Titulli i librit: MARGARITA
AUTORI: MIHALLAQ ANDREA

Përgatiti për botim : Roland LUSHI
Formati: 14 X 20.5

ISBN: 978-9928-223-60-9
© : Autori

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranës
Mihallaq, Andrea
Margaritra : roman/ Mihallaq Andrea ;
– Tiranë : Ada, 2017
72 f. :20 cm.
ISBN 978-9928-225-60-9
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31

Gjithkush nga ne mund të shkruajë dhe heronjtë jemi në në këtë libër; me fjalë, me fakte, me mendime.
Por Zoti nuk e dimë si e gjykon;se atje lexohet rrjesht për rrjesht, gjatë gjithë jetës sonë.
Dhe e dini? Gjykimi i drejtë është kritik në tokë, ‘’ Vlerë simbolike në ekzistencën shpirtërore’’

Kam pasur një ëndër
[edhe e kam],
Endër timen
Ishte vetëm e imja dhe…
E shihja çdo natë, natyrisht në gjumë
Herë të ëmbël
E herë të frikëshme

Por e shihja ndonjëherë edhe…
Vërtet, me sy hapur
Dhe shpirti më dridhej
Ashtu, kur e shihja … dhe kuptoja se…
Çfarë shihja, dhe cfarë më fshihej.

Edhe gazi që ndjenja kur e kur
Ma fshihte turbullimin
Më linte vec gëzimin,
Që dukej, megjithatë, i brishtë.

Por siç thashë, ish veç një ëndër,
E… si ëndër që ish,
Ashtu edhe e merrja.

Eh, kjo ëndër e imja,
Që për cudi,
Hera herës dukej e vërtetë.
Edhe hareja, edhe dhimbja.
Çdo gjë vërtitej rreth meje
Dielli, edhe vetë kjo gjithesi .

Dikur, ia thashë një mikut tim.
I thashë se shoh një ëndër…
Qeshi …:- pse… vetëm ti sheh ëndëra?!
Ska njeri që nuk sheh ëndëra- më tha
-Shiko…endren e ndjej,

e shoh madje,
Si shpend a kaproll, si zjarr perbrenda,
Ne pasqyre kur floket kreh …dhe…
Here qesh e here tallet me mua…
Keshtu me duket!
Fjalet e fundit s’mi degjoi…iiiku.

Ndoshta nuk e di ai se…
Se… kjo që shoh edhe kam parë,
Eshtë e imja dhe… deri sa të jem
E mirë, apo e keqe, e kam pranë
Se … e kam këtu… brënda
Në trup dhe në shpirt…
e… e quhet JETE.

autori

Ne, që kemi përjetuar diktaturën më të egër e më mizore të rruzullit tokësor, e kemi për detyrë t’u tregojmë femijëve tanë, të cilët dinë aq pak për mizoritë e pashëmbëllta çnjerëzore e të pabesueshme nga pushteti komuniso-enverist. Njerëz, të jemi vigjilentë! Kurrë të mos lejojmë të përsëritet ajo kohë .
Ne të gjithë jemi përgjegjës për gjithçka që na ndodh, e mirë apo e keqe….

Tinguj dhe fjalë

Një shpirt i shqetësuar dhe i tronditur nga jeta dhe trillet e saj paradoksale, kërkon gjithënjë të shfrejë dufin e dhimbjeve të veta. Kur ky shpirt, përveç dhuntive fiziologjike të psherëtimës, apo të aftësisë psikologjike të revoltës e të shpresës njerëzore për të artikuluar, ka dhuntinë për t’ia transmetuar ato botës që e rrethon, me anën e tingujve apo të fjalës artistike, ai bëhet këngëtar dhe krijues ose shkrimtar.
Mihallaq Andrea i ka të dyja këto dhunti.Si kantautor ai e ka afirmuar tashmë vehten e vet me krijimet e bukura muzikore, këngët e tij lirike dhe serenatat e frymëzuara, që për dekada me rradhë kanë bërë për vehte zemrat e njerëzve të gjinive dhe brezave të ndryshme të qytetit të lindjes dhe të vëndit të tij.Ai i ka kënduar dhe i këndon dashurisë së përgjëruar, dhimjes dhe ndarjes, apo shpresës së ngazëllyer në premtimin intim.
Sikur të mos i mjaftonte kënga, tingujt e kitarës dhe të zërit të tij të veçantë plot vibracione emocionuese ai ka shkruar veprën e tij të dytë në gjininë e prozës ku fjala i vjen në ndihmë frymëzimit të tij për ta artikuluar dhe dëshmuar historinë e tij të dhimbëshme të shkaktuar nga dhuna e egër diktatoriale.
I uroj sukses dhe përkushtim për ta ngritur edhe krijimtarinë e tij letrare në nivelin e melodisë dhe të zërit të tij impresionues, mbresëlënës që ka arritur lartësi të admirueshme duke u bërë kështu kantautori më në zë i serenatës korcare në kohështrirjen e dy shekujve, të njëzetë dhe të njëzetenjëtë.

Vangjush Ziko