Vallëzim me vdekjen

Autori : Vera Peci
Titulli : Vallëzim me vdekjen

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-33-3
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi: 200 kopje

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Peci, Vera
Vallëzim me vdekjen : kujtime / Vera Peci. –
Tiranë : Ada, 2016
64 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-33-3
1.Letërsia shqipe 2.Kujtime
821.18 -94

KORRIK 1996

Fletë këto të cilat ndoshta do ishte më mirë të mos shpaloseshin kurrë, po të liheshin heshtur aty në mendje, pasi për t’u harruar nuk mund të besoj se do pretendonte kush që unë të mund ta bëja.

Jam ulur dhe mbasi më kapi një mall i madh, një dhimbje, e një ndjesi ndoshta jo fort e zakontë, për ndodhitë e vështirësitë të cilat shpesh po na bëjnë të mos ndihemi mirë.

Kur shpesh rrugët e jetës duket sikur ngushtohen, mendja rikthehet në të kaluarën, ndoshta për tu ngushëlluar, ndoshta për të bashkuar e shtrënguar fort ato copëza që atëherë nuk dinim ti vlerësonim, e tashmë edhe me pika loti nëpër sy dëshiron ti shtrëngosh fort e ti ruash të ngjeshura në arkën e kujtimeve….

2018-02-28T17:20:18+00:00