… Libri i tretë i Vera Lo, nuk është as roman e as novelë. Personazhet e saj janë Trinia e Shenjtë. Janë psalmet dhe librat e profetëve ku i jep përgjigje dy personazheve realë që u ka ndryshuar emrat sipas kërkesës  së tyre…

 

Këshillat e Perëndishme

Autore: Vera Ndokaj Lorja

Redaktor: Rozalb Tuka

 

 

Botimi i parë: 2024

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2024

 

CIP Katalogimi nė botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

Kėshillat e Perėndishme / Vera Ndokaj Lorja ; red. Rozalb Tuka. – Tiranė : Ada, 2024.

60 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-00-7

1.Feja kristiane 2.Lutje (Fe)

 

 

 

Parathënia

 

Tek libri i tretë i  autores Vera Lo, rrjellat e situatat e ndryshme të jetës së saj private janë të udhëhequra nga Shpirti i Shenjtë i Perëndisë. Unë si redaktor i këtij libri po e filloj parathënien me një lutje për motrën në Krisht Vera Ndokaj Lorja.

Perëndia im lufto kundër të gjithë atyre që luftojnë kundër motër Vera Lo, lufto kundër të gjithë atyre që e luftojnë.

O Perëndia im i gjallë, mundi ata që e urrejnë Vera Lo.

Merr mburojën dhe armët e tua dhe ngrihu në favorin e saj.

Sot, sot është koha o At që Zjarri i Shpirtit të Shenjtë t’a mbushë motër Veren nga shputa e këmbëve e deri në gjoksin tënd, që edhe rrobat e kësaj motre, ashtu si shndrisin rrobat e Jezu Krishtit, ashtu sot e në të ardhmen të bëhet dritë edhe Vera Ndokaj Lorja.

Jepi o Zot forcën që i duhet kësaj motre për të fituar cdo betejë. Jeto i plotë në këtë motër, që gjithmonë që të paraqiten në emrin tënd pushtetet e errësires t’i nënshtrohen dhe binden kësaj motre.

Faleminderit ATI im, Mbreti i ushtrisë së gjallë. Faleminderit për besnikërinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj motër Vera Ndokaj Lorja, të adhuroj, Ti e meriton lavdinë dhe fuqinë.

Gjunjët e Vera Lo përulen para teje, prandaj, askush dhe asnjë tjetër nuk mund t’i përulë.Ti je Krijuesi, Ti je Zoti, Ti je Shpëtimtari ynë.

Libri i tretë i Vera Lo, nuk është as roman e as novelë. Personazhet e saj janë Trinia e Shenjtë. Janë psalmet dhe librat e profetëve ku i jep përgjigje dy personazheve realë që u ka ndryshuar emrat sipas kërkesës  së tyre.   Djalli bën gjithçka vetëm e vetëm që të mos zbulohet.

Ai ka pak fjalë, sepse i kërkon të gjitha mënyrat për ta shkurajuar të sëmurin dhe ekzorcisten.

Duhet të themi gjithashtu se nuk ekzistojnë dy raste të njëjta. Sjellja e të keqit është aq e ndryshme, sa edhe e paimagjinueshme. Për këto që po shkruaj i referohem vetëm disa aspekteve të sjelljes që hasen shpesh.

Zoti ka dhuruar për Vera Ndokaj Lorja  një pushtet aq të madh mbi djajtë saqë sot nuk ua ka frikën më shumë se milingonave. Ata janë aq burracakë, saqë kur e shohin veten të nënçmuar, e humbasin kurajën. Nuk ngrihen kundër askujt, me përjashtim të atyre që i shohin se dorëzohen lehtësisht, ose kur Zoti i lejon që luftërat dhe përndjekjet e tyre t’u japin ndonjë të mirë më të madhe shpirtërore shërbëtorëve të vet.

I pëlqeftë Madhërisë së Tij që të druajmë vetëm atë çfarë është për t’u druajtur, duke u bindur që mund të pësojmë dëm më të madh nga vetëm një mëkat i rëndë sesa nga krejt ferri; gjë që është shumë e vërtetë.

Një ditë motër Vera më bëri këtë pyetje: —  Dëgjo vëlla Rozalb  se çfarë të them?

