E martë, 01 Shtator 1970. U ngrita herët në mëngjes. Mamaja i kishte bërë gati rrobat e reja me këtë rast.Pantallona doku ngjyrë gri i çelët. Bluzë trikotazhi me tre komça edhe kjo ngjyrë gri pak më i thellë. Këpucët e reja me “boks viçi” me ngjyrë të zezë. Të llustruara sa “feksin” dhe mund të shikoje fytyrën si në pasqyrë. Nuk e ndjemë rrugën fare dhe për afro dhjetë minuta tek shkallët e Gjimnazit. Gjallëri, zëra të rinjsh, të gëzuar, të etur për arësim…

Aq më shumë në “Asim Zeneli” ku janë arësimuar me mijra e mijra kuadro me peshë, që kanë shërbyer kudo në çdo cep të Atdheut..

Ishte ndër shkollat e mesme më cilësore në Shqiperi. Vatra e edukimit patriotik dhe me dije bashkëkohore të nxënësve të brezave të ndryshëm…

 

 

Autori: Piro Millona (Minella)

Titulli i librit: …Ne asimzenelasit ndër vite…

Redaktor: Autori

 

Bashkëpunoi në botimin e këtij libri: Fitije Picari

 

Botimi i parë: 2023

 

ISBN: 978-9928-398-66-6

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7

Cel.: 068 22 190 16

Tiranë, 2023

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ne asimzenelasit ndër vite… : kujtime /

[përgat.] Piro Millona

(Minella). – Tiranë : Ada, 2023.

260 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-66-6

1.Letërsia shqipe

2.Kujtime

821.18 -94 (082)

 

…. ” Shekullori Gjimnazi ynë “Asim Zeneli”….

 

… Sot dorëzova kujtimet e ish gjimnazistëve asimzenelas… Një guxim nga ana ime dhe pas një pune të bukur, do të kemi në duar kujtimet tona.

Le të jenë si gur mozaiku në prehërin e gjimnazit “Asim Zeneli”..

 

….Tani që “Asim Zeneli” ynë hyri në 100 vjetorin e dytë të jetës së tij, si një nga nxënësit e tij kam një lutje për të:

“Gjimnazi ynë i dashur! Qëndro i fortë dhe në misionin tënd të madh, për të përballuar sfidat e mëdha të epokës. Sfidat që përballoi “Asim Zeneli” i brezit tonë, s’janë asgjë me ato që duhet të përballosh ti. Mendoni për Shqipërinë, për popullin, për kombin”.

 

Doktor i Shkencave Ksenofon Çoni

 

… “Gjirokastra është vendi i shkollave dhe i dijes. Dhe simbolikën e shkollave dhe të dijes e kemi tek Obelisku i arsimit në Qendrën Kulturore-Muzeore të Gjirokastrës. Fare pranë gjimnazit “Asim Zeneli”.Gjirokastra i rrit njerëzit. I ngre. I lartëson. Dhe kjo është e bukura në Gjirokastër. Dhe vijmë te Gjimnazi. Ky Gjimnazi i madh i Gjirokastrës nuk do të ishte hapur, po të mos kishte qenë dëshira e flaktë për shkollë e qytetarëve të saj. Jo se ishin të pasur, por se si prindër të mirë, gjirokastritët kishin bërë të veten dëshirën për t’i ngritur lart e më lart bijtë e bijat e tyre. Dhe prindër të mirë janë ata që rrisin fëmijë të mirë për t’u bërë prindër të mirë…..

 

Profesor Hajri Shehu

 

…. “Përvjetori tjetër që kam qenë e pranishme është ai i 1973, i 50 vjetorit. Isha studente në Universitetin e Tiranës. Rreth 50 asimzenelas udhëtuam së bashku nga Tirana, me autobuzin e linjës Tiranë-Gjirokastër. Sa kujtime me episode të shumta serioze apo gazmore kemi bëri gjatë gjithë udhëtimit..por nuk harroj amanetin që na dha Zihni Sako gjatë një pushimi: “Kur të festoni 100 vjetorin na kujtoni edhe ne që nuk do të mund të marrim pjesë”…..

