Psikologjia nuk konkuron me dinakërinë

Titulli : Psikologjia nuk konkuron me dinakërinë
Autori : DENILU

Redaktimi :Dorjana Sterkaj
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-57-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
TE GJITHA LIBRAT E SHTEPISE BOTUESE ADA GJENDEN NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Psikologjia nuk konkuron me dinakërinë / Denilu ; red. Dorjana Sterkaj.
– Tiranë : Ada, 2017
88 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-57-9
1.Letërsia shqipe 2.Proza 3.Letra (letërsi)
821.18 -3
82 -6
Tiranë, janar 2017

Parathënie

Një tjetër libër I Ded Nikoll Lucës ( DENILU-së ) sheh dritën e botimit dhe I ofrohet lexuesit. Një libër I ndarë në dy pjesë. Një libër, të cilin pata fatin ta lexoja që në dorëshkrimin e tij; një libër që më beri për vete dhe nuk më lëshoj asnjë çast, deri sa e përfundova. Të jem i sinqertë me lexuesin, por dhe me autorin, më “ detyroi “ të lexoja e rilexoja disa herë pjesë të tij. Kjo jo se ishte i vështirë në të thither. ( Ky autor “ nuk di “ të shkruaj në gjuhë e terma të pakuptueshëm nga çdo nivel lexuesi, pra shkruan thjeshtë dhe për të gjithë ), por nga që vërtet libri në tërësi e sidomos disa pjesë të tijë ishin brilante. Kam lexuar të gjitha botimet e tije në këto katër vitet e fundit. Pa ulur aspak vlerat e titujve të tjerë , ky mu duk më i arriri dhe më interesanti. Libri më bëri aq për vete sa që u ngacmova për të shkruar këtë parathënje të shkurtër për këtë libër të madh si respekt për librin dhe autorin DENILU. Idenë time për parathënjen e mirëpriti autori dhe miku im dhe unë e falenderoj për këtë! E falenderoj edhe pse m’u dha besimi dhe mundësia për të shkruar rreth këtij libri, por dhe pse kështu bëhem pjesë e një vepre të tillë, duke lënë gjurmët e mija në fillim të faqeve të tij. Ndjehem I priviligjuar dhe respektuar maksimalisht. Të shkruash për libra të tillë është sa e thjeshtë aq edhe e vështirë. Thjeshtësia qëndron në meritën e autorit ; në stilin e të shkruarit, në thëllësin e mendimit, në metodikën e përdorur në funksion të mesazhit që ai përcjell ne çdo episodë të tregimeve te tijë, apo dhe në çdo bashkëbisedim me lexuesit dhe bashkëbiseduesit e tij, miq real e virtual, apo dhe lexues jashtë këtyre nocioneve të rrjeteve sociale e shoqërore. E vështirë nga që një libër I këtyre përmasave është vështirë të konturohet e paraqitet siç e meriton në kaq rrjeshta që të jep mundësia për të shkruar në një parathënie. Ndaj e ndjej për detyrë qe t’ju kërkoj ndjesë lexues të nderuar, që pasi të lexoni librin mundet të mos gjeni çdo gjë që mendoni se duhet ta kisha hedhur në këtë parathënje. Nga ana tjetër jo çdo gjë duhet dhe mundet të theksohen në këtë parathënie. Ambicja ime këtu ështe t’ju “ ngacmoj “ për tu futur dhe për ta lexuar e bërë tuajin këtë libër dhe çfarë thuhet në të. Nuk po e them në fund se ky libër duhet lexuar patjetër. Po ua them që tani: shtojeni një vlerë biblotekës tuaj dhe përfitoni nga vlerat e këtij libri famoz. Ja pse…! Libri përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga dymbëdhjet tregime që pavarsisht që ndahen në dymbedhjet episode, janë të lidhura aq rrjedhëshëm me njëri- tjetrin sa që ngjanë me një novelë në themel të së cilës janë ngjarjet reale te jetës së përditëshme. Që në titull të ngacmonë kjo pjesë e parë e librit. “ Psikologjia nuk konkuron me dinakërinë “. Mos e merrni vetëm si