“Mbas botimit të disa librave të tjerë me poezi, romane, proza për të rritur dhe fëmijë, në dy gjuhët italisht- shqip, Lumturia kësaj radhe boton për lexuesit librin e tetëmbëdhjetë, me poezi ” BOTA E NJE FEMRE”.
Titulli: Bota e një femre
Autore: Lumturi Plaku
Botimi i parë: 2020
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2020
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Plaku, Lumturi
Bota e një femre : poezi / Lumturi Plaku.
– Tiranë ; Ada, 2020
104 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-39-3
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
PARATHËNIE
Është e vështirë të përdorësh të njejtën mënyrë leximi në poezitë e një poeteshe si Lumturi Plaku. Them kështu pasi poezia e saj, si barometër ndjeshmërish, i përgjigjet në të gjitha rrastet dimrave dhe çdo stine tjetër kohore të saj, duke imponuar dhe ty të ndryshosh tonalitetin. Karakter i shqetësuar dhe në lëvizje antikonformizmi dhe një shpirt i deklaruar ribel, ku vargu dhe poetesha, duken se tashmë kanë gjetur njera tjetrin. Edhe se kam shkruar disa herë për poesitë e kësaj autorje, përsëri them se nuk i kam thënë të tëra dhe nuk mund ti them dot as në të ardhmen. Dhe jo më kot…. Kush e njeh këtë grua e kupton se impulsiviteti dhe gjallëria e sajë katakteristike e kanë burimin në ca zjarre të vegjël, që s’i ka lën të shuhen e ato, ndizen e fiken herë pas here në botën e sajë shpirtërore.
E quajta më lartë autore, sepse Lumturia është autore e shtatëmbëdhjet librave me poesi, në prozë, disa prej tyre dy gjuhëshe italisht e shqip dhe autore e dy romaneve të rëndësishëm “Kronikë e Dënimit me Vdekje” shkruar në dy gjuhë italisht dhe shqip e që në Itali, menjëherë sapo doli nga botimi, u vlerësua me një çmim special, prej komisionit të gazetarëve dhe kritikve të konkursit” Uniti për Legalita”. Po ashtu, në fillim të shkurtit doli nga botimi Volumi i parë i Romanit tjetër voluminoz, “Rrugët e Mjerimit”.
Ky libër, që shpejt do jetë në duart e lexuesit, i titulluar “BOTA E NJË FEMRE”, nuk ka vetëm vlera të mëdha artistike, por dhe aftësinë e madhe për të na prezantuar pamjen thelbësore të botës njerëzore. Pjesa më e madhe e poezive të këtij libri përbëhet nga lirika dashurore, siç pohojnë vargjet; “Unë do ti shkruaj dashurisë, se s’jam fukaresh me shpirt, siç je ti”.
Mjafton të lexosh vargje të tilla që të bindesh për individualitetin dhe forcën e ligjërimit të kësaj autorje, që shkruan dhe militon prej shumë vitesh në Italinë fqinje. Me dëshirën që të komunikoj sa më thjeshtë me lexuesin autorja përdor një stil të qartë narrativ; të ngrohtë dhe të rrjedhshëm. Me një përkudesje të dukshme edhe në sfondin social, ajo e vesh vargun me figura sa më të bukura dhe konkrete…
Ishte dimër i egër e plotë tufan, ose… Qielli i rinisë me të zeza veshur … Mos më thoni të çmëndur, pse s’merrem me veten, ose… Atë ditë bashkë me ty, takova buzëqeshjen më të bukur
Duke folur në heshtje me vargjet e ndjer të këtij libri, nuk e di pse më vjen në mëndje Spinoza, i cili natyrën e karakterizon si shëmbëlltyrë të vetvetes. E pra, edhe natyra e Lumturisë, duke qënë ekzistencë e një bote të trazuar, në lëvizje e ndeshje të përherëshme, do gatuhej në vetvete me forcën e qëndresës. Kohë të vështira, gatuajn njerëz të fortë. Ndoshta ka qënë kjo arsyeja që kjo grua të flakte tej mantelin delikat të gruas së ndrojtur tradicionale e të ndeshet si spartane, ball për ball me ligësitë e të shëmtuarën që prej kohëve të diktaturës.
Depërtimi në brëndësi të këtij libri, ta vështirëson të ndjehesh vetëm lexues. Edhe këtu Lumturia të kujton Tomas Elioton, se mënyra e vetme për të shprehur emocionet në një vepër, është gjetja e një bashkëlidhje objektive. Në çdo cikël poetik të këtij libri, ideja e prekjes dhe shkrirjes me dramën e padukshme në objektin poeti, është e qartë dhe e theksuar shumë bukur. Këto lloj poezish mbajn në vetevte pohime të sinqerta, që me tingujt e tyre, frymëzojnë ata, që din të ëndërrojnë bukur. E provon këtë ndjesi tek poezia “Qeshja e saj”, Qeshja e sajë, shëronte ethet, e plotë ethe kishte shëruar, prekte në lakuriqësi, në flokë, në asht, në palcë … e i ndizte dëshirën, kujdojt që ishte pranë…
Apo poesia, “E DUA DASHURINË” Në krahëror s’kam një copë gur, kam zemrën, që rreh, e s’e lë t’më vuaj, kush s’e njef dashurinë s’di ta shijoj e as di ta doj, ashtu si unë e dua.