— A e dini se kur na frikësojnë djajtë?

Na frikësojnë atëherë kur ne i kërkojmë, me krejt fuqinë tonë nderimet, qejfet dhe pasuritë e kësaj bote. Atëherë, duke dashur dhe duke kërkuar ato gjëra që duhet t’i urrejmë, u lëshojmë atyre në dorë armët me të cilat do të duhej të mbroheshim dhe u mundësojmë që të na luftojnë me paragjykimin tonë të pafund. Është me të vërtetë për të ardhur keq. Por, mjafton vetëm një përqafim i kryqit me gjithë zemër, duke përbuzur çdo gjë për dashuri të Hyjit, që djalli të ikë nga këto veprime më shpejt se sa  ikim ne nga murtaja. Djalli është dashamir i gënjeshtrës, e për më tepër vetë gënjeshtra, djalli nuk pajtohet kurrë me njeriun që ecën në rrugën e së vërtetës. Mirëpo, kur e sheh se arsyeja turbullohet, ai bën më të mirën e vet që t’a errësojë plotësisht atë. Dhe kur e sheh se dikush është aq i verbër saqë t’a vendosë kënaqësinë e vet në gjëra të kota (aq të kota saqë këto gjëra të botës bëhen si lojëra fëmijësh), bindet se ka të bëjë me një fëmijë, e trajton si të tillë dhe kënaqet duke e zotëruar një herë e më shumë.

Hyjit i pëlqeftë që Vera Ndokaj Lorja  të mos jetë një prej tyre, por e ruajtur nga hiri, të konsideroj pushim çfarë është pushim, nder çfarë është nder, kënaqësi çfarë është kënaqësi, e jo të kundërtën.Kështu dhe vetëm kështu motër Vera  nuk mendon  më për djajtë, pasi ata do të ja kenë frikën Verës.  A thua se nuk e dimë se djajtë nuk munden as të lëvizin pa lejen e Hyjit? Çfarë janë pra këto frikësime të kota?

Vera Lo thotë se para se të zbulohet, djalli shkakton shqetësime fizike dhe psikike, për të cilat njeriu i goditur mjekohet te mjeku, pa dyshuar askush në origjinën e vërtetë të së keqes. Disa herë mjekët i trajtojnë dhe i mjekojnë për një kohë shumë të gjatë shqetësimet, duke provuar barna të ndryshme, të cilat dalin gjithmonë të papërshtatshme. Për këtë arsye, i sëmuri i ndërron shpesh mjekët, duke u ankuar se mjekët nuk dinë ta gjejnë sëmundjen e tij. Shumë më i vështirë është shërimi i të sëmurëve psikikë; shumë herë specialistët nuk gjejnë dot asgjë (kjo ndodh shpesh edhe për sëmundjet fizike),  dhe njeriu duket në sy të familjarëve si i «fiksuar».

Një prej kryqeve më të rënda të këtyre <<të këqijave» është se askush nuk i kupton, as nuk iu beson këtyre njerëzve. Pothuajse gjithmonë ndodh që, herët a vonë, pasi që kanë trokitur më kot në dyert e mjekësisë zyrtare, këta njerëz të kërkojnë ndihmë te shëruesit, ose edhe më keq, te magjistarët e shortarët. Kështu e keqja rritet.

Normalisht, ai që i drejtohet ekzorcistit, sipas udhëzimit të ndonjë të njohuri  tashmë ka kaluar nëpër duart e shumë mjekëve, duke humbur krejt besimin dhe në të shumtën e rasteve tashmë ka shkuar edhe te magjistarët ose te të ngjashmit e tyre. Mungesa e besimit, ose vetëm fakti që nuk janë praktikues të fesë, që i shtohet mangësive të mëdha dhe të pa- arsyetueshme kishtare në këtë fushë, të bëjnë t’a kuptosh një sjellje të tillë. Në morinë e rasteve të tilla, kemi edhe ndonjë rast tepër fatlum në të cilin i sëmuri e di se ekziston edhe ekzorcisti shërbëtor dhe vegël në duart e Krishtit.

 

(Parathënia e librit shkruar nga Rozalb Tuka,

shërbëtor i Krishtit, emigrant në Itali)