 

Liliana Konomi Mero

 

…. “Gjirokastra e fëmijërisë dhe e rinisë sime më vjen në mendje si një skulpturë gjigante gdhendur në gur, kurse Gjimnazi “Asim Zeneli” si një diamant i ndritshëm në qafën e saj. Ky përfytyrim ka për mua diçka të veçantë, si të jetë një forcë magjike. Më vjen në çaste dhimbjeje e plogështije si mbështetje, apo si një zë i brendshëm që më jep dorën e më ngre në këmbë.

Më vjen si vegim i ëndërrt kur jam jashtë atdheut dhe më mbush me mallin e ëmbël në rrugët e kthimit. Më vjen kur këndoj e lëngoj; shfaqet e ikën, por është gjithnjë ndër mua… ”

 

Katjusha Pogaçi Latifi

…. “Më kujtohet dita parë e fillimit si gjimnazistë në Gjimnazin “Asim Zeneli”. Një gjë nuk më harrohet ziles të parë të fillimit ditës së parë të shkollës i ra mësuesi veterani dhe atdhetari i shquar Thoma Papano Basho Thomai ) pastaj shkuam nëpër klasat…”

 

Pavli Kosta

 

 

….”Me rastin e 100-vjetorit të Gjimnazit “Asim Zeneli” u uroj me zemër e shpirt të pastër të gjithë ish-gjimnazistëve të moshës time, shëndet e lumturi familjare. Dhe mirë u takofshim datën e Jubileut të madh…”

 

Dimitris Shonis

 

 

…. “Të falënderoj që më fute në grupin e “Asimzenelasve” për të dhënë kujtime. Të uroj me shpirt të bësh një libër të bukur ku seicili nga ne ish-nxënësit do kënaqemi kur ta kemi në dorë.

Edhe diçka që dua të shtoj. Nxënësit e qytetit na mirëpritën ne që vinim nga fshatrat. Nuk mund të harroj shoqet dhe shokët e mi të Gjimnazit që na futën në mesin e tyre dhe ecën paralel deri në fund. Pavaresisht se unë u thoja kur ata u binin mandolinave dhe violinavet ne që erdhëm nga fshati ruanim kecat..”

 

Krisulla Prifti

 

… “Ne në klasë në katin e tretë të shkollës , në orën e letërsisë me mësuesin Agim Shehu . Na shpërndau fletoret e priti pak .Mori shkumësin e nisi të shkruaj .La mbi të gërmat e vogla të rumbullakta e me ndonjë përdredhje , sikur donin të vallzonin .” Hartim :- Temë e lirë :,” Qyteti im ” . Një befasi për ne , duhej endeshim në të, mbi të.Të gjenim ” farin e portin ” e në të të hidhnim spirancën , të ankoronim në mjegull.Dikush të gjente hanin , ku të lidhte kalin , me të cilin kishte ardhur. Ku do ta gjenim Rrëfimtarin e verbër Xha Vehipin ?…”

 

Sotiraq Naka

 

 

… “.Ishte viti 1973… Rregjistrohem për të vazhduar Gjimnazin “Asim Zeneli” dhe ne shtator si gjimnazist.

Dita e parë me emocionet e natyrshme të moshës dhe shoqërisë së re. Një stad krejt ndryshe. Erdhi dikush dhe u be ndarja mes klasave. Mbaj mënd që ishin 4 paralele të viteve të para.

Unë isha pjesë e klasës e pare “C” me mësues kujdestar Vaso Peshen. Kur u bë apeli i parë vërejta me çudi se në atë klasë kishte nxënës vetëm nga qyteti gjithsej 30 nxënës.

