Titulli: Më gjeni një rrobë për shpirtin

Autori: Përparim Hysi

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2021

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hysi, Përparim

Më gjeni një rrobë për shpirtin! : poezi /

Përparim Hysi.

– Tiranë : Ada, 2021

100 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-14-8

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

Shënime për lexuesit

(në vend të parathënies)

Siç mendoj (njeriu mendjekthiellët duhet t’i shtrijë këmbët, aq sa ka jorganin), ky libri me poezi në serinë e librave të mi, duhet të jetë i fundit.Për arsye objektive dhe subjektive që,për mos t’u lë vend aluzioneve, për arsye moshe dhe, ca më shumë: për arsye financiare. Sido që libri im është me poezi, unë po përfshij në libër dhe një ese timen për SHKRIMTARIN dhe PËRKTHYESIN, MUSTAFA GREBLLESHI.

Arsyeja pse po veproj kështu, është madhore. Gjithmonë, për t’u bërë më i kuptueshëm, po u pranëve një shembull të gjashëm. LUI ARAGON, POET dhe SHKRIMTAR FRANCEZ, thotë diku: “ELSA TRIOLES, pa të cilën, unë do të kisha heshtur”. ELSA TRIOLE qe bashkëshortja e LUI ARAGONIT dhe ç’hyn pranëvënia këtu? Por analogjitë janë vetëm afërsisht të gjashme dhe nuk kini pse çuditeni, kur të lexoni pohimin tim: -Edhe unë, pa MUSTAFA GREBLLSHIN  do kisha heshtur. Në jam ky që jam, në prozë e poezi, “nuni” që më ka prerë kërthizën si krjues është MUSTAFA GREBLLESHI. Kot nuk thonë që rasti, ndonjëherë, bëhet dominues në rrugën tënde të jetës.

*     *   *

Den baba den, unë kam jetuar në fshat. Në vizitën e parë që bëra në një shtëpi qyteti, befas m’u ngulën sytë mbi një raft me libra. Isha 10-vjeç,në klasën e gjashtë (kam hyr 5-vjeç në shkollë) dhe, aty në raft, më mbetën sytë tek një libër me kopertinë rozë. E pyeta atë zonjën e shtëpisë me të cilën kishim lidhje familjare, se a mund ta merrja atë librin?

-Nuk i merr të gjitha?- më tha.

E mora librin, e futa në trastën e shkollës (në këtë kohë, unë bëja katër orë rrugë në këmbë dhe ndiqja shkollën unike në FIER) dhe, kur u ktheva nga shkolla në shtëpi, e hapa çantën. Shikoj titullin”Gremina e dashurisë”. Kuptohet, në atë moshë, isha “vitedrite” larg dashurisë. Isha apo nuk isha, por ndodhi që ky libër më bëri që të “qajë parrahur”. Jo vetëm kaq, tek ndiqja atë dramën MEMËL-MARGARITË, unë i merrja të gjitha si të vërteta dhe lotët vu. Pastaj, mendja ime fëminore drejtohej andej nga MUSTAFA GREBLLESHI që, siç e mendoja, duhet të ishte ndryshe, fare ndryshe nga njerëzit që njihja: qoftë dhe i vënë përballë mësuesëve të mi.  Laj-thaj vetëm atë libër kisha dhe…

*  *   *

Kishin kaluar veç dy muaj, në vitin shkollor 1953-1954, kur lëndën e gjuhës dhe Leximit letrar, befas na erdhi një mësuese e re: quhej VIOLLCA OMARI dhe ishte nga Tirana, por sa ishte martuar me mësuesin tonë të biologjisë, HIQMET OMARIN. Kjo, PROFESORJA, VIOLLCA OMARI, u bë si nënë e dytë për mua. Sa kishte lindur djalin e parë, LEANDRIN, dhe me atë në krah më përcillte një copë rrugë, sa lija FIERIN. Një ditë më mori në shtëpinë e saj dhe mbi një raft librash, pashë njëgjysëmbust prej mermeri, një prift me mjekërr të bardhë.

