Java nis te Botimet ADA me librin e saj më të fundit

Titulli: Ditë e re

Autori: Gazmend Kishta

Redaktor: Niku Ramollari

Korrektore: Albana

Recent: Sokol Jeshili

Kopertina: Egla Kishta

 

Botimi i parë: 2023

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë  autorit

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kishta, Gazmend

Ditë e re : poezi / Gazmend

Kishta ; red. Niku Ramollari.

– Tiranë : Ada, 2023

76 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-14-7

1.Letërsia shqipe  2.Poezia

821.18 -1

 

PARATHËNIE

 

Ky vëllim poetik, qysh në titullin e poezisë së parë, duket se e ka ndarë qëllimin e mirë me ty si lexues: le të jemi bashkë. Ndonëse vargjet nën titullimin “Vetminë s’e dua”, kanë gjetur motiv për të udhëtuar me metafora dhe krahasime në objekte të treta, të prekshme, ajo që janë në gjendje të stimulojnë te ti si lexues, bëhet aty për aty shpirtërore dhe i ngjet një ftese për të qëndruar bashkë, për t’u qasur shpirtrash. Natyrshëm, nëse u bindesh atyre dhe përvijon prekjen e fletëve në shfletim, gjendesh i përfshirë brenda një emocioni krahëlehtë: si flutur. Në ritmin e rregullt të vargjeve dhe ëmbëlsinë e rimës, edhe pasi e ke tejkaluar poezinë “Ëndërrime”, je gati të ndihesh si ëndërrimtar i zënë rob nga vargu që të përket edhe ty, teksa në hartën e librit has në “vende” që i ke shkelur. Do të ballafaqohesh me vargjet për nënën dhe do të të kujtohet shija e byrekut të bërë nga duart e saj; do të të rrjedhin lot për babanë dhe loti yt, do t’i ngjajë një pike vese, që mbush një oqean kujtimesh. Do të gjesh në këtë libër vajzën me sytë e bukur, e cila i paskësh si ajo që të ka mbetur në mendje dikur, diku! Dhe do përjetosh dehje si ajo e vargjeve: “Si kaçurrelat e tua nga supet, verën e kuqe rrëkëllej… Hyj mes faqesh puhizë ere, dehur kaçurrelash vere”. Do të gjesh këtu gjuhën e fabulës, efektin magjik të rrezeve të agimeve, lutjet dhe dashuritë, mall emigranti dhe do ngjitesh yjeve – mes tyre, për të parë ç’të mundësojnë lartësitë.

Me një arkitekturë elegante, me kufij që njohin limite dhe nuk synojnë tepri, me metafora të këndshme, që i qëndrojnë pranë kuptimit të parë të fjalës, poeti ka prezantuar një iniciativë që e justifikon botimin e parë dhe krijon pritshmëri për më tej.

Jeta njerëzore brenda faqeve të këtij libri paraqitet me karakteristika të natyrshme dhe me episode që identifikohen si të zakonshme brenda saj, prezantimi me vargje i të cilave, ka rezultuar një sfidë e realizuar mirë nga ana e poetit.

 

Av. Sokol Jeshili