Një libër interesant nën përgatitjen dhe përkthimin e Kujtim Agalliut vjen nën logon e shtëpisë botuese ADA

Titulli: Haiku- Kolibri që pushtoi botën

Përktheu dhe përgatiti pë botim: Kujtim Agalliu

Botimi i parë: 2023

 

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë Perkthyesit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2023

 

Në Japoni, në shekullin 15-të, lulëzoi një formë poetike e quajtur “renga”.

Renga ishte një poemë që e krijonin një grup poetësh kolektivisht. Anëtarët, njëri pas tjetrit, shtonin vargjet e 17 rrokjeve (5, 7 dhe 5 rrokje) me 14 të tjerat (7 dhe 7), gjersa e kompletonin poemën përgjithësisht me 100 vargje.

Renga ishte një poemë madhështore letrare klasike.

Anëtarëve, tradicionalisht, u kërkohej të paraqitnin vargjet e tyre, duke vazhduar ndërhyrjen estetike dhe duke cituar  vargjet shtesë.

Në shekullin e 16-të, në vend të renga, u krijua haikai – poezi humoristike – që u bë popullore. Poetët e haikai përdorën lojërat e fjalëve dhe i përpunuan elementët më të mira të jetës së përditshme që renga nuk i kishte parë të nevojshme.

Strofa e parë e renga dhe haikai është quajtur “hokku”. Poetët e haikai nganjëherë i paraqitnin hokkut e tyre si poezi të pavarura. Ato ishin origjina e haikut.