Fundjava vjen te botimet ADA me një vëllim me lirika

 

Titulli: Mall kujtimesh

Autor: Mina Ndreko

Redaktor: Niku Ramollari

Korektore: Denada

Kopertina: Niku Ramollari

 

Botimi i parë: 2023

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ndreko, Mina

Mall kujtimesh : lirika / Mina Ndreko ; red. Niku Ramollari. –

Tiranë : Ada, 2023.

104 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-79-6

1.Letërsia shqipe 2.Lirika

821.18 -14

 

NË VËND TË PARATHËNIES

 

Mina Jovan Ndreko, lindi në Libofshë të Fierit, më 19 Prill 1933. Origjina e tij vjen nga një familje patriotësh: I ati, Jovan Kristo Ndreko ( 1814-1944), Nëna ,Eleni Kazanxhi, me origjinë Rumune.

Jovani, mbas studimeve në gjimnazin “Zosimea” në Janinë, u kthye në Shqipëri dhe në 25 Gusht 1908, me ndihmën e nipit të tij – Zoi Ndreko, hapi shkollën e parë shqipe në Myzeqe.

Gazeta “Koha” e asaj kohe, drejtuar nga Mihal Grameno, i dedikoi një artikull falenderimi. Në Mars te vitit 1909, mësuesi, Jovan Kristo Ndreko, i drejtohet me një shkrim  gazetës “Rrufeja”, që drejtohej nga miku i tij, Jani Vrulli, duke i përcjellë gëzimin e të gjithë nxënësve. Por regjimit te asaj kohe, nuk i pëlqyen idetë patriotike të tij dhe, pjesën më të madhe të kohës, e kaloi në internim, deri në Sinicë te Korçës. Nipi i tij, Zoi Ndreko, ishte një nga pjesëmarrësit e pritjes së Ismail Qemalit në Manastir, për të shkuar pastaj në Vlorë për ngritjen e flamurit, në 28 Nëntor 1912.  Në luftën e dytë botërore iu bashkua frontit patriotik, ku ishte  Kryetar i këshillit Nacional çlirimtar. Vdiq nga një bombë e hedhur nga nazistët në një mbledhje këshilli. Djali i madh, Ilia Ndreko, studioi në Itali për inxhinieri dhe iu bashkua luftës. Të plagosur ia dërguan gjermanëve ku përfundoi i internuar në Auschwitz dhe u kthye në vitin 1946. Jovani mban titujt: “Mësues i merituar”, “Nderi i Myzeqesë ” dhe “Hero i popullit”.  Shkolla e mesme e përgjithshme në Libofshë, mban emrin e tij .

Mina Ndreko ka mbaruar shkollën fillore në Libofshë të Fierit. Mbeti jetim nga i ati, 11 vjeç dhe, nga nëna, foshnjë i sapolindur. Nëna vdiq ditën e lindjes së tij, më 19 prill 1933 . Në vitin 1954, mbaroi shkollën e bashkuar dhe, në vitin 1965, mbaroi gjimnazin në shkollën “31Korriku” në Burrel. Punoi Oficer deri në pension.

Kur e pyes, pse shkruan?

Përgjigjet: “Shkruaj emocionet dhe, gjithashtu, duke shkruajtur, mbaj trurin gjallë nga plakja”.

Tashmë mosha e tij është 91 vjeç..

 

Rajmonda Ndreko (Poete)