Madje mbaj mënd ishim15 vajza dhe 15 djem. Dhe më e çuditshmja se ishin 15 nxënës nga shkolla “Koto Hoxhi” dhe 15 nxënës vinin nga shkolla “Naim Frashëri”.

 

Sokol Karralliu

 

 

…Kemi qënë gjimnazistë të “Asim Zenelit” në vitet 1974-1978 klasa “D”. Një vlerësim duhet në fillim për presorat tanë tëmrekullueshëm Kujdestar klase kishim presorin e nderuar z.Vojo Kuka, tepër autoritar për mbarëvajtjen e të gjitha problemeve shkollore, por edhe tepër i sjellshëm dhe i kudondhur pranë ne nxënësve.

-Bekim Harxhi- mësues i apasionuar për lëndēn të cilën e zotëronte shumë mirë.

-Aleko Pano- kopetent në fushēn e historisë historian i lindur.

-Saimira Jupi – që zysha që na jepte një lëndë tepër të vështirë si matematika,por e butë nga natyra e duruar dhe dashamirëse me të gjithë për ta kapur mēsimin qysh në klasë…”

 

Tahir Boçi

 

….. “Mirela pse nuk i shkruan kujtimet..

U mendova pak. Të them të drejten kur tregoj kam talent, por nuk e di sa kam talent për ti hedhur ato që tregoj në letër!!

Kaq m’u desh që të me vinin parasysh si fragment filmi kujtimet njëra pas tjetrës….Por fëmijëria ikën shpejt dhe ja lë vëndin një shoqërie më të pjekur asaj të gjimnazit….

Nuk harrohet dita e parë. Mbaj mënd ka qënë viti shkollor 89-90 kur u ulëm në banga dhe filluam mësimin si asimzenelas.

Në mos gabohem ka qënë hera e parë që shikoja kaq shumë vite të para..gati 7 vite…të cilat u zvogëluan në vitin e dytë…

Mirela Tena

…. “Jemi njohur në ato shkallët e hyrjes, në oborrin, në korridoret dhe klasat e Gjimnazit të adhuruar “Asim Zeneli”, i përkasim të dy maturës 74′. Maturë e 50-vjetorit të themelimit të Gjimnazit dhe të mos harrojmë, se mot Ne quhemi maturantë 50 vjeçarë, gjysëm shekulli, kurse Gjimnazi ynë i dashur, mot quhet ” rrap shekullor”

Kemi qënë në klasa të ndryshme, , matura jonë 1974 “C”, nga 34 nxënës, 10 ishin me mesatare 9 e lartë,10 nxënës mesatare 8 deri 9, kurse pjesa tjetër luhatej në notat e mëposhtme. Sipas bisedave që kam bërë me mësues të viteve të ndryshme, deri sot nuk ka pasur maturë, që të ketë pasur kaq shumë nxënës me këtë nivel në mesatare….”

 

Përparim Toro

 

 

… “Nën kujdesin e tij u krijua estrada e gjimnazit e cila merrte pjesë në konkursin e estradave të qëndrave arsimore dhe të punës. Mbaj mënd kam bërë një “pantonim” me Përparim Kadarenë, ulur të dy në karrige, ai duart e tij i mbante poshtë tavolinës dhe veprimet me duar i bëja unë që isha nga mbrapa.

Shfaqjet qenë të nivelit të lartë artistik dhe ideologjik, i gjithë materiali i përgatitur nga i nderuari Agim Shehu, me shumë humor thumbuse, por gjithmonë materialet kontrolloheshin nga sekretari komitetit të Partisë që mbulonte kulturën…..

 

Pano Muka

 

…. “Kush ka kaluar në këtë gjimnaz si nxënës apo mësues dhe nuk mund të shkruajë kujtimet e veçanta që ka kaluar….

Unë kam mbaruar në 1968….kisha shumë shoqe dhe shokë të mirë në klasë apo edhe në paralelet e tjera.

