…Koha rrjedh dhe s’ndalon, ashtu edhe dashuria vazhdon të jetojë e të marrë udhë te ndjenjat tona, në të cilën kërkojmë  gjithmonë fundin, por s’e gjejmë dot. “Në të mungofsha, dil jashtë, ndize një qiri, me bulëza vese, njome shaminë dhe shuaje etjen!”…

 

Titulli: Me hënën të puthem

Autor: Agron Dragoti

Redaktor letrar: Alma Pire

 

Botimi i parë, 2021

Tirazhi: 300 kopje

ISBN: 978-9928-326-74-4

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dragoti, Agron

Me hënën të puthem : poezi / Agron Dragoti

red. Alma Pire. – Tiranë : Ada, 2021

96 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-74-4

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

 

Rreth librit

 

Çfarë mund të gjeni në këtë  përmbledhje poezish? Mund të  gjeni gjithçka, fjalë që shkojnë  përtej poezisë, përtej  imagjinatës;

“Me hënën të  puthem, oh, të çmallem. “O hënë, ti nusja e qiellit, kalo këtej nga dritarja ime, grisi këto të mallkuara perde, errësira po ma merr frymën.”

Një dashuri të madhe do ta gjeni patjetër, por është një  dashuri ndryshe, një dashuri për vendin, një tokë e braktisur për shkaqe kryesore, ndjenja mizore që kanë gërvishtur shpirtin dhe zemrën; “Të kanë zhveshur, të kanë lënë lakuriq, ujqër të uritur të pashpirt, në  degë të lisit ta kanë varur vellon dhe, si një grua e përdalë, ta bëjnë me gisht”

Koha rrjedh dhe s’ndalon, ashtu edhe dashuria vazhdon të jetojë e të marrë udhë te ndjenjat tona, në të cilën kërkojmë  gjithmonë fundin, por s’e gjejmë dot. “Në të mungofsha, dil jashtë, ndize një qiri, me bulëza vese, njome shaminë dhe shuaje etjen!” Janë çaste, e kaluara prapë rikthehet, edhe pse e hidhur e plot konflikte. Por, mbi të gjitha është lirizmi që të çon deri në fund, në një lloj magjie letrare që tejkalon çdo përmasë, në një harmoni që më pas shndërrohet në  muzikë dhe më gjerë.

“Këndoni ju poetë! Dashurisë i këndoni!  Kush më mirë se ju do t’i këndojë?” Është  dashuria ajo që mbizotëron më shumë se çdo gjë, përtej  gjithçkaje; dashuria për jetën, për të tashmen, për ditët që do të vijnë, shtrirjet harmonike të dashurisë dhe ndjenjave më  fisnike që në çdo çast të skaliten në shpirt.

“I kam shijuar të gjitha pijet e jetës, kjo e dashurisë asnjëherë  s’më ka mjaftuar,

kur të vdes  varrosmëni pranë  një burimi… Edhe i vdekur, do të kem shumë etje”.

 

 

Lexim të këndshëm!

Agron Dragoti