titull interesant. Dhe kjo është e vërtetë . Ama interesant janë personazhet që gjinden ne seicilin episod të novelës jetë; interesant është raporti i psikologjisë dhe psikologut me fenomene e personazhe të mveshur me ta si dinakëria, intriga, krimi, dashurija me shikim të parë të verbër ose të stisur, pasuria dhe përdorimi ( shpërdorimi i saj ) etj etj. Jo vetëm Sara, por seicili personazh shqipëtar ose jo ka veshur atë kostum letrarë, por dhe psikologjik që i shkonë përshtat dhe të bënë për vete dhe pse të shtynë dhe ta urresh. Është kjo një tjetër mjeshtri e autorit Ded. Kjo pjesë dhe pse në formë dhe me episode tregimesh në fakt të futë në psikologji dhe forcën e saj. A triumfon Psikologu dhe psikologjia? A triumfon Dinakrija, maska, mashtrimi, e liga, hipokrizia,…! Autori për të dhënë përgjigjen bënë një udhëtim të gjatë stilistik, parashtron një sëri skenarësh dhe situatash për të arritur tek komkluzionet. Pa hezitim them ka shumë të tilla në çdo episod. Unë po jap një definacion qe është dhe në fund të episodit të fundit:….Le ta marim si një shpërblim të… Po e lë enigmë për ta lexuar me kureshtje këtë pjesë të parë të librit. Kam fiksuar një thënie të Autorit, një thënie e tij në bashkëbisedimet tona që në episodet e para të pjesës së parë të librit: OSHO filozofi Indian herë pas here fuste barcaleta në mes tè filozofisë që të mos bëhej i mërzitshëm ndërsa unë me përsonazhet e ndihmoj psikologjinë të depërtoj tek lexuesi. Ja pra një tjetër risi e autorit. Ai është sa teorik, aq dhe praktik dhe analist. Ai të fut në botën e argumentave dhe pastaj të shtynë të mos mjaftosh vetëm me definacionet e konkluzionet e tij, port të nxjerrësh vetë shumë të tilla. Pjesa e dytë..?!!! Nuk I mungojnë këto pjesë librave te Dedës, mjeshtrit të psikologjise, psikologut dhe mjeshtrit të bashkëbisedimit. Me kë…? Sigurisht me ata që ai bashkëbisedon me kënaqesi të madhe, megjithëse ndonjëri mund të jetë I vështirë. Psikologu Ded në bashkëbisedim me…, dinë të futet në brendësi të botës së ndjenjave të seicilit pacient të tijë apo bashkëbiseduesi kureshtar, që donë të përfitoj nga magjia e intiligjencës, nga profesionalizmi dhe përvoja tejet e gjatë e autorit- bashkëbisedues! Nuk nguron të na japë këshilla, të bëj konsulencë, të ofroj zgjidhje për ato probleme që vërtet mundet t’ju japë , por as nuk ngurron të rekomandoj edhe bashkëbisedim dhe kontakte me specialist të fushave të tjera të mjekësis, apo sociale. Nuk është nga ata që thotë: Unë e di…. Bëni kështu…. unë jam I mbinatyrëshmi. Gjuha, stili e metodat që ai përdorë me bashkëbiseduesin ,( pacient ose jo ) që janë të larmishëme në përputhje me karakterin e situatën e me të cilat haste, bëjnë që pacienti të heq maskat, të shfaqet “ lakuriq ! duke ndihmuar kështu së tepërmi bashkëbiseduesit. Nuk është rastësi që në këto bashkëbisedime ( njëzetë e dy ) të përfshira në pjesën e dytë të librit, të gjesh jo në pakë raste dhe falenderime të bashkëbisedueseve me Ded Nikoll Lucën, autor të këtij libri. Libri që na ofrohet nga autori është psikologji, është letërsi, është i veçant e me vlera të jashtëzakonëshme. Të ndalosh në këtë libër të asimilosh atë do të thotë të përfitosh shumë në shumë plane. Suksese autorit dhe Juve lexues, lexim të këndëshëm! Me shpresë se ju kam stimuluar për ta lexuar jo thjesht për kurreshtje këtë dhuratë të çmuar!
Jahe FIDA studius dhe poet!

2018-02-15T13:38:50+00:00