Këtë fundjavë një libër i ri te botimet ADA

Titulli:Kushtrimi i Arianës

Autorët: Ariana Milo, Ded Luca

Redaktore: Gjyste Dajani

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kushtrimi i Arianes/ Ariana Milo/ Ded Luca ;

red. Gjyste Dajani.

– Tiranë : Ada, 2022

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-00-0

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie

 

 

Kësaj radhë kemi një bashkëpunim  të suksesëshëm të dy autorëve. Biles do të thoja, e tre autorëve, Ariana Milo, Ded Luca dhe i madhi Zot.

Autori Ded Nikoll Luca, me psedonimin letrar ‘Deniluja’ ka botuar mbi shtatëdhjet libra, si romane, tregime, poezi, novela, epigrame,si dhe libra psikologjik dhe parapsikologjik. Ky libër i fundit, që nuk shpresoj të jetë i fundit ,ndryshon nga librat e tjerë.

Ndryshon sepse ashtu sic shprehet edhe Deniluja, në pamje të parë të duket se i kushtohet studiuses dhe simbolistes Arianna Milo, në fakt të dy janë bashkpuntorë, me lejen e saj , Deda ka marrë shkrimet e Arianes dhe i ka kthyer në vargje.

Diku kam lexuar se realiteti është një zhurmë, të cilën arti duhet të dijë t’a kthejë në harmoni… Deda dhe Ariana ja kanë arritur, sepse kanë rrëzuar propoganden, dhe janë mbështetur tek informacioni. Një letërsi e mbështetur në propogandë është e destinuar të vdesë. Për fat të mirë, as Deda dhe as Ariana nuk merren me propoganden, të dy këta autor i kushtojnë rendēsi informacionit.

Kur pushteti korrupton, poezia purifikon shpirtin e njeriut…

Prej një vepre artistike e cilado gjinie qoftë, qytetari bëhet artdashës, sepse përball saj ndjen siguri, njeh të bukurën në jetë dhe e dëshiron ta ketë brenda shpirtit të tij, duke arritur me mendësi e ndjesi të dalloj pjesën e mirë dhe të keqe të shoqërisë, apo dhe të vet pushtetit që sundon.

Në tē gjitha poemat jepet informacioni i studiuses Ariana, se kush jemi, dhe nga vijmë !?

Për të mirën e shqiptarisë,  në brendësi të shpirtit të simbolistes Ariana dhe poetit Ded  Luca  është ndjerë dhe arti i imponimit.

Të imponohesh është e drejtë dhe detyrë, sepse në këtë mënyrë arrin qëllimin dhe krijon rrethana të përshtatshme për zhvillim. Mos të harrojmë se Linkolni, ka mundur të zbatojë bashkimin e Amerikës nëpërmjet artit të imponimit në momentet më të përshtatshme. Ky art mendoj se ka shërbyer dhe shërben në vazhdimësi për artistët duke u përballur me të keqen e duke zbuluar të vërtetën mbi të cilën, për qëllime të caktuara sundimi hidhen hije.

Arti është një nga kushtet e jetës njerëzore, ndërmjet njerëzve.

Çdo gjë kalon, vetëm arti i shëndoshë është i përjetshëm.

 

Delina Kreka, poete, nga Korça.