Miku ynë Basir Bushkashi sot ka ditëlindjen. E ne i urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura. Në këtë ditë të bukur për të, shtëpia botuese “ADA” publikon edhe librin e tij më të fundit.

 

Titulli: ZJARRE DHE… FLLAD

Autor: Basir Bushkashi

Redaktor: Kujtim Stana

Recensent: Gegë Tusha

Kopertina: Agron Sejamini

Arti grafik: Artan Kurti

© Të gjitha të drejtat janë të autorit

 

ISBN: 978-9928-269-82-9

Tirazhi: 250 kopje

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

Bushkashi, Basir

Zjarre dhe… fllad : poezi / Basir Bushkashi ;

red. Kujtim Stana. – Tiranë : Ada, 2019

152 f. : me il. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-269-82-9

 

1.Letërsia shqipe             2.Poezia

 

821.18 -1​

 

 

NË FRESKINË

E SHKULMEVE TË BARDHA POETIKE

Disa mendime mbi vëllimin më të ri,

“Shkulmet e bardha…”, të poetit Basir Bushkashi

 

Nga Kujtim STANA

 

Dy fjalë fillimi

 

“Shkulmet e bardha…”, është libri i dymbëdhjetë

me poezi, i shkruar nga miku im prej gati pesë

dekadash, poeti lirik matjan e mbarëkombëtarë, Basir

Bushkashi.

Titulli mjaft domethënës, (edhe shkulme, edhe të

bardha), e joshin lexuesin duke i ngjallur dëshirën

ta marrë pa tjetër këtë libër në duart e tij, por

paralajmërimi se në të gjenden shkulme të krijimtarisë

poetike më pikante të autorit, është real.

E padiskutueshme. Ndër fletët e këtij vëllimi

elegant, plot finesë, ëmbëlson ajka e poezive, poleni

i luleve, apo lulet e luleve të pranverës, kulmet e

kulmeve të frymëzimit poetik.

Këto kulme duke u cilësuar të bardha, shpërfaqin

pastërtinë në shpirt, si dëbora e maleve tona epike, të

dashur si pëllumbat paqësorë, të vrullta si shkulmet e

dallgëve të detit të jetës.

U zhyta në këto shkulme poezish të këndshme,

duke përthithur kënaqësi shpirtërore dhe estetike.

Valëzimet e shkulmeve më kolovitën në muzikalitete

të larmishme nga stili, pa strofa, me dy-tre, katër e

gjer strofa tetëvargëshe, apo të miksuara.

U miklova mbi vargje të shkurtër tre e katërrrokësh,

gjer në ato mbi dymbëdhjetërrokësh.

Luajta mbi vargun e drejtë, të thyer e vertikal, derisa

u nanurisa në rima, asonanca dhe melodiozitetin e

brendshëm të tyre.

Së fundmi, e pashë veten të dehur në metafora

të magjishme, të rinuar mes fjalëve të reja të sjellura

mjeshtërisht në gjuhën tonë shqipe, e folur nga hyjnitë.

Tematika e poezive të Basir Bushkashit, është sa e

larmishme, aq edhe e gjërë, e thellë, e ndjeshme dhe

humane.

Shndrin dashuria, në krye, sigurisht, si kurorë

mbretëreshe e jetës, ndjenja sublime që krijon e dallon

njeriun. Këtë ndjenjë, poeti Bushkashi e shpreh aq

bukur artistikisht, sa çdo njeri do të ndihej i lumtur, i

gëzuar, i pezmatuar, klithmëtarë, i përhumbur, herëherë,

i dalldisur e i shqetësuar, si ai:

– Ndër vete ndjehesha si mbreti mbi mbret / për mua ti

ishe më i riu planet. (E mrekullueshmja).

– Për ty dhe yjet / i ulja mbi tokë. (Diçka e mjegullt)

– O, mbetsha i dehur / nga ti përgjithmonë! (Mbetsha

i dehur).

