Një libër interesant me një autore e njohur vjen nën logon e shtëpisë botuese “ADA”

 

Titulli i librit: Kohë për t’u dashur

 

Autore: Irma Kurti

 

Redaktore: Enkelejda Kurti Ghisalberti

 

Kopertina: Dasha Gusho

 

© 2019 Irma Kurti

 

Të gjitha të drejtat të rezervuara.

 

 

Botimi i parë, 2019

ISBN: 978-9928-296-22-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë maj 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kurti, Irma Kohë për t’u dashur : poezi / Irma Kurti ;

red. Enkelejda Ghisalberti (Kurti).

Tiranë : Ada, 2019

76 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-296-22-1

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 – 1​

Të gjithë librat e botuar në shtëpinë botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio – Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar dhe e suksesshme e teksteve të këngëve të lehta në anketa muzikore, festivale kombëtare në RTSH e në koncerte pranvere. Ka shkruar rreth njëqind tekste këngësh.

Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht. Për poezinë e prozën i janë akorduar 45 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, Shqipëri e SHBA. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Bashkëpunon me gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.

Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.

 

Falënderime

 

 

 

 

Çdo libër mban sensacionet, emocionet dhe ndjenjat që kam provuar në një periudhë të caktuar të jetës. Falënderimi më i madh u shkon prindërve të mi.

Babait, Hasan Kurti, i cili më ka mbajtur për dore që fëmijë dhe më ka shoqëruar në udhën e gjatë e të vështirë të krijimtarisë. Ai ka shkruar, është lumturuar dhe trishtuar me mua, ka trokitur në dyert e revistave dhe gazetave me poezitë e para, më ka sugjeruar tema, më ka inkurajuar në mijëra mënyra pa më thënë “të lumtë!”. Më mungon aq shumë që nuk mund të ndajmë më së bashku gëzimin e botimeve dhe lajme të tjera të bukura!

Falënderoj nënën, Sherife Kurti (Mezini), shoqen time më të mirë, që më mësoi të vlerësoj dhe të dua magjinë e çasteve të së përditshmes. Nuk do t’i ndërroja me asgjë në botë pasditet e dimrit, pranë saj, në një dhomë të ftohtë, pranë një furnele të vogël elektrike, netët nën flakën e qiririt duke biseduar për dashurinë dhe zhgënjimet.

Pa mbështetjen e të dyve, udhëtimi im do të përfundonte shumë vite më parë dhe unë do të kisha ndjekur të njejtën rrugë në të cilën ecin të gjithë të rinjtë e të rejat e një qyteti provincial.

Falënderoj tim shoq, Biagio Fortini, i cili është përherë përkrah meje, duke u bërë pjesë e pandashme e rrugëtimit letrar.

Mirënjohja i shkon, gjithashtu, botuesit Roland Lushi për urtësinë e komunikimit, punën plot durim, pasion e dedikim për realizimin sa më cilësor të librit.