Më lejoni të përmëndja së pari kushurirën time Marjana Njockon ,Parashqevi Zhulatin dhe Antoneta Minellën, që ishim një katërshe e pa ndarë….

Në atë godinë madhështore ishim me fat që u ulëm në ato banga, në ato klasa dhe me shumë fat që kishim ata profesorë.

Tani mund ta themi me mburje se ishim shumë mirë të përgatitur për universitetet dhe po aq me mburje që jemi asimzenelas….

 

Liliana Kaçi ( Njocko )

 

 

….Ishim pesë shokë nga lagjia “Manalat”, që mbasi mbaruam 7- vjeçaren në shkollën “Naim Frashëri” me rezultate të shkëlqyera u rregjistruam ne Gjimnazin e Qytetit tonë “Asim Zeneli “: Agim Gozhita, Luan Shehu, Shpëtim Baxha dhe Shaqir Bozgo. Ndjeheshim krenarë si gjimnazistë që banorët e Gjirokastrës na shikonin me respekt kur kalonim në “Qafën e Pazarit”.

Përveç Agimit ishte rregjistruar në një klasë paralele, ne katër shokët e tjerë e mbaruam gjimnazin në të njëjtën klasë.

Kam shume kujtime për klasën “A” të maturës 67 -68….”

 

Vasil Zerva

…. “Kujtimet, shumë kujtime kemi, lexova edhe kujtimet e shokëve dhe disa po jua përcjell edhe juve:

Një ditë para se të niseshin delegatët për Kongres në Tiranë na u caktua klasës sonë, që disa shokë të fuqishëm të shkonim në Virua dhe të merrnim gëlqere…. për të zbardhur parullat tek “Kodra e Shëntriallës”, përballë Gjirokastrës.

Kur arritëm tek “Ura e Lumit”, Kostandinit i hyn pluhur gëlqereje në sy dhe na u desh, që gëlqeren e tij dhe të shokut, që e shoqëroi në spital ta ndanim dhe u ngjitëm përpjetë kodrës. Sa arritëm, menjëherë zbritëm e morëm ujë dhe nga ora 22 e lyejtëm. Të nesërmen zbardhte për bukuri, parulla….

 

Viktor Zografi

 

 

…. “Faleminderit për ftesën që më dërguat për tu bashkuar kujtimeve si ish gjimnazistë, të Gjimnazit “Asim Zeneli” për të cilin edhe sot jemi krenarë si pjestarë ti armatës ë nxenesve të tij ndër vite.

Jam nga lagjia “Palorto” vetëm 5 minuta larg nga Gjimnazi “Asim Zeneli”, ku kjo shkollë për mua ka qënë një shtëpi e dytë se hyra atje në moshën 7 vjeçe dhe dola nga ajo shkollë kur isha 18 vjeçe, kryejta nivelin e fillores me mësuesit Urani Zhupa, Sokrat Kutra, Hatixhe Kurti dhe klasën e 4 me mësuese Evjeni Lile nga lagjia “Pazar i Vjetër” ….

 

Liliana Çelo ( Çapullari )

 

….”Ti prodhosh qytetarë është një mrekulli që gjimnazi Gjirokastrës e ka kryer me nder…!!!”

Mbresa në 100 vjetorin e Gjimnazit “Asim Zeneli”

Ne ishim dhe ngelëm përjetë Matura 77, lV-C.

Kur unë dhe shokët e mi mbritëm për herë të parë në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli”, kalendari shënonte 1 Shtator 1973. Gjimnazi atë vit po përgatitej të festonte me dinjitet 50 vjetorin e themelimit të tij..! Sot pas një shekulli, kur u ktheva sërish aty e gjeta edhe më të ri! Përkundër restaurimeve në vite u mundova të gjeja gjurmët e brezit tim të viteve 1973-1977….

 

Ylli Asllani

 

 

….Mesonim fort, me ambicien per te arritur rezultate te larta