-Profesore,- bërtita,- po këtë priftin ç’e mbani këtu?

-Të keqen, profesorja ty,- tha ajo:- Ky”prifti yt” është një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe quhet LEON TOLSTOI! U skuqa deri në rrëzë të veshëve. Profesorja më inkurajoi që të lexoja dhe, një ditë prej ditësh, më futi në grupin teatral të  shkollës.Kisha një rol prej “rrugaçI” dhe ma kish gjetur mirë qylafin për kokën time. Kjo, PROFESORJA VIOLLCA OMARI, i fryu atij zjarrit që më kish ndezur MUSTAFA GREBLLESHI. Profesorja më dha mësim dhe në klasë të shtatë dhe, pasi mora DËFTESËN E LIRIMIT (qeshë i vetmi nga shkolla 7-vjeçare nr.2 -tani “Pinallopi Piro) që e mora dëftesën pa iu nënshtruar provmeve se, befas, u sëmura. Dikim në përparimin tim në mësime, pa dyshim kishte dhe kjo, “NËNA e dytë imja”.

Shkova në PEDAGOGJIKEN e ELBASANIT dhe aty gjeta  limerin ku çlodhesha duke lexuar libra. Shkolla kish një bibliotekë të pasur dhe, për fat, bibliotekën e drejtonte PROFESOR AZMI STRINGA që ne, nxënësit, i thoshim “BABË STRINGA”. Unë u bëra për BABË STRINGËN gati si bir përshpirt. Jo vetëm kaq: BABË STRINGA më rekomandoi tek DAJË SULË KURANI alias BUKINISTI “MENDEL” i ELBASANIT. DAJË SULA qe shpirtmadh: -Më jepte libra për të lexuar, me konditë kthimi: një lloj biblioteke. Aq pasionant u  bëra pas leximit, sa një ditë prej ditësh, e pagova “doganën të rëndë”. Ne e kishim rreptësisht të ndaluar që të lexonim libra në orar të studimit. Mirëpo unë “kontratën” e kisha me DAJË SULËN që e donte të nesërmen librin. Unë mbi raft librin që mësoja dhe, mbi gjunjë, poshtë raftit, lexoja “Vaterlon”. Ngaqë NAPOLEONIN  e doja shumë, (nuk di pse korsikanët më dukeshin si të afërt nga SKRAPARI (SE dhe vet nga gjaku jam skraparli), ndiqja me vëmendje betejën dhe, kur nuk  e prisja, “gjenerali anglez. NELSON”, më kapi me”presh në dorë” dhe më raportoi tek drejtori i shkollës,VASIL KAMAMI, i cili komunikoi para konviktorëve: -Përparim Hysit i zbritet një notë në sjellje!. Isha në vit të dytë dhe, pastaj, avazi i MUKËS! Notë në sjellje në vitin e tretë dhe në vitin e katërt. Rebel në sjellje dhe, nëse e mora mturën, qe për shkak të mësimeve.

*      *       *

Mësues filova më 1 gusht 1959. Rrogën e parë e mora në 21 gusht dhe po atë ditë nga 5700 lekë që kishim rrogën, drejt e në librari dhe bleva, përnjëherësh 17-libra. Me një bashkëfshatarin tim që kishte karrocë, dërgova në shtëpi, një raft të vogël për librat. Kur erdha me gjithë libra, e gjeta raftin të zënë. Nëna qe gëzuar dhe kishte vendosur ca enë mbi të. Kur pa librat, u dorëzua. Dhe unë vazhdoja duke e pasuruar bibliotekën. Sa herë merrja rrogën, do blija libra.

