… Kushdo e din se sa e bezdishme është të ecësh në errësirë.  Fryma e shenjtë vjen për të qenë ndriçues i jetës tënde, dhe ndriçon rrugën tënde në të ardhmen…

 

 

E ndjeshme me zemrën e Krishtit

Autore: Vera Ndokaj Lorja.

Redaktore: Marina   Dreshaj

 

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-398-91-8

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

/ Vera Ndokaj Lorja

; red.Marina Dreshaj.

– Tiranë : Ada, 2024.

60 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-91-8

1.Feja kristiane 2.Meditimi

27 -583

 

Parathënie

E ndjeshme me zemrën e Krishtit

 

(Meditime shpirtërore). Ky është libri i dytë i motrës në Krisht Vera Lo.

E rëndësishme thotë Vera Ndokaj Lorja, që besimtari të zbuloj, se si e sheh Perëndia.

Nëse nuk e di se kush je, nuk mund të përjetosh thellësinë e një paqeje të brendëshme, nuk mund të përjetosh një gëzim të plotë, përkundrazi, në jetën tënde, do të mbizotëroj rrëmuja shpirtërore.

Është për të ardhur keq, që shumë njerëz jetojnë në këtë mënyrë. Ata nuk e dinë se kush janë. Megjithatë unë e marr me mend, dhe kam besim se përderisa po lexon këtë libër, nuk është rastësi . Çelsi yt ka qenë dhe do të jetë zemra e butë e Krishtit.

A je gati t’a pranosh të vërtetën? Ti  ke shumë vlerë në zemrën e Krishtit.

Jezusi pagoj çmimin më të lartë për ty kur erdhi në tokë si njeri, i gatshëm të vdiste në kryq, dhe pagoi për mëkatet e tua. Ndonjëherë kur njerëzit bëhen të krishterë thonë, : ” unë pranova Krishtin” ose unë

I kërkova Krishtit të hyjë në zemrën time”

Shkrimet e shenjta na mësojnë se para se ti të bëje vendimin e parë, për të ndjekur Jezusin, Perëndia të zgjodhi Ty.

(Lexoni Gjoni 15: 16 dhe Efesianëve 1: 4)

Ai nuk të zgjodhi për arsye të cilësive të mira që kishe, Por thjesht sepse të deshi. Ai të do.Mendoje një çast këtë të vërtetë. Edhe ti që e ke marrë në dorë kētë libër, nuk është rastësi.

Edhe për mua si redaktore  e librit të Vera Lo, nuk është një rastësi.  Rastësi nuk është që Vera Ndokaj Lorja pikërish këto kohët e fundit po shkruan shumë libra. Ne jo vetëm që jemi  zgjedhur prej Perëndisë, dhe jemi lindur sërish në familjen e Perëndisë, por edhe jemi shpëtuar.

Shumë besimtarë nuk dinë shumë rreth Frymës së Perëndisë, edhe pse e njohim mirë Jezusin dhe Atin  qiellor. Megjithatë bibla tregon shumë për rolin e frymës së shenjtë. Për të qenë më të saktë, “Fryma na ndihmon në dobësitë tona” (Romakëve 8:26)

“Mendja e kontrolluar nga Fryma e shenjtë është paqe” (Romakëve 8:6) Mendo pak se sa të mëdha janë këto përfitime! Të mundohemi t”i shërbejmë Perëndisë me forcën tonë, është po aq e kotë sa të mundohemi të ndriçojmë rrugën me një elektrik dore që nuk ndriçon.

Vazhdimisht motra në Krisht Vera Lo, kur lutemi veç e veç, ose në grup online, na porosit që të lutemi me gjithë shpirt, ndryshe lutjet nuk dëgjohen, dhe ti po e ndriçon rrugën me një elektrik dore që nuk punon.

Kushdo e din se sa e bezdishme është të ecësh në errësirë.  Fryma e shenjtë vjen për të qenë ndriçues i jetës tënde, dhe ndriçon rrugën tënde në të ardhmen.

 

Marina Dreshaj, motër në Krisht, emigrante në Itali