë personazhët pozitiv që përhapin pozitivizmin. Pozitiv është dhe Sajmiri, vëllau i Pranverës, që dashurohet me italjanen Eranda. Interesante shfaqet para lexuesit si personazhe pozitive dhe episodike e paharrueshmja mësuesja marokine, e cila për të arritur ëndrrën e jetesës në Itali, është martuar me bashkëfshatarin marokin Larbin naiv dhe me me 3 klasë shkollë. Në gojën e personazhëve të shkrimtarit Denilu kemi ironinë, sarkazmën, diturinë, urtësinë. Duke qenë se autori ka studiuar psikologji dhe njëkohësisht edhe një epigramist i njohur, mendoj se ka stilin e tij tashmë të papërsëritshëm. Librin psikologjik e ka të ngjeshur me ngjarje dhe surpriza të ëmbla ku lexuesi do mrekullohet me penën e tij. Personazhja negative, është italjania Sara, që e kemi ndjekur edhe tek libri i mëparshëm me titull “Psikologjia futet në ujë dhe nuk laget”. Tek libri i sotëm me titull “Psikologjia e mendimit pozitiv,” personazhët nga tregimi në tregim shtohen duke shtuar larminë dhe këndvështrimet e personazhëve pozitiv. Librin e psikologut dhe shkrimtarit Denilu mund ta quajmë një novelë apo një romanth, ku gërshetohet më së miri e brendshmja shpirtërore. Në pjesën e dytë janë letrat e shumta që autori merr nga klienët e tij të shumtë. Me përgjigjet efikase dhe me kompetencën profesionale që jep Deda, gjen zgjidhje çdo person i interesuar mbi psikologjinë. Ky është libri I katërt psikologjik i Ded Nikoll Lucës dhe libra me epigrame ka me dhjetra. Ka botuar edhe tre libra me poezi si dhe një novelë. Ka në dorë romanin e tij të parë me titull “Një problem brenda problemit”. Fakti që Ded Nikoll Luca boton çdo muaj nga një libër tek shtëpia botuese “ADA” Tiranë, nuk do të thotë se ai ka nisur të shkruajë vetëm tani. Këto dorëshkrime i ka prej vitesh ,vetëm se tani po i përpunon me një tjetër sy. I përpunon me syrin e 59 vjeçarit Denilu. Mund të krenohem se si mik i kahershëm dhe shok i universitetit, shumicën nga dorëshkrimet e tij që sot janë botuar tek “ADA” e kam pasë nderin ti lexoj prej kohësh. Përjashto librat psikologjik që i ka shkruar në Itali dhe personazhet i ka të ndryshëm, si shqiptar, italjan, marokin apo moldav. Në parathënien time tek një libër me epigrame, kam folur gjatë mbi Dedën, dhe nuk e shoh të arsyeshme të zgjatem. Jam i bindur se ky libër ashtu si librat e tjerë të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu) do të pritet si gjithmonë mirë nga lexuesi.
Fatmir Lika, psikolog.

2018-02-15T13:42:29+00:00