Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

Parathënie

I përqëndruar të shkruaj parathënien e këtij libri, kujtesa ime, udhëtoi shumë pas ne kohë, rreth 42 vjet më parë!
Mëngjeseve herët, tek hapja dritaren e dhomës, në konviktin e shkollës së mesme të kulturës, shikimi herë përplasej në horizont me Malin e Dajtit dhe herë zbriste poshtë, tek këndi sportiv, që ndodhej në anën lindore të konviktit.
Aty, do të shfaqej çdo dite Deda, në të njëjtën orë.
Thuajse të gjithë flinin! Ai, fillonte ritualin e përditshëm, duke vrapuar rreth fushës së futbollit, disa herë dhe pastaj kalonte tek paralelet!
Kishte një trup më të gjatë se ne 17 vjeçarët e tjerë. Flokët e zeza dhe të drejta, i binin mbi ballin e gjerë .
Në fytyrën e tij, dukej sikur erërat e forta të Milotit, kishin lënë gjurmë. Kishte një vullnet të jashtëzakonshëm dhe shumë kembëngulës!
Ky ishte DEDA, autori i këtij libri, që keni në duar, të dashur lexues. Dëgjoja një zë, brenda dhomës së tij, dukej sikur dikush po recitonte brenda, ose më saktë, sikur bënte “ushtrime”, për të folurin skenik (një ritual i zakonshëm për degën tonë të regjizurës).
Hapa derën dhe shoh vetëm atë, me një fletore në dorë. Pa e pyetur se ç’ po bënte, më thotë: “Po mësoj gjuhën italiane”!
“Shkoj tek një mësues privat dhe marr mësime”!
Imagjinojeni, 42 vjet më parë…!
Ai, kishte pasionin dhe angazhimin për të mësuar gjuhën e huaj… Ky ishte DED LUCA, autori i këtij libri me epigrame poetike.
U përpoqa edhe unë të mësoja italisht, por nuk munda. Ai e mësoi gjuhën italiane, që në atë kohë dhe jam i bindur, që sot, pas 20 vitesh qëndrimi në Itali, ai jo vetëm e flet dhe e shkruan, por njeh edhe gramatikën e saj.
Dy nxënës, në atë kohë, mësuan gjuhë të huaj, jashtë programit mësimor, në klasën tonë: Deda italishten dhe Preç Zogaj, frëngjishten. Në vitin e fundit të shkollës së mesme, si program të lëndës së regjizurës, ngjiteshim në skenë, për të interpretuar, në dramën “Familja e Peshkatarit”.
Dedën, e kisha partner. Ai, çdo ditë, sillte elementë të veçantë për rolin e tij, duke të imponuar mizanskena interesante dhe jetësore dhe duke na e bërë më të lehtë aktrimin ne të tjerëve.
Në biseda dhe mjedise të lira, ishte fantastik! Herë pas here, shprehjet e papritura të tij, plot humor, zgjuarsi dhe satirë, jo vetëm na argëtonin dhe shplodhnin, por edhe servirnin zgjidhje dhe orientim.
Ja, ky ishte DED NIKOLL LUCA, ose DENILU, siç e njihni tashmë, nga shumë botime psikologjike dhe epigramiste.
Tek kërkoja në facebook për miq, shokë e kolegë (si dhe shumë të tjerë), gjeta edhe Dedën.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 40 vjet pa u parë, me plot rrudha dhe thinja, nuk e pata të vështirë ta njihja!
Shikimi dhe fytyra e tij, nuk kishin ndryshuar shumë.
Plot mall, respekt dhe dashuri, i nisa kërkesën për “njohje”.
U pergjigj menjëherë. Në faqen time të facebook, vërshuan poezi të shkurtëra, me nënshkrimin: “epigram”. Fillimisht, lexoja me kuriozitet dhe si detyrim, pasi ishin shkruar nga shoku im i moshës së adoleshencës, por, më pas, kjo, më është bërë “sëmundje”, pasi epigramet e tij, janë interesante dhe të larmishme.
Ato lexohen shpejt, mbahen mend, kanë përmbajtje interesante, dhe mendim të thellë, mësime për jetën.Të them të drejtën, në atë pak letërsi, dhe histori teatri, që kishim bërë në shkollën e mesme, as që mbaja mend, çdo të thotë epigram dhe kisha fshirë nga kujtesa këtë formë të artit poetik.
Por, unë, isha rritur, me “alegorinë e famshme dibrane”. Pas 40 vjetësh, mësova, se shoku im I dashur Ded Luca, ishte bërë jo vetëm psikolog me emër, por edhe një lëvrues i suksesshëm i epigrameve poetike.
Duke jetuar prej 10 vjetësh ne Amerikë, nuk kisha patur mundësinë, të bija në kontakt me krijimtarinë e veçantë të Dedës. Por tani, thuajse çdo ditë, lexoj krijimtarinë e tij.
Libri I fundit, që keni në dorë, ka epigrame poetike të larmishme, interesante, edukuese. Është zgjuarsia e Dedës, që ka zgjedhur këtë formë krijimtarie letrare. Pasi në shekullin e internetit dhe elktronikës, njerëzit po i largohen leximit të librit, vecanërisht romanit, novelave, tregimeve, artikujve të gjatë publiçistikë, botimeve të gjata poetike, duke qëndruar me orë të tëra, para ekranit të TV dhe kompjutërit.
Por, ata, nuk kanë braktisur leximin e krijimeve të shkurtëra, interesante, me humor dhe satirë, me alegori dhe fljalë të urta. Ne fakt, krijimet e Dedës, janë krijime të shkurtëra poetike, por mendimi dhe mesazhin, që percjellin tek lexuesi, është i thellë. Shpesh herë, më duhet të lexoj dhe rilexoj epigramet e tij, pasi nuk është e lehtë, të kapësh mesazhin, që percjell.
Epigramet, që Deda paraqet në ketë botim, janë krijime të shkurtëra, shumë të goditura, me fuqi shprehëse dhe përmbajne mendimesh, të pergjithësuara, të mbledhura me kujdes, talent dhe zgjuarsi, nga jeta e perditëshme.
Ato, jane interesante, te larmishme, suprizuese me sens të hollë humori dhe satirë, të gatuara me figura të shumta artistike, që Deda i ka përdorur me mjeshtëri, zgjuarsi dhe talent.
Në to, gjejmë satirë, metaforë, alegori, sarkazëm. Disa nga epigramet e Dedës, arrijnë në kufijtë e aforizmës, dhe lexuesit, kanë dëshirë t’ i përdorin, në jetën e perditëshme, si thënie te mencura.
Autori, ka shfrytëzuar në epigramet poetike të tij, krijimtarinë popullore, të mbledhur në një trevë plot tradita, në thëniet e mençura.
Në to, gjejmë urtësinë e shprehjes së mendimeve, gjuhën e gjallë, të thjeshtë, të kuptueshme, lakonike, ku është aplikuar teknika e vargut dhe mjetet stilistike.
Edhe pse epigramet që kam lexuar, janë shumë pak, në krahasim me krijimtarinë e madhe të DENILU-së, në këtë zhanër, nuk është e vështirë, të arrij në përfundimin, se tek krijimtaria e DED NIKOLL LUCËS, gjej talentin dhe shkrimtarin, që ka krijuar treva veriperindimore, që fillon me Lezhën, e shumë poetëve të talentuar, si Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj, etj, etj.

VLADIMIR DEMA (Chicago, tetor 2016).