Paradoksi qe (dhe është pak për të qeshur) se, sa rashë në gjurmët e atij “Priftit”, alias LEON TOLSTOI, jo vetëm u dashurova si me MUSTAFAN, por nuk lashë libër pa blerë të botuar për të. ” Lufta e paqa” u bë si BIBLA për besimtarët: çdo verë e rilexoja. Jo vetëm atë, por dhe “Doni i qetë” i SHOLLOHOVIT. Pak nga pak, biblioteka ime u rrit dhe aty, prag vitit dymijë, unë kisha mbi dymijë libra. Në vitin 2000 shkova në AMERIKË dhe, ngaqë në atëkohë, bagazhi nuk taksohej, mora me vete rreth 250 libra. Pjesën më të madhe, ia dhurova djalit të PROFESORE VIOLLCA OMARi, LULZIM OMARIT. NJë pjesë sime bije dhe një pjesë tjetër, simembesë, ALBANA ÇAPUNIT që ishte mësuese letërsie. Pas 12-vjetësh emigrim në AMERIKË, librat më mbetën atje, se ta matnin kokën me pe. Mbi 50kg taksoheshe rëndë. U ktheva në TIRANË, po unë për librat jam si pijanecët që nuk i zë gjumi, po nuk kthyen ndonjë gotë…

Po u futa në librari, i shtrëngoi fort duarët në xhepa, se nuk rri dot pa blerë. Tani e kuptoja atë SIVESTËR BOANARIN e ANATOL FRANC që shkonte ia”vidhte” librat e falur mbesës.Edhe unë u derdha nga mbesa (ajo kish shkuar në GJermani) dhe thashë: -Ta bëj dhe unë si SIlvestër BONARI. Po, kur shihja timemotër.me “syrin vigjelent”, u largova si pulë e lagur.

Por huqi del me shpirtin: prap kam mbi njëmijë libra. Dhe “fajin” ma ka MUSTAFAI!!!

*       *      *

Me PROFESOREN tani qemë bërë kolegë dhe miqësinë e kishim forcuar. Sado që unë banoja 4-km larg FIERIT, kurrë nuk përtonte pa ardhur në shtëpinë time. Dhe jo vetëm vet, por dhe me familjarë të saj që jetonin në TIRANË. Dhe, vonë: shumë vonë befas në shtëpinë e PROFESORES, u shfaq  vëllai: MUSTAFAI! Kam bërtitur më shumë se ARKIMEDI që tha: EUREKA! Qe shumë prekës ai takim.  Ai që unë e mendoja “qiellor”, befas u shfaq në tokë dhe në krah të tij, ZONJA E TIJ FISNIKE,RUSHI! Unë nuk kisha lënë gjë pa lexuar nga MUSTAFAI (në atë kohë punonte bojaxhi), por tharmi i “GREMINËS” kishte atë shije që ka përsheshi i parë. Dhe shijen përsheshit të parë, ia di ai që është nga fshati. Mjerisht, njohja jonë nuk zgjati shumë dhe kam ndjerë dhimbje të madhe kur u nda, para kohe, nga jeta. E kam qarë si MUSTAFANË, por dhe PROFESOREN duke shkruar poezi dhe i kam pëfshirë në librin tim: “Njerëz që dua”. Ky “zjarr” që më ndezi MUSTAFAI dhe e mbajti ndezur me frmën e saj, PROFESORJA ime, VIOLLCA OMARI, më bën që të shkruaj në prozë e poezi. U detyrohem shumë që të dyve dhe një vend të veçantë në zemrën time, kanë PROFESORËT E NORMALES që ishin modele që duheshin ndjekur. Padyshim, nuk mund t’i mbyll këto rreshta, pa i laskuar ata, en bloc, se që të gjithë ishin:  të m r e k u l l u e s h ë m!

*        *        *

Tani unë po shkoj 80-vjeç dhe kam botuar 16-libra. njëmbëdhjetë me poezi dhe pesë me tregime. Në “magazinën” time të shkrimeve janë qindra poezi dhe dhjetra tregime që presin dritën e botimit. Pa logaritur esetë që janë me numër trefishor. Por mundësitë financiare të miat janë fare të pamundura, ndaj dhe shkrova këto shënime si përshëndetje lamtumire. Ju uroj vetëm shëndet e gëzime dhe t’ju ruajë ZOTI nga kjo “kolerë plot mutacione”.

Tiranë, 2 dhjetor 2021