Nga botimet më të fudit vjen një tjetër liber i Vera Ndokaj Lorja që flet për ty, për mua e për këdo që beson…

 

Titulli i librit: Krishti e mundi vdekjen.

Autore: Vera Ndokaj Lorja

Redaktore: Senka Lorja.

 

ISBN: 978-9928-823-09-0

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, prill 2024

 

Të gjithë librat e botuar në shtëpinë botuese ADA, gjenden në Bibliotekën Kombëtare

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

Krishti e mundi vdekjen / Vera

Ndokaj Lorja ; red. Senka Lorja.

– Tiranë : Ada, 2024.

272 f. ; 21 cm

ISBN: 978-9928-823-09-0

1.Feja kristiane  2.Jezu Krishti

3.Lutje (Fe)

27 -31 -583

 

Disa fjalë zemre nga autorja

(Në vend të parathënies)

 

Lavdi Gjakut Tënd, o Krisht, atij gjaku, që e mundi vdekjen!

T’a lavdërojmë e t’a adhurojmë Krishtin dhe Gjakun e Tij të paçmueshëm!

Lavd e nderim Ty, o Zot Jezus: Qëngj i flijuar për ne, Qëngji i Hyjit, që shlyen mëkatin e botës!

Lavdi emrit Tënd, o Jezus, e lavdi Gjakut Tënd, atij gjaku që e mundi djallin, që e mundi botën, që e mundi vdekjen!

Lavdi ty, o Gjaku i Paçmueshëm e i lavdishëm i Jezu Krishtit!

Jezus, të lavdëroj e të bekoj, sepse i dhurove vetveten Atit, për të shpëtuar njerëzimin.

Të përkas, sepse më shpëtove nga kthetrat e vdekjes!

Të adhuroj, sepse për mua e derdhe Gjakun tënd të paçmueshëm.

Jezusi është miku im më i dashur, që më mbushë me lavdi dhe paqe. Duke qenë mbrojtja ime, Jezusi është arma ime.

Është një njerëzim që vuan dhe që është shkëputur nga Krijuesi.

Si shërbëtore e Krishtit investoj gjithë jetën time në njerëz dhe megjithatë njerëzit do t’i kthejnë shpinën shërbëtores së tyre në shenjën e parë të një stuhie, dhe kjo zakonisht pa bërë një bisedë.

Si shërbëtore e Krishtit qëndroj në mes të mosmarrëveshjeve.

Qëndroj në mes të thashethemeve, ngushëllojë ata që kanë pësuar humbje. Lundroj në ujërat e njerëzve të papërsosur me dëshirën për ta parë secilin të lulëzojë në besimin e tyre.

E gjithë kjo, ndërsa përpiqen të luftojnë mishin e tyre dhe të rriten në marrëdhënien e tyre me Perëndinë.

Shërbëtorja e Krishtit dëgjon pëshpëritjet dhe duron negativitetin

Çfarë më mban mua në këmbë?

Ju – Besimtari që është vërtet i uritur për të vërteten.

Ju – Adoleshenti që po përpiqet të jetë një ndjekës i Jezusit.

Ti – Motër dhe vëlla i bekuar që kupton bukurinë e shpresës që gjendet në Krishtin.

Ti – Ai që bën lutjen e shpëtimit, për herë të parë, dhe është në kërkim të paqes, shpresës dhe lumturisë.

Lutuni për shërbëtoren tuaj, Inkurajoni shërbëtoren tuaj.

Si shërbëtore e Krishtit dhe dhuratën që Krishti më ka dhënë, të dëboj demonët me lutje të zjarrta ezorciste, kam se çfarë të them nga eksperienca ime e lidhur me Krishtin.

Besoja çdo gjë Hyjit, që në ne, shërbëtorët e tij, të kryhet vullneti dhe lavdia e Tij, i cili di mirë si t’a shndërrojë të keqen në të mirë.

Përpiquni të jeni të durueshëm me mangësitë dhe dobësitë e të tjerëve, pa marrë parasysh cilat janë ato, pasi që edhe ti, ke shumë gjëra të cilat të tjerët duhet t’i durojnë.

Pra, Hyji e cakton këtë gjë: “që të bartim barrën e njëri-tjetriť” (Gal 6, 2); në të vërtetë, nuk është askush që s’ka mangësi, ose ngarkesë; askush nuk i mjafton vetvetes dhe askush nuk është mjaftueshëm i urtë. Kështu, pra, kemi nevojë t’a durojmë njëri- tjetrin, t’a ngushëllojmë njëri-tjetrin, të lutemi për njëri tjetrin.

Barrat dhe vuajtjet tona të ja dorëzojmë Krishtit.

Frika i hap derën djallit. Frika lidhet me mungesën e fuqisë, mungesën e dashurisë dhe problemet mendore. Janë më shumë se 100 lloje të ndryshme frike. Këto frikëra janë nga djalli.

Për shembull, një fobi që rrënon njerëzimin është Agorafobia. Kjo është një frikë nga jashtë dhe hapësira të hapura.

Një tjetër është Antropofobia; kjo fobi është frikë nga njerëzit.

Ekziston edhe një fobi e përshkruar si Tropofobi, ose frikë nga ndryshimet.

Thanatofobia, frika nga vdekja, është rrënja e të gjitha frikërave.

Nëse keni një frikë, nuk e morët atë nga Zoti.

Gjaku i Jezu Krishtit thyen frymën e frikës.

Besimi vjen duke dëgjuar dhe dëgjuar nga Fjala e Perëndisë.

Kur vjen besimi, frika shkon.

Ekziston besimi, fuqia, dashuria dhe qëndrueshmëria në Fjalën e Zotit!

Flisni Fjalën e Zotit me një zë besimi, dhe frika do të shkojë!

Zoti nuk më ka dhënë frymën e frikës!

Unë kam frymën e fuqisë, dhe dashurisë .

Në emrin e Jezus Krishtit i largoj të gjitha frikërat. Amen

 

Vera Ndokaj Lorja.