Vjen në shqip një poet nga vendi fqinj, Greqia, Spiro Podaras! Vjen me një kostum të bukur poetik, qepur me fijet jo vetëm të traditës, por edhe më mënyrën bashkëkohore ku dallohen qartë stili dhe ndërthurja e motivit në funksion të mesazhit përcjellës.

Flet bukur poezia e Podaras sepse edhe është përkthyer mjeshtërisht nga znj. Anna Ballabani Balanou, punë e shkëlqyer kjo që ma bëri shumë të lehtë detyrën e redaktorit…

 

 

Redaktor: Myrteza Mara

 

Pёrkthyer nga greqishtja:

Anna Ballabani Balanou

 

 

 

Ballina: Rigelt Banaj

 

Copyright© Autori

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14×20.5cm

 

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Podaras, Spiros Natën mos e lini vetëm : poezi / Spiros Podaras ;përkth. Anna Balanou (Ballabani) ; red. Myrteza Mara.

– Tiranë : Ada, 2017

128 f. ; 14×20 cm.

ISBN 978-9928-244-61-1

1.Letërsia greke   2.Poezia

821.14 -1

 

 

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Vjen në shqip një poet nga vendi fqinj, Greqia, Spiro Podaras! Vjen me një kostum të bukur poetik, qepur me fijet jo vetëm të traditës, por edhe më mënyrën bashkëkohore ku dallohen qartë stili dhe ndërthurja e motivit në funksion të mesazhit përcjellës.

Flet bukur poezia e Podaras sepse edhe është përkthyer mjeshtërisht nga znj. Anna Ballabani Balanou, punë e shkëlqyer kjo që ma bëri shumë të lehtë detyrën e redaktorit.

Në të gjitha kohërat arti, kultura, këngët, fabulat, legjendat, pse jo dhe humori, nuk kanë njohur kufi e dogana! Ato janë pjesë e shpirtit të popujve krijues dhe si të tilla udhëtojnë nëpër trasetë e qiellit për të zbritur në tokë, tek njerëzit. Homeri, Eskili, Dante, Shekspiri, Servantesi dhe gjithë korifejt e letërsisë janë bërë të njohur pikërisht ngaqë arti i tyre ka qenë ushqim shpirtëror për popujt dhe kohën.

Artisti i famshëm, skulptori kanadez, Andreë Benye thotë se “Ka vetëm dy ditë në vit, në të cilat nuk mund të bëjmë asgjë: njëra quhet dje, tjetra është e nesërmja. Kështu që sot është dita e duhur për të punuar, për dashuruar, për të besuar, pra kryesisht për jetuar.”

E pra, poeti Podaras, ashtu si gjithë poetët e tjerë, na kujton se duhet punuar e dashuruar sikur do jetosh gjithë jetën, sepse e pavdekshme mbetet vetëm pozia-kjo këngë hyjnore e të gjitha kohërave.

Duke shetitur në pyllin e poezisë të këtij vëllimi lexuesi do gjej shumë “xeheror” të rralla poetike që autori i ka kërkuar me pasion gjeologu për t’i ekspozuar nëpër vargjet e spikatura ku dallohet peneli i hollë me të cilin janë pikturuar karakteret e motiveve të gjalla.

Poezia e Podaras është e shëndetëshme, e freskët dhe e pastër. Ajo mbart një galeri të tërë ngjyrash e kontraste poetike që i japin vëllimit vlerën e të qenit libër i vërtetë. Nëse një roman lexohet dhe vihet në raft, një libër me poezi të vërteta do mbetet gjatë në duart e lexuesit pasi poezia është këngë dhe këngët transmetohen ndër breza.

Dhembja, gëzimi, brenga, loti, malli, dashuria…janë artieriet që përcjellin gjakn poetik të këtij vëllimi. Mesazhet e motiveve janë jetike, reale, janë të prekshme e të ndjeshme për lexuesin. Forca e shprehjes e bën vargun të flladit ëmbël duke rrezatuar spektrin shumëngjyrësh të ylberit.

“Poetët janë të dënuar ta shohin diellin më parë se të tjerët”-thotë Oscar Wilde ndaj edhe vepra e tyre bëhet mission pasi mistika qiellore e poezisë qëndron pikërisht tek burimi i frymëzimit, tek shenjtëria e mendimit të bukur bekuar nga Zoti.

“-Në vdeksh ti, dhe unë do vdes,

Në jetofsh ti jetoj dhe unë

E dashura, e imja shpresë

Të duhemi veç pak më shumë!

 

-Nëse ti ikën, shkoj dhe unë në varr

Me ty e shtrenjta ime shpresë.

Se veç me ty qëndroj i gjallë

Ndaj ti mos vdis, që unë të mos vdes.”

Me siguri lexuesi shqiptar do të ndihet mirë duke patur këtë libër në duar dhe bibilotekën e vetë pasi jo vetëm stili, mënyra e të shprehurit, por mbi të gjitha gjuha e thjeshtë dhe e ngrohtë janë si një urë lidhëse ku kalon magjia e fjalës së shkruar edhe kur poetët janë nga rraca e kombe të ndryshme.

 

Myrteza Mara-poet

 

Vlorë, Dhjetor 2017