Titulli: E lirë si zog
Autore: Ana KORÇA
Redaktor: Bledi YLLI

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

Botimi i parë, 2017
ISBN 978-9928-244-43-7

Formati : 12x20cm

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, tetor 2017
Të gjithë librat e botuar tek botimet ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Korça, Ana
E lirë si zog / Ana Korça ; red. Bledi Ylli. –
Tiranë: Ada, 2017
84 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-43-7
1.Letërsia shqipe 2.Thënie 3.Aforizma
821.18 -84

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

E lirë si zog… Kështu shkruan kopertina e librit që keni në duar. Që nga titulli kuptohet shpirti i autores . Ana vjen në botën e artit të fjalës me një përmbledhje thëniesh, të cilat pasqyrojnë përkryer shpirtin e saj të ndjeshëm. Kur e mora materialin nga mikja ime për ta parë, çdo thënie shoqërohej dhe parafytyrohej më së miri me një fotografi që vetë Ana e kishte zgjedhur. Ishte vërtetë diçka e veçantë që personalisht më mahniti. Megjithatë dhe pse dëshira ishte ta linim ashtu, (dmth për çdo thënie një fotografi), për shumë arsye nuk i’a arritëm dot. Ana më tregoi me këtë vëllim që kush ka shpirt krijues mund ti shërbej artit të fjalës në mënyrën e tij. Thënie të drejtpërdrejta që flasin për cdo njeri, pasqyrojnë gabimet tona, dëshirat tona, egoizmin, shpresën për një jetë më të mirë, autokritikë dhe kritikë njëkohësisht, filozofi e thjeshtëzuar që mund ta kuptoj dhe i përket çdo moshe. Nuk dua të veçoj diçka nga ky vëllim, se për mua të gjitha janë të veçanta në atë që përcjellin.Nuk janë këshilla për të tjerët, janë dëshmitë e shpirtit të saj, por që çdokush mund ti krahasoj me jetën e tij . Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falenderoj nga zemra miken time Anën që më dha mundësinë të punoj diçka tjetër ndryshe poezisë. Një eksperiencë e shkëlqyer për mua dhe jam bindur që dhe për lexuesit do jetë një shoqëri e këndshme dhe patjetër mësimdhënëse…
Blendi Ylli