… Lumturohem pasi e ndjej se këto libra do të lexohen në frymën me të cilin u shkruan.

 

I përkas Krishtit

Autore: Vera Ndokaj Lorja

Redaktor: Rozalb Tuka

 

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-398-99-4

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

I përkas Krishtit / Vera Ndokaj Lorja;

red. Rozalb Tuka. – Tiranë : Ada, 2024.

64 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-99-4

1.Feja kristiane 2.Jezu Krishti 3.Besimi

27 -31

 

Parathënie

 

Po bëhen disa libra të shkruara nga Vera Ndokaj Lorja.

E them me sinqeritet se në librat e përshpirtërisë duhet të kërkohet e vërteta, dhe vetëm e vërteta.

Në këto libra të motër Veres, e vërteta ndriçon.

Lumturohem pasi e ndjej se këto libra do të lexohen në frymën me të cilin u shkruan.

Në librat e Vera Lo është dobia shpirtërore, më shumë se bukuria e fjalës.

Pra, duhet t’i lexojmë edhe veprat e thjeshta, por të përshpirtshme, e duhet t’i lexojmë më të njëjtën dëshirë siç i lexojmë librat e ditur dhe të thellë.

Vazhdimisht motër Vera porosit:

— Mos kërko të dish kush e ka thënë një gjë, por kushtoji kujdes asaj që është thënë.

Në të vërtetë, njerëzit kalojnë, ndërsa besnikëria e Zotit qëndron për amshim.

Hyji na flet në mënyra të ndryshme “pa krahmbajtje të njerëzve (1 Pjetrit 1, 17).

Shpesh, kur i lexojmë Shkrimet, na bëhet pengesë kureshtja jonë për të hulumtuar, sepse dëshirojmë të thellojmë dhe të diskutojmë aty ku nuk do duhej tjetër, veçse të ecim para në thjeshtësinë e shpirtit.

Kopjet e librave të Veres janë të pakta, mund të them për rrethin e ngushtë, e ndjej se fëmijët e Veres do i marrin librat e nënës së tyre, libra të botuar në shqip, dhe do i botojnë në Amerikë në anglisht me shumë kopje, kështu e ndjej, dhe kështu po e shkruaj në parathënien e këtij libri.

Dua të nënvizoj dhe të shpreh mendimin tim se, nëse dëshiron të përfitosh, lexo me shpirt të përvuajtur, me fe. Mos e kërko kurrë famën e studiuesit.

Unë si Rozalb, kam vite që lutëm me grupin e lutjeve, vijnë besimtarë të rinj, rrinë njëfarë kohe dhe ikin.

Unë asnjëherë nuk kam ikur nga grupi i lutjeve me motër Verën.

Vijnë të tjerë dhe unë me të njëjtën dashuri në Krisht u jap Këshillat e mia, sepse asnjëherë

nuk duhet t’i besojmë çdo gjëje që dëgjojmë se thuhet, nuk duhet t’i dorëzohemi çdo nxitjeje që kemi. Përkundrazi, çdo gjë duhet të vlerësohet sipas vullnetit të Hyjit, me vëmendje dhe me shpirtmadhësi.

Ata që janë të pa liruar dhe jetojnë akoma në mish, flasin

për të tjerët keq dhe asnjëherë mirë.

Ata që dëshirojnë të jenë të përsosur nuk i besojnë marrëzisht atij që flet i fundit, pasi që e njohin dobësinë njerëzore, që lehtësisht anon kah dashakeqësia dhe kah llomotitjet e shumta.

Urtësi e madhe është të mos jesh i rrëmbyeshëm në veprim e, në anën tjetër, të mos ngulësh këmbë në përshtypjet e tua të para.

Pra, urtësi e madhe nuk është të shkosh pas çdo bisede të njerëzve, as t’u përshpëritësh në vesh të tjerëve atë që sapo e ke dëgjuar dhe besuar.

Vazhdimisht e kam përsëritur dhe e përsëris Kërko që të të udhëheqë dikush më i mirë se ti, më mirë se të shkosh pas përfytyrimeve të tua; para se të veprosh, këshillohu me një person të urtë dhe me atë që e ka ndërgjegjen e drejtë.

Jeta e virtytshme e bën njeriun, njeri të urtë, me urtinë e Hyjit, dhe gjykatës të mirë për çështje të shumta.

Sa më i përvuajtur të jetë një person dhe më i nënshtruar vullnetit të Hyjit, aq më i urtë dhe më në paqe do të jetë në çdo gjë.

 

Rozalb Tuka, besimtar dhe redaktor i librave të Vera Lo.