… Një tjetë libër me poezi ku përshkruhet mallin për vendlindjen e vet e cila gjithnjë po bëhet më e vogël, ndërsa malli i poetit gjithnjë e më i madh…

 

Titulli: Atdheu im i vogël, Beras – Poezi

Autor: Stiljan Belishta

Korrektor: R. Lushi

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Belishta, Stiljan

Atdheu im i vogël, Beras : poezi /

Stiljan Belishta ;

– Tiranë : Ada, 2024.

100 f. ; 21 cm

ISBN: 978-9928-823-10-6

1.Letërsia shqipe       2.Poezia

821.18 -1

 

“Atdheut tim të vogël, Beras” – Nga Stiljan Belishta

Tashmë në treg gjendet edhe libri me poezi dhe elegji, i poetit Stiljan Belishta, i titulluar “Atdheut tim të vogël, Beras”, pjesë e krahinës së Gorës, ku përshkruan mallin për vendlindjen e vet e cila gjithnjë po bëhet më e vogël, ndërsa malli i poetit gjithnjë e më i madh. Në librin poetik ai përshkruan me nostalgji të shkuarën, kur vendlindja e tij kishte një bukuri të vecantë rrethuar nga një peisazh mahnitës, të cilat poeti Belishta i sjell me mjeshtëri dhe ngarkesë emocionale të veçantë, gjithashtu përshkruan edhe të tashmen e vendlindjes e cila sot gjendet mes një trishtimi të madh, sepse të rinjtë janë larguar, shtëpitë po shemben dhe vendi po braktiset. Trishtimin e tij e sjell me këto vargje:

 

Avllitë të rëna, hardhia qan,

Korbi këndon dhe qyqja vajton,

Asgjë s’më ka mbetur këtu në vatan,

Veç kumbullës së egër dhe bufit qyqar!

 

Te libri i tij poetik, te çdo poezi në vetëvete, gjen mallin e sinqertë e të pashkruar më parë me kaq dhimbje, ku tregohet realiteti i hidhur i braktisjes së tyre nga të rinjtë. Poeti duket sikur na thotë: Ja si ndodhi ikja e madhe:

 

Si fillim, nga fshati ikën të rinjtë,

Pastaj u larguan edhe burrat e trishtuar

Pastaj ikën pleq, gra e plaka,

Veç zogjtë dëgjoje duke kënduar!

Të lumtur ishin vetëm zogjtë, – kërkon të na thotë poeti, – sepse ata vijonin të jetonin në shtëpitë e tyre (foletë), atje ku i kishin patur edhe më parë. Kjo e vërtetë e hidhur e bën poetin të shprehet me zemërim sepse mund të mos kishte ndodhur kështu po të ishin kujdesur më shumë për fëmijët dhe të rriturit, të cilët rrezikuan të mbeten pa shkollë. Ja si e sjell, poeti Belishta këtë realitet:

 

Më fshikulloi një degë shelgu,

Kur po zbrisja poshtë në lumë.

Sikur më tha: “Shko në shkollë”,

Se do të  mbetesh “shelg” si unë!

 

Ketë realitet, Belishta e sjell edhe nëpërmjet një mënyre tjetër, ku edhe “gjembat” këshillojnë fëmijët të mos e braktisin shkollën:

 

Desha të merrja ca manaferra,

Gjembat ma gërvishtën dorën,

Sikur më flisnin me inat …

Pse e braktise shkollën?!

 

Vendi u braktis dhe vijon të braktiset, të gjithë janë duke ikur. Po për ku vallë? Për një ëndërr më të mirë! Po a u gjet kjo ëndërr ndonjëherë kur edhe varret nuk i kanë më në atdheun e tyre. Belishta shkruan: “Asgjë nuk më ka mbetur në vatan”:

 

Avllitë të rëna, hardhia qan, 

Korbi këndon dhe qyqja vajton, 

Asgjë s’më ka mbetur këtu në vatan, 

Veç kumbullës së egër dhe bufit qyqar!

Tashmë pas kaq vitesh kurbeti as i mirënjohuri Bato nuk është më, të cilit i dëgjohej zëri në çdo mëhallë, herë kritikonte, herë shante dhe herë lavdëronte njerëzit e fashatit, prej këtij njeriu bashkëfshatarët e tij herë zemëroheshin, herë qeshnin me të madhe, por sot edhe ai ka ikur dhe të gjthë i ka marrë malli për të:  Poezia e Belishtës thotë:

As Batua s’është më të bërtasë në mëhallë,

As Aliu s’është më të dredhi cigarë,

As Memeja ajo plakë e mirë,

As Refikua që të thërriste: “eja o bir!”

 

Tashmë në fshat ka humbur edhe kënga edhe dollia. Dasmat  janë të ralla,  nuset  nuk  vijnë më në fshatra të braktisura me dy -tre shtëpi, ku gjithçka  ndihet  e  trishtuar dhe padashje nis e loton. Këtë panoramë na sjell poezia e mëposhtme:

 

Lëre bir të kaloj retë,

Të bëjë shqiponja foletë,

Të ngelet mbi fshat nishan,

Mjerë fshatrat se ç’u shuan!

 

Se humbi fshati dhe tradita,

Humbi sofra dhe mikpritja,

Humbi kënga dhe dollia,

Atje te fshatrat e mia…

 

Tashmë edhe diçka për poetin: Stiljan Belishta u lind 15 janar 1991 në fshatin Beras, Bashkia Maliq. Shkollën 8 vjeçare e ka kryer po në vendlindje, ndërsa studimet e larta i ka kryer në universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Ka përfunduar studimet për shkenca ekonomike dhe ka shërbyer 4 vjet nga 2012-2016 si antar në Senatin Akademik të univ. “Fan S Noli”. Më pas ka mbajtur disa detyra në bashkinë Maliq; 2016-2017 – Shef i zyrës së Apelimit të Gjobave; 2017-2019 – drejtor i Marëdhënieve me Publikun; 2019-2021 – Këshilltar i kryetarit të bashkisë Maliq; 2021 – në vazhdim – drejtor i emergjencave civile. Nga 2023 e në vazhdim – Ambasador për Shqipërinë në, Organizata Boterore e Ambasadoreve. (World Organization of Ambasadorss)

 

Tashmë po ju lëmë të lexoni të qetë poezinë e poetit Stiljan Belishta i cili di të sjellë përmes vargjeve realitete të vërteta që nuk mund të harrohen kurrë.