Titulli i librit: “Duhet të më harrosh”

roman

 

Autori: Bedri Alimehmeti

 

balimehmeti2006@yahoo.it

 

 

Redaktor: Petrit Malushi

 

Korektor letrar: Çelik Petriti

 

Botimi i parë: 2022

 

ISBN: 978-9928-362-82-7

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti pë botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, nëntor 2021

 

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Alimehmeti, Bedri

Duhet të më harrosh : roman /

Bedri Alimehmeti ; red. Petrit Malushi.

– Tiranë : Ada, 2022

100 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-82-7

1.Letërsia shqipe         2.Romane

821.81 -31

 

Duhet, apo s’duhet të më harrosh?!

 

 

E kam ndjekur dhe përjetuar krijimtarinë e Bedri Alimehmetit në të gjithë plotërinë e saj, që nga shkrimet e thjeshta nëpër gazetat sportive, deri te mnografitë e plota për personalitete të spikatura në sporte të ndryshme, bie fjala si ajo për figurën emblematike të futbollit shqiptar Skënder Halili, që nga publicistika historike me temën e rinisë së kryeqytetit dhe ndërlidhjet e saj me  rininë e qyteteve të tjera (veçanërisht me atë të Durrësit); deri në zhbirimet e thella në Histori, duke na sjellë (madje në mënyrë autentike) rrëfenja nga kontuiteti shpirtëror, nga tradicionaliteti dhe nga evoluimi i jetës tiranase, krahas evoluimit të këtij qytetit gjatë periudhës së vet si kryeqytet dhe sa e sa aspekte të tilla të përcjella me shkrime, apo të treguara me gojë prej autorit gjatë viteve që njihemi personalisht me të.

Dhe, si rrjedhojë e gjithë këtyre, me shaka unë  Bedri Alimehmetin e quaj Evliha Çelebia i Tiranës. (Them me shaka, duke marrë parasysh se për mua shakatë janë, jo gjysma, po dyfishi i së vërtetës).

Ndërsa romani i tanishëm “Duhet të më harrosh”, përcjellë me një stil alla Cvajkian, futet thellë në intimitete, deri edhe në “dhomat e gjumit”, po të shpreheshim me shaka. (Veçse kësaj radhe duke e marrë shakanë si gjysma e së vërtetës).

Më tej s’kam ç’të them: Le t’përjetojë vetë lexuesi gjatë leximit, pa I sugjeruar receta paraprake.

 

Tiranë, nëntor 2022       Çelik Petriti