… Pa këngë, shpirti i njeriut është copë e çikë …

 

 

Letra mbeti përmbi valë – Poezi

Autor: Polo Çipa

Redaktor: Iliaz Bobaj

Kopertina: Mihal Cipa

 

 

ISBN: 978-9928-823-04-5

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, 2024

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Çipa, Polo

Letra mbeti përmbi valë :

poezi / Polo Çipa ; red. Iliaz Bobaj.

– Tiranë : Ada, 2024.

128 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-04-5

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

KUR TË NISESH PËR NË PILUR…

 

Kur të nisesh për në Pilur,

duhet të përgatitesh mirë:

të mbushësh kraharorin,

me këngët e florinjta polifonike të Bregut

dhe buza të jetë e çelur si buza e burimit,

për të këngëzuar ujin e kristaltë të këngës.

Pa këngë mos u nis,

nuk do të hysh dot në kufijtë e asaj legjende,

që këngën e ka frymëmarrje shpirti.

Do të të dalë përpara Lefter Çipa,

do të të thotë:

-Këtu jetojnë pasunarët e këngës,

një varfanjak si ti,

nuk mund të futet në këtë mbretëri,

të rrethuar me muret e larta të isos.

Pa këngë, shpirti i njeriut është copë e çikë,

do të ndjehesh i plagosur, keq e mos më keq…

 

*     *     *

Kur të nisesh për në Pilur,

duhen përgatitje të mëdha,

për mjeshtërinë e këngëzimit:

lodhje, mundime, ditë dhe netë pa gjumë…

Ndryshe, mos guxo ta marrësh atë udhë…!

 

ILIAZ  BOBAJ, Pilur, 10.8.2022