Në këtë fundviti nën logon e shtëpisë botuese”ADA” vjen një tjetër libër interesant i një autori po kaq interesant

 

Titulli i librit: Bibla e milingonave

Autor: Petrit Sulaj

Redaktore: Lida Lazaj

 

Botues: Roland  Lushi

 

Kopertina: Grafika ADA

Formati: 14 X 20

 

ISBN: 978-9928-326-49-2

 

SHTYPUR NË SHTYPSHKRONJËN E SHTËPISË BOTUESE “ADA”

 

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2020

 

TË GJITHË LIBRAT QË BOTOHEN TE SHTËPIA BOTUESE  “ADA” GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TIRANË

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Sulaj, Petrit

Bibla e milingonave : poezi /

Petrit Sulaj ; red. Lida Lazaj.

– Tiranë : Ada, 2020

120 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-49-2

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

 

Poezia e Petrit Sulaj është fluturim i bukur, i harmonishëm e i ekuilibruar honeve të pafundësisë, i cili premton zbulimin e mistereve kyçur qiejve metaforikë. Flatrat e kësaj poezie i bëjnë vënd lexuesit, e mbartin me dashamirësi e shpirtmadhësi gjatë gjithë trajektores së fluturimit. Kthesat befasuese, ngjitjet e rrufeshme, tatëpjetat marramendëse japin drithërima, asnjëhere frikë. Poezia përshkohet nga një sens kërkimi ngjarjesh, sentimentesh, emocionesh të jetuara intensivisht, transformuar në nostalgji rrjedhës së jetës.  Në pëhurën e këtij vizioni poetik, fluturojnë e pushojnë imazhe e sfumatura të papërsëritëshme. Dashuria dominon krejt kuadrin: pasi ngjizet në abstraksionin e fantazisë vijon udhën pa u ndalur, në kërkim të materjes së privilegjuar; trupit e shpirtit fatbardhë e pasi maturohet aty, transformohet në përjetësi.

 

Margerita Leka