Një tjetër botim te shtëpia botuese ADA vjen këtë mesjavë:

 

Lutje kundër mallkimeve dhe magjive.

Autore: Vera Ndokaj Lorja.

Redaktore: Marina Dreshaj

 

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-398-90-1

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

Lutje kundër mallkimeve dhe magjive /

Vera Ndokaj Lorja; red. Marina Dreshaj.

– Tiranë : Ada, 2024.

64 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-90-1

1.Feja kristiane 2.Lutje (Fe)

27 -58 -282.5

 

Në vend të parathënies

 

Lutjet janë të zjarrta dhe vepruese, dhe nuk e kam ndërmend të zgjatem me parathënie, prandaj e kam shënuar në vend të parathënies.

Vëllezër dhe motra në Krisht, unë si redaktore e librit, natyrisht që më doli shumë punë, më shumë se sa e kisha parashikuar. U futa  në profilin facebook të Vera Lo dhe nisa të lexoj.

E vështirë të vendosja se cilin material të merrja për librin.  Janë aq të shumta, të shumta  si lulet në natyrë.

Materialet e shumta i lexova me kënaqësi, dhe me të njëjtën kënaqësi dhe përkushtim  po e sjell para jush në këtë libër.

Në shumicën e lutjeve ,Vera Ndokaj Lorja, e nis lutjen me qetësi, dhe vjen duke e rritur tonin dhe forcën, sepse djalli nuk largohet me dëshirë, me autoritetin e Jezu Krishti u bërtet dhe   djalli thyen qafen.

Po citoj një pjesë të vogël të një lutje, dhe pas kësaj po i lë lexuesit të lexojnë vetë dhe të luten.

I lutëm të madhit Zot, që të lëshojë nga qjelli fuqinë dhe shigjetat me flakën e Tij .

Ti djegin e t’i bëjë shkrumb e hi,  të gjitha shigjetat që i kanë dërguar kunder nesh, apo fëmijëve tanë,si dhe të afërmëve.

O Zot, në emër të Jesus Krishtit, të lutëm

t’i djegësh të gjithë altarët e satanit, si dhe altarët e shpirtërave të këqinj.

O Zot, në emër të Jesus Krishtit, djegi me flakën TËNDE,  të gjithë altarët e shtrigave e shtrigajve, që u  bëjnë keq njerzëve.

Djegi të gjithë ata, që me djallin e tyre, që i shërbejnë natë e ditë, nuk pushojnë duke  bërë

keq,  e janë të  pamëshirshëm .

Ata nuk kanë mëshirë për njerëzit që po vujanë .

O Zot, na liro të gjithëve nga punët dhe manipolimet e djallit.

Në Emër të Jesus Krishtit, unë lutëm  dhe them Amen .

Kjo ishte një pjesë shumë e vogël e një lutje, nuk e shoh të arsyeshme të zgjatem, pasi këto nuk janë poezi të komentohen, këto janë lutje të zjarrta dhe të fuqishme, që çdo ditë, duhet të lexohen.

 

Marina Dreshaj

(Besimtare në Krisht dhe radaktore e librit.)