Një monografi interesante nga autori i njohur Iliaz Bobaj, vjen këtë fillimviti te Botimet”ADA”

Titulli: ELIAS LAZARATI – Monografi
Autori: ILIAZ BOBAJ
©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit
ISBN: ISBN 978-9928-296-83-2

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno
Pall.32 Ap.7 TIRANË
Cel: 068 22 190 16

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bobaj, Iliaz
Elias Lazarati : monografi / Iliaz A. Bobaj.
– Tiranë : Ada, 2019
84 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-83-2
1.Intelektualë 2.Biografia
3.Bobaj, Iliaz I. 4.Shqipëri
929(496.5) [Bobaj, Iliaz I.]​

PËRCJELLJA E LIBRIT
Jetëshkrimin e xhaxhait tim, Iliaz Isuf Bobaj, emrin e të cilit
e mbaj edhe unë, e shkrova për një kohë tepër të shkurtër. Veçse e kam menduar gjatë. Natyrisht, jo pa emocione të fuqishme, jo pa dhimbje. Por, nuk e mohoj, edhe me krenari, për atë çka i kanë ofruar paraardhësit e mi, vendlindjes dhe atdheut tonë të dashur.
Shkrimi i një libri të tillë ka qenë një dëshirë e përhershme e çdo lazaratasi.
Një dëshirë për të përjetësuar emrin e birit të tyre të dashur, të nderuar, i cili i deshi dhe e deshën si pakkënd. Emri i Iliazit, edhe tani që kanë kaluar mbi 80 vjet nga vdekja e tij, vazhdon të jetë i gjallë tek të afërmit dhe bashkëfshatarët tanë. Kjo tregon se ai ka zënë vend në kujtesën e tyre të ndritur.
Këtë jetëshkrim kishte nisur ta shkruante bashkëfshatari ynë i respektuar, Sali Rabi. Edhe mua më vinte mirë që këtë monografi për xhaxhanë tim, ta shkruante një njeri jashtë fi sit tonë. Thjesht, për t’iu larguar këndvështrimit prej një të afërmi të tij.
Kishte mbledhur edhe aq dokumentacion sa mund të mblidhte.
Isha i sigurt se do t’ia dilte mbanë. Por jeta e tij u pre aq papritur, duke na lënë pas kujtimin e tij të paharruar.
Atëherë penën e mora unë…

Njerëzit e ndritur janë si vaporët e mëdhenj të bardhë, ka thënë dikush. Nisin udhëtimin e tyre diku, i bien rretheqark botës, kalojnë dete dhe oqeane të qetë e plot furtunë, rikthehen dhe ndalojnë pakëz në port, sa për t’u shlodhur disa çaste dhe nisen përsëri për udhë të largët. Në rrugë të njohura dhe të panjohura. Por gjithsesi ata nuk rrinë kurrë në vend. Ata duan të udhëtojnë përherë. Duan
të çajnë përpara, duke qenë përherë në kërkim.
Një ditë largohen përgjithmonë. Për të mos u kthyer më kurrë…
Pas lënë kujtimin e tyre të bardhë. Ata që mbeten, jetojnë me kujtimin e tyre të bardhë, si me një ëndërr të bukur, të cilën, duke e treguar gojë më gojë, brez pas brezi, e kthejnë në një legjendë.
Në një legjendë që nuk vdes kurrë…

ILIAZ A. BOBAJ