Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA vjen libri i autores Daisy Elbasani

Titulli: Lotët e mallit

Autore: Daisy Elbasani

Redaktor: Niku Ramollari

Korrektore: Albana

Kopertina: Niku Ramollari

 

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimi i parë: 2023

Formati : 14x20cm

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, shtator 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK TiranëElbasani, Daisy Lotët e mallit : poezi / Daisy Elbasani ;

red. Niku Ramollari. –

Tiranë : Ada, 2023.

76 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-48-2

1.Letërsia shqipe  2.Poezia

 

PARATHËNIE

 

Vëllimi me poezi LOTËT E MALLIT të poetes Daisy Elbasani vjen pas botimit të saj të parë MALLI PËRTEJ OQEANIT. Mund të them se ky libër shënoi hapat e para të një udhëtimi gati hyjnor të poetes.

Udhëtim në botën e çuditshme të poezisë dhe lirikës do të thonim.

Nuk vonoi dhe udhëtimi filloi mbarë, fill e në vitin 2021 me librin e poezive aq të arrira “Malli përtej oqeanit” i cili shpalosi thelbin e poetikës të Daisy-t duke e bërë atë poete origjinale në shpërthimet poetike mbi natyrën dhe për lirikat e saj krejt të veçanta.

Libri tjetër me poezi “Lotët e mallit” e vë Daisy Elbasanin në plejadën e poetëve që lëvrojnë këtë gjini të vështirë poetike duke e sjellë me mjeshtri nga bota e saj e brëndshme.

Por udhëtimi letrar i Daisy Elbasanit është si vetë klithma e natyrës, duke i dhënë lexuesit gjithë botën e saj të brendshme dhe vështirësitë e jetës së saj. Nga ajo që ka kaluar, sot i shtron si vargje që lexuesi të shkelë mbi rrugëtimin e poezisë që ajo sjell.

Në këtë libër ku Daisy është krejt novatore, trajton me guxim temat e dashurisë, natyrës, migrimit, antirracizmit me një stil të vetin ku natyralizmi ashtu si në poezitë e saj, është tharmi i krijimtarisë së Daisy.

Por, e guximshme ajo ngjit kodrat e thepisura të poezisë dhe me temë emigrimin e shqiptarit. Me këtë hap arrin një sukses të bujshëm do të thoja me subjektin e thurur ku e vërteta nuk dallohet nga trilli i subjektit.

Daisy deri më sot ka bërë 2 “ udhëtime” dhe besoj se do vazhdojë të udhëtojë në udhët e poezisë.

Ja ku kemi librin e saj të dytë poetik ”LOTËT E MALLIT” me poezi brilante që vinë krejt ndryshe nga poezitë e mëparshme të poetes, ndonëse tharmi krijues mbetet i palëvizshëm. Poezitë e këtij vëllimi janë një shfaqje e botkuptimit të sotëm të jetës tonë, ku paralelet me subjekte të ngjashme të poetëve të tjerë janë evidente por me stil më vete.

Poezia e Daisyt veç stilit të natyralizmit vjen në këtë vëllim edhe si poezi e dal nga jeta me të ulurat e ngritura e jetës së saj.

Daisy Elbasani rikrijon subjektet e dashura të saj, por me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse, me një varg tronditës dhe njëkohësisht plot dashamirësi.

Ky libër veç temave të dashurisë është një goditje për gjendjen e sotme të shqiptarëve ku e mira dhe e keqja janë bashkuar e nuk kanë më dallime.

Kaosi i jetës i dhënë në poezitë për emigrantët dhe njerëzit e varfër është i sjellë me frymën e revoltës Migjeniane ndërsa poezitë për natyrën, të dashurën, për kujtimet e vendeve të rinisë janë strehë për një qetim të shpirtit të lexuesit dhe vetë poetes.

Një poezi me strukturë të habitshme melodioze, ku rima ka një forcë që del jashtë kuptimit të saj klasik, ku fjalët e reja kompozite i japin një aureolë serioze edhe poezisë më të vogël, poezi që janë risi në këtë vëllim.

Botimi i këtij libri është një ngadhënjim poetik, një ngjitje në majat e poezisë, ku mendimi shoqërohet me artin dhe fantazinë e autorit. Edhe pse i shkruar kryesisht në emigrimin e saj fizik por dhe të shpirtit e mendjes që mbetet pas në vëndlindje, ky libër vërteton forcën krijuese të Daisy Elbasanit.

 

Redaktori