Java fillon te botimet ADA me një libër poetik të autorit Ilir Koro

 

Titulli: Duke kërkuar njeriun – Poezi

Autor: Ilir Koro

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Koro, Ilir

Duke kërkuar njeriun : poezi / Ilir Koro

– Tiranë : Ada, 2024

112 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-15-1

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

Duke kërkuar një të nesërme

 

E di e djeshmia më harrohet

Aq shumë, sa e sotmja s’ka fjalë.

I ulur me të në mbrëmjet e çajit

E pyes rastësisht mos diku e ka parë?

 

Më kot pres përgjigje

Ajo veç çajit, s’di shije tjetër nga jeta

Unë vijoj të bëj buqetë me lulet e majit

Të provoj aroma të reja si bleta.

 

S’vlen të mbaj në kurriz kaq kujtime

Tani, s’janë veç peshë në udhëtim.

Sinqerisht më rëndon dhe lëkura ime

jo më fjala… qoftë e thënë dhe prej miqsh.

 

Ej ti, o mik i mirë, nëse do të më gjesh një ditë

Ndiq gjurmët ku kam kaluar, në të djeshme

Rrëzuar rrugës do gjesh: mall, puthje, lot

Dhe dashurinë e marrë, për një të nesërme