– Hutuar krejt / kam mbetur prej teje. (Udhëkryqe

shpirti).

– E nëpër mallgrindje / na rrokën magjitë.

(Mallgrindje).

– Ai trëndafil / që ti më fale / kuptohet është tharë / veç

malli për ty / ka mbetur i valë. (Ai trëndafil).

Zjarre dhe… fllad

Njerëzit e thjeshtë e të mirë, me zemër të madhe

e të pastër, janë më të rëndësishmit për Basirin dhe

nuk mund të mungojnë në poezinë e tij. Ata nuk e

kanë të shkruar në ballë se si janë, por sjellja, puna,

kontributi në shoqëri, dashuria që rrezatojnë vulosin

karaktere të thjeshtë, por gjithë mirësi:

– Kam njohur një burrë / njerëzor të rrallë / me brenga

të mëdha / me shpirt aq të bardhë. ( Kam njohur një

burrë).

– Me mirësinë në ballë / m`hedh në flladet e mallit. (Në

folenë e zemrave).

– Në zemrën time / klith një fëmijë / mbytur në lot /

n`krah t`nënës tij. (Klith një fëmijë).

– Dy fjalë për ty / s`u thanë në ekran / as në gazetë /

se koha është e mbushur me sharlatanë / me xhuxhë të

mjertë. (Lirim Dedës).

-Unë s`e kam njohur nënë Hatixhenë / më të bukurën

nga gjithë fshataret. (Nënës së poetit D. Agolli).

– Gazmuar puthi / Plisat me mall. (Nëna).

– Nëpër sofra zemre / çel si lulebore. (Vallja mirditore,

Ndue Dedës).

– Hidhej aq e lehtë / përdridhej si kulpër / nëpër dallgë

të valles. (Me një zogëz spanje).

-Ca të sulmuan me pordhë të mëdha / ho, ho, ho, e ha,

ha, ha…/ po era mbeti tek ata. (Veç Dritëro).

Natyra e ka mrekulluar gjithnjë Bushkashin, e ka

cytur të shprehë gjallërinë, këngëzimin, koloritin e

mjaltimin mahnitës të gjithësisë, duke e përshkruar

e përjetësuar atë, në vargje mbresëlënëse, ka marrë

prej saj lirizmin e vërtetë:

– Një fllad i lehtë / i ëmbël / fllad prilli / petalet puth /

gjithë drithërimë. (Fllad prilli).

– Kujdes / deti po fle / mos bëni zhurmë. (Dhe deti).

– Nusëron e ëndërrt / si në përrallë / argjendshpërndarë.

(Dëbora e parë).

– Kushedi se ç`dasmë / paska në qiell. (Vallëzojnë retë)

– Vajton nëpër xhame. (Era dimërore).

– Krahëshkruarit ëngjëllorë. (Pëllumbat).

– A thua i shëmbëlleva me një dallgë / a me një lis në

lisnim (Klithmë pulëbardhore)

– Si në valle pemët / me krahët e blertë. (Erë në

Sassuola).

– Harlisur lulet / dhe ajri i dehur / në dehësi. (Për ty, në

tre variante).

Rast i rrallë ky dhe në poezinë botërore.

Kujtojmë Pushkinin, Lasgushin tonë para çlirimit. Pas

çlirimit, Bushkashi, është i vetmi poet, që shprehet

tridimensional, me një zotësi të rrallë, në një poezi

aq të arrirë e që të vë në mendime për artin poetik.

Problematikat e realiteteve jetësore, nuk ka sesi

të mos e shqetësojnë poetin Bushkashi, ndaj ngre

zërin fuqishëm në shumë prej poezive duke goditur

pa mëshirë të keqen, padrejtësinë, zilinë e cinizmin,

që kaplon shpeshherë këtë vend, gjer në atë pikë sa

dhe e çmend:

– Pikëllohem / në shpirt / e zemra më dhëmb.. / se s’dua ta

them: / Eh, mjerë ky vend! / Ky vend të çmend. (Ky vend).

