Në këtë fundgushti një titulli ri nën logon e shtëpisë botuese “ADA”. Autori Tomorr Dhrimo vjen me vëllimin me tregime “Dosja e hapur”.

 

Titulli: Dosja e hapur

Autori: Tomorr Dhrimo

 

Korrektor: Pajtim Çaushi

 

Botimi i parë, 2019

ISBN: 978-9928-296-50-4

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall 32. Ap. 7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2019

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dhrimo, Tomorr

Dosja e hapur : (nëntë tregime në një) /

Tomorr Dhrimo. – Tiranë : Ada, 2019

112 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-296-50-4

1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

NJË ZË REALIST NË PROZËN E DITËVE TË SOTME

 

Pas romanit me temë nga jeta e ushtarakëve në vitet e monizmit autori Tomor Dhrimo i paraqet lexuesit një tufë me tregime interesantë dhe mbresëlënës.

 

KUPTIMI I TITULLIT

Në një botim serioz asnjë fjalë nuk shënohet pa një synim të caktuar. Vëllimi me tregime i Tomorrit është serioz dhe dinjitoz ndaj dhe autori gjithça ia ka nënshtruar qëllimit të shkrimit dhe të botimit te veprës. Titulli i librit DOSJA E HAPUR mendoj se ka nëntekstin e pritshmërisë për njohjen e së vërtetës dhe e gjykimit të fajtorëve. Kush janë fajtorët?… Ata dalin vet në faqet e përshkrimet tronditëse përmes bërthamave të shumta tregimtare. Janë përdhunuesit e vajzave e grave shqiptare, sakatuesit e djemve e burrave emigrant, shtetarëve të paaftë e të korruptuar shqiptarë e të tjerë. Kur do të ndodh gjykimi i tyre?… Mbase ligjërisht kurrë në shtetet e vendet e mbarsur me urrejtje e prapësi, me shtrembërime faktesh e me nepse territoresh, por autori gjyqin e vet artistic në planin etiko moral ua jep të drejtë dhe të ashpër. Megjithatë, dosja do të qëndrojë e hapur në kalendarët e gjyqeve të historisë.

 

KUPTIMI I NËNTITULLIT

Nëntitulli është në funksion sqarues për tematikën e vëllimit. Të nëntë tregimet që përmban dhe server në tryezë Tomorri trajtojnë temën e emigrantëve shqiptarë në Greqinë fqinje. Janë shkruar në Athinë në vitë të ndryshëm të fillimshekullit të ri.

 

DUKURIA ESTETIKE

Tregimet e vëllimit në fjalë nuk janë shkruar me shtërzime të mundimshëm për t’u paraqitur si modern apo sikur modern, modë e shumë autorëve amatorë të ditëve të sotme. Ndryshe vepron autori i vëllimit me tregime. Ai i lë ngjarjet të rrjedhin lirshëm në vijën e estetikës tradicionale realiste dhe kështu bëhet interesant dhe i besueshëm.

 

PERSONAZHET

Janë të shumtë. Disa të realizuar bukur si tipa njerëzish që të nxitin për t’i bërë tipa letrarë si Llambi, Arditi, Vasili, Meri, Martini etj. Disa të tjerë si plotësues të dhënë shpejtë e shpejtë pa u zhytur në thellësitë mendore eshpirtërore të tyre. pavarësisht nga vendi që zënë personazhet Brenda bërthamave tregimtare, ata janë tërjeqës me fatin e jetës së tyre në dhiaret e emigracionit të mundimshëm.

 

MESAZHI

Ndërsa vepra është e drejtimit realist, mendoj se mesazhi që përcjell shkrimtari është modern, njerëzor dhe dinjitoz. Ai duket se ringjall mesazhin fishtian: SECILI I NDERUAR BRENDA CAKUT TE VET. Duke qëndruar rishtas tek Gjergj Fishta i madh, autori Tomor Dhrimo ngre në megafonët e Ballkanit distikun famor të LAHUTËS SË MALCIS, shprehur që në fillimshekullin e kaluar: ZOTI NË QIELL E NA NË TOKË, POR GJITHMONË VLLAZËN E SHOKE!

 

Pajtim Çaushi