Duke qënë në një moshë që nuk pretendon dashuri, Lumturia këshillon si duhet të jetë dashuria; pa interese, e pastër, të jetë e vlerësuar dhe e kërkuar. Ja poezia, KËRKOMË …
Në më do ashtu si unë të dua, kërkom … e mos prit, që sapo ti të hapësh gojën, unë të vrapoj, të të hidhem në krahëror… Unë dua, të jem e dëshiruara, e rralla e pa arritura të të bëhem ëndërr, apo magji, të të shof që më kërkon i hutuar, si një çudi sikur kërkon diellin, brënda në zemër të natës, e hënën e zbehtë, ngjyrë verdhë, në mes të ditës.
Duke qënë një autore me një receptor të ndjeshëm social dhe me një vështrim të thellë, ajo nuk kënaqet vetëm me fotografinë e zbehtë të çasteve dhe objekteve poetike, përkundrazi ajo kërkon të ndalet e ti shpirtëzoj ato. Më e dukshme kjo gjë është tek poezia “MOS ME THUAJ” …Une prisja të zbriste një pullumb i bardhë, ti jepja ëndrrat, qiellit t’mi hapte, ishte pullumb paqje, rrugës e vranë, ëndrrat i mbyta, se ishinin rrezik vdekje.
Në poezinë tjetër “Mikja ime”, evidentimi unik poetik i autores, kryhet hap mbas hapi, jo me deklarata boshe, por nëpërmjet përshfaqjes së elementeve, që e përbëjnë atë. Ajo të bën për vete me natyrshmërinë e komunikimit. E thjeshtë dhe pa ndërlikime, gjuha e sajë arrin të vendos ura lidhëse në çdo objekt, qofshin këto edhe jo frymore. Shëmbull domethënës është poezia “Gjethja”, ku nëpërmjet simbolikës së gjetur autorja hedh paralel në eter, ngjashmërinë e jetës njerëzore dhe asaj të një gjethje të zakonshme të një peme.
Aq bukur si di të komunikoj me njeriun, ajo komunikon edhe me gurin e rrugës, me pemën e vjeshtës, me detin, me zemrëne tokës…Ajo kthehet e mjaft bukur e ëmbël, bisedon edhe me botën e fëmijërisë. Ky është shkaku që në proçedurën e ligjërimit poetik, këto objeke marrin një vlerë të veçantë plotësuese.
Poezitë e Lumturisë janë në kërkim të përhershëm të ngjarjeve subjektive sociale. Me një spektër të gjërë, fokusit vështrimor të sajë, nuk i shpëton asgjë, duke filluar që nga jeta e vështirë e emigrimit, përpjekjet në jetën e përditëshme, malli për vedin, shqetësimet për popullin e saj, për gruan e keq trajtuar e të pa respektuar e mbi të gjitha, ruajtja e dinjitetit në vend të huaj.
Shqetësimin si në klithje, apo me dridhje ethesh të autores, na e shpreh tek vargjet, kur ajo ndjen dhimbjen e provokuar prej dikujt, që i përbuz, që nuk pranon të flasi e s’trashëgon gjuhën nënë. Sa dhëmb tthirrja e sajë tek poezia “OH Ç’DËGJOVA!”
Desha lartë të ngreja duart e të thoshja:”Oh mor Zot!”,
por i ula e me nerva, mbërtheva flokët në kokë, “Oh moj Shqipëri e mjerë, gjuhën kush po ta përdhos, bijt e tu si hunjt e gardhit, që kanë ikur nëpër botë.
Mos më quani të çmēndur, pse i flas vetes e tund kokën,
po më vrasin gjuhë e vënd, ca vesh gjat, që kanë marr botën.
Duke e pasur të shenjtë dinjitetin, autorja nuk ja përton asnjerit prej tyre, që tentojnë t’ja cënojnë. Në këto lloj poezish, gjuha e saj ndryshon formën e të shprehurit. Bëhet më e ashpër, alegorike, goditëse. Kjo lloj arme reaguese, që vihet në dispozicion të autores, evidentojnë elekuencën poetike. Është një veti që jo të gjithë e kanë dhe që Lumturia, me kalimin e kohës e ka pasuruar mjaft.
Në përfundom do të thoja se poezia e kesaj poeteshe të angazhuar me kohën, është në realitet një lloj autoportreti i botës së pasur shpirtërore e me horizont të madh, që ajo ka.
Poet, Agim Bajrami