– Në sup të kohës / kokën mbështes / po s`ndihem i qetë

/ se koha mbushur / me kaq shtërngata / supet ka tretë.

(Në sup të kohës).

– E thellë nga varri / buçet revoltuar / për Lulët e vocërr

/ jetëpikëlluar. (Jo rrallë).

– Ku qelbet zilia / me avuj / kënetor. (Shpifaraku).

– Koha djallëzisht / mbarsur nga djajtë / pjell dështakë.

(Asgjë e paqtë).

– Në këtë kohë intrigash / e krimesh paanë / sinqeriteti /

aq ngushtë është zënë. (Sinqeriteti).

Uni dhe testamenti i poetit, spikat si një zë i

pjekur, e fjalëurtë, në të gjitha temat e trajtuara në

libër. Ai ngrihet mbi interesat e ngushta individuale,

mbi befasirat e çastit të kohës dhe ashtu atëror,

perspektiv e i ndriçuar, bëhet i përqafueshëm e i

besuar për çdo lexues. Këto porosi e amanete, zënë

një vend të rëndësishëm e kanë fuqi shprehëse e

depërtuese tek lexuesi me mesazhet e drejtpërdrejta

që transmetojnë:

– Zogu i kaltërt / i ëndrrave të mia / folenë e përhershme

/ e ka ngritur në qiell.. / Ëndrrat e brishta / të thinjura pa

fat. (Zogu i ëndrrave).

– Përthyer shpirti / përthyer vargjet / dhe vetë jeta /

keqas / përthyer. (Eh, të mundja) .

– Mos m`i shih thinjat../ po shihmë shpirtin / rinor / si

filiz. (Mos m`i shih thinjat).

– Kaq të mjaltuar / veten s`e kam ndjerë / e mos u

ngopsha / kurrë, asnjëherë, (Asnjëherë).

– Burri s`plaket kur vjen mosha / Burri plaket kur don

vetë. (Një fllad kënge).

– Me lule tek buzët / me valë tek sytë. (Dikë pres

përditë).

– Pse zogjtë s`pranojnë / të rrinë me mua? (Në

fëmijëri).

– Po jeta / si jeta / ka honet / e veta. (Kaq thellë).

– Mundohuni në shpirt mbillni lule / dhe jo ferra nëpër

jetë. (Në mbrëmjen e maturës).

– Në këtë botë / kur s`do t`jem më / e di / s`do kem më

zë / po nëpër vargje / shpirtin do lë. (Nëpër vargje).

– Por ndër rrebeshe, mbi të gjitha / kështjella e shpirtit

qëndroi e paepur…/ kush hyri brenda mbet i përjetshëm

/ kush mbeti jashtë, me kohë kish vdekur. (Kështjella e

shpirtit).

– Edhe kur fle / kokën / e mbaj lart / jastëk / mbi jastëk /

Në ardhtë / /vdekja / befas ndonjë natë / dhe në botën tjetër

/ do të iki / kryelartë (Dhe në botën tjetër).

– Na presin miq, dy metra vend / ku do të tretemi në

përjetësi. (Atje).

Libri “Shkulmet e bardha…” ashtu si dhe

njëmbëdhjetë vëllimet e tjera përpara tij, mbyllet me

shkrimet vlerësuese të krijimtarisë letrare të poetit

Basir Bushkashi nga njerëz të respektuar e të shquar

të fushës. Impresione e vlerësime të tilla janë bërë,

duke nisur që nga Shenjtori Dritëro Agolli, shkrimtarë

e specialistë të tjerë të mirënjohur apo ata që sapo e

kanë nisur udhën e gjatë të letërsisë e gjer te njeriu e

lexuesi më i thjeshtë, punëtor, bujk apo intelektual,

i ri, e re e të moshuar, brenda e jashtë Shqipërisë.

Poezitë e Basirit, u bënë këngë në festivale lokale e

kombëtare, u recituan në mbrëmje poetike e konkurse

letrare, në vendin tonë, në Maqedoni, Kosovë e Mal

të Zi, në diasporën e largët kudo ku ka shqiptarë.

Kur poeti Bushkashi botoi vëllimin me poezi të

zgjedhura “Mimozat e kujtimeve” pata dhënë një

vlersim të shkurtër e të koncentruar të vlerave të

tij, por në këtë shkrim dëshiroja të ndalesha sërish

më gjërë, në veçanti për disa cilësi të qenësishme të

vëllimit më të ri poetik “Shkulmet e bardha…”.

Poezitë në këtë libër janë ngjizur me një pjekuri

të arrirë artistike të autorit e shpërfaqen sikur të

shfletonim petale të një trëndafili gjigand, me nivel të

admirueshëm duke dëshmuar për një arritje e sukses

që pritej. Më lart kam dhënë disa nga mendimet e

mia, sipas tematikës që përfshijnë poezitë e këtij

vëllimi, por s`mund të mos theksoj se: Libri ka vlera

shumëplanëshe, si nga ana e kompozicionit, stilit,

tematikës që rrok, duke konsoliduar individualitetin

lirik të poetit, ku jo pa arsye, vlerësohet herë si

pasardhës i Naimit, herë si Lazgushi, herë si Esenini

matjan, herë si Agolli i Madh, po që, së fundmi,

mbetet vetë Basiri, poeti i dashur i popullit në gjirin

e të cilit u lind, u rrit e me poezinë e tij, dëshmon

se është prej kohësh, jo vetëm matjan, po shqiptar e

mbarëshqiptar.

Basiri në këtë vëllim, si edhe herë të tjera, na

tregon se është poet i merituar i vendit të tij, në

radhë të parë, por dhe internacional. Këtë e ndeshim

në poezitë e shkruara në Sassuola, në Romë të Italisë

fqinje, ku na sjell pasazhe të ngrohta, apo vargjet për

vajzën spanjolle, me ndërthurje të valleve dallgëzuese

kombëtare me ato të flamengos andaluziane.

Tjetër cilësi e poezisë së Basirit është, se merr

dimensione të gjëra duke u shtrirë në hapësirë e

kohë. Ajo vjen kozmogonike, duke rrokur qiejtë,

yjet, hënën, diellin etj, gjer tek të cilët zgjat dorën

e guxon dhe t`i ulë në tokë për hir të një ideali të

madh, që i buron nga zemra.

Një vlerë të veçantë i shtohet vëllimit nga prurjet

me fjalë të reja që sfumojnë shabllonet e tejpërdorura

të mjaft poetëve që vetquhen të tillë.

Të tilla fjalë janë të shumta dhe poeti i sjell me kaq

natyrshmëri e freski në librin “Shkulmet e bardha…”.

Ato janë mbiemra të përbërë, folje të prejardhura

nga fjalë, metafora, të gjitha të pa dëgjuara, apo

përdorura më parë në letërsinë shqipe. I qëmtova

me shumë gëzim e kureshtje ato, në poezitë e këtij

vëllimi e nuk mund t`i anashkaloj pa i përmendur:

“Hënofsh, hutar, argjendshpërndarë, farkëartë,

krenakreshpëruar, mallgrindje, lis në lisnim, i dehur

në dehësi, duke nazëruar etj.

Po i mbyll mendimet e mija për vëllimin më të ri

poetik të Basir Bushkashit “Shkulmet e bardha…”, se

me produktivitetin e cilësinë artistike që shpërfaq,

së afërmi do kemi një botim të një përmbledhjeje

tjetër me poezi të zgjedhura, duke zënë, vërtet, një

vend dinjitoz e të merituar në kolanat e poezisë

sonë mbarëkombëtare.

 mars 2018