Fillim i kësaj jave te botimet ADA nis me një libër interesant për fëmijë të autores

Zyra Ahmetaj

 

Titulli: EJA ERA

Konsulente: XHANE IMERAJ

 

S’ka nevojë për parathënje.
Mjafton fjala –DASHURI.
Fëmijët janë dritë zemre;
gëzim i botës pa kufi

 

 

 

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-823-17-5

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, MAJ 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ahmetaj, Zyra

Eja era : poezi / Zyra Ahmetaj.

– Tiranë : Ada, 2024.

90f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-17-5

1.Letërsia shqipe     2.Poezia

821.18 -1

 

 

-Zyra Ahmetaj u lind më 25 prill 1956 në fshatin Kepenek, Lokaliteti Bytyç-Tropojë. Mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore në Tropojë më 1975. Duke u kthyer nga aksioni kombëtar në Metalurgjik të Elbasanit, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Majmalth të Mirditës, dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore, duke u detyruar të vazhdojë rrugën e pandalur të leximit dhe studimit në mënyrë private.

Ka botuar këto libra me poezi.

-Fluturojnë Engjëjt, në vitin 2004.

-Alfabeti Ynë, në vitin 2015.-Libër për fëmijë

-Plisi Shqiptar, në vitin 2016.

-Ndrit Shandan, në vitin 2017.

-Ngjyra Janari, në vitin 2018.

-Kështjellë dhe Lëndinë, në vitin 2019.

-Zëri i Atdheut, në  Vitin 2022.

-Shtigjeve të Dhimbjes, në vitin.2023.

-EJA ERA (Ky libër për fëmijë), v. 2024.

-Ka botuar një libër me poezi të zgjedhura të saj, të përkthyer në Italisht në vitin 2020, të titulluar “Kështjellë në Lëndinë”.

-Një libër të përkthyer në greqisht në v. 2022, të titulluar DASHURI E SHPIRTI TIM

-Një tjetër në rumanisht, të titulluar:-PËR TË GJITHA DASHURITË.

-Ka botuar dy libra në shqip dhe frengjisht të titulluara: -PËR TË GJITHA DASHURITË  dhe  KOLORIT NDJENJASH.

-Ka botuar një libër të përkthyer në anglisht të titulluar “JEHONË E SHPIRTIT SHQIPTAR”.

-Më 2022 ka botuar një libër me poezi që miqtë e saj poet, i kan kushtuar me nderime maksimale dhe art të spikatur, të titulluar “TINGUJ ZEMRASH”.

Është bërë pjesë potente e shumë antologjive poetike. Ka botuar nga poezitë e saj, në gazeta dhe revista të ndryshme. Ka fituar çmime të ndryshme në konkurse poetike. Ka disa libra në redaktim dhe pregatitje për botim, tashmë edhe në prozë si dhe një libër studimor për etnosin kulturor të rrethit Tropojë.

Ka gati për botim një libër të përkthyer në Kroatisht të titulluar “Jehonë e Shpirtit Shqiptar.

Në kohën e eksodit të detyruar të kosovarëve, nga lufta për liri kundër dhunës dhe barbarizmave serbe, ka pritur dhe përkrahur një familje të plotë kosovare. Është aktiviste shoqërore, e zgjedhur drejtuese e Shoqatës Para dhe Tetraplegjike të Shqipërisë për Qarkun e Kukësit si dhe në shoqata të tjera intelektualësh invalidë të vendit, etj.

Është nderuar me Titullin “Krenaria e Qytetit të B. Currit”, nga Këshilli Bashkiak i këtij Qyteti, në vitin 2005.

Është nderuar me titullin “Qytetare Nderi i Komunës së Tropojës”, në vitin 2007.

Ka krijuar grup artistik folku, nën drejtimin artistik, prej saj, me të cilin ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Folklorik, organizuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në vitin 2007.

Ka realizuar disa klipe këngësh folklorike, balada, ninull dhe një këngë kreshnikësh me lahutë, të kënduara në mënyrë amatore, me tekste të krijuara vetë shumicës së këngëve. Përkrah talentet e reja kulturore.

Ka kontribuar në etnosin kulturorë të rrethit Tropojë, me koleksione rrobash kombëtare si dhe krijimin e një arsenali të plotë me kostume të reja kombëtare të zonës së vet.

Ka kontribuar edhe në studimet që i janë bërë Eposit të Kreshnikëve, duke ditur shumë legjenda prej tij, të përcjella në breza në familjen e saj.

Ka kontribuar si pajtuese në mes çiftesh në krizë bashkshortore.

Ka kontribuar në përvetsimin e Gjuhës Angleze si kordinatore vullnetare në projektin e saj në bashkpunim me K. O. A. SH.në, dhe mësueset e anglishtes, nga dy grupe nxënësish për 7 vite; nga 2004 gjer më 2011.