Ka ngjarje, përjetime të cilat mund t’i fshehim në fantazi. Jemi mallëngjyer me historitë e Shakespeare “Romeo dhe Juliet” apo të Homerit “Helena e Trojës”. Dy tragjedi të cilat flasin forcën e letërsise, historisë, e megjithatë janë letërsi me personazhe nga bota aristokratike me mbretër e princesha. Dashuria nuk njeh klasë, moshë, ligje. Nuk ka dashuri të mëdha apo të vogla, ajo thjeshtë ka krahë dhe rrëmben çdo guximtar të jetë të apasionuar mbas adrenalinës shpirtit  të tyre, pêr ti ushqyer ndjenjat e tyre.

Në tregimin tim “Dashuri në Bosfor”, ja kushtoj Nadhe Çamit, personazhit të shumë tregimeve të mia. Claire dhe Eleonora jane Nënë e bijë, gjithashtu dy femra të dashuruara nga Nadhe Çami. Ky tregim do të pasqyrohet më i gjerë te botimi i një libri të ri.

 

 

Titulli: Haideja, Vajza e Ali Pashë Tepelenës!

Autor: Ilir Kushi

 

Tregime

© Ilir Kushi, 2024

 

ISBN: 978-9928-398-88-8

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kushi, Ilir

Haideja, vajza e Ali Pashë Tepelenës:

tregime / Ilir Kushi

Tiranë : Ada, 2024.

148 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-88-8

1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

 

Parathënia

 

 

Ky është titulli i librit, me të cilin Ilir Kushi, paraqitet para lexuesit shqiptar.

Unë autorin e këtij libri, me këtë titull, shumë joshës, nuk e kam takuar kurrë.

Më ka tërhequr shumë, mënyra e të shkruarit, hapsira e shkrimeve, dhe tematika e trajtuar.

Në këtë libër të ri, shfaqet befasishëm, një panoramë magjepëse, mes reales e ireales, mes historikes e mistikes, mes së sotmes e të nesërmes dhe lexuesi që lexon faqen e parë, mezi pret të shfletojë faqen e fundit.

Mund të themi se libri, ka një zhytje të guximshme e të thellë, në histori, një zgjerim të madh në gjeografi, një diapazon kohor dhe sjell një emocion të madh.

Nga Ali Pashë Tepelena, e lidhjet e tij në Mesdhe, e kancaleritë Evropiane, të Francës Bonapartiane, e Rusisë Cariste, Turqisë Osmane, e Perandorake, e Greqisë së Revolucionit.

Duke shpjeguar aq bukur e hollësisht, lidhjet e kohës, e të kapedanëve të Aliut, në oborrin e sarajeve të tij, në Janinë, Tepelenë, e Libohovë, të Thanas Vajës e Vasiliqisë, me Organizatën masone të Filiqi Eterisë.

E për të vazhduar deri në ditët e sotme.

Ku nëpërmjet penës se tij, ai mban një qëndrim të pakompromis, intelektual, e shoqëror, të lakmueshëm për çdo emër të letrave e shkrimeve.

Në rreth 30 shkrime e proza të bukura, gjejmë, protestën e zbardhjen e shumë fenomeneve, dhe ndjenjave e ndjesive.

Dashuria ka krahë thotë Ilir Kushi, dhe Tema e dashurisë zë vend, të veçantë.

Nga Bosfori, në Kamden Town e në Skocinë e Robert Burnsit.

Kudo preket vala e detit, ajri i mëngjese plot vesë, të lumenjve e majave të maleve e gonxheve pranverore.

Nga rrugët e Durrësit, në Tamiz të Londrës, në Çamerinë e Kapedanëve, e në Moldavi e Odesa, këtë qendër aq me zë të zhvillimeve, kulturore e historike.

Mua në të vërtetë më kujtoi në një farë mënyre dhe Faustin e Gëtes, ku ngjarjet zhvillohen, nga Mali i Harcit, në bodrumet e pijetoreve të Auerbahut.

Kështu dhe tek ky libër, nuk mungon jeta e natës, droga e prostitucioni, këto plagë të shoqërisë sonë.

Të denoncuara me aq mjeshtëri, nga autori.

Ilir Kushi, në ndryshim me shkrimtarin stereotip të këtyre kohëve, nuk është, shkrimtari “rebel” që godet “muret” e kalbura të kohës që iku.

Siç mburren e vetëdeklarohen shumë syresh.

Ai është shkrimtari, i pakompromis e jokonformist, duke mbajtur një qëndrim që analizon të sotmen, në funksion të së nesërmes.

Mendoj se qëndrimi i tij është mjaft në shërbim të shoqërisë, dhe me një qëndrim patriotik të atdhedashurisë.

Ilir Kushi, para se gjithash, di se si ta dojë atdheun, e si ta ndjellë lexuesin, në labirinthet e kohës e ekuacionet e saj, emocionale e inteligjente.

Për me gjatë ja lëmë lexuesit ta gjejë vetë në këtë libër.

I urojmë autorit suksese, e Libri pastë rrugën e mbarë.

 

Nga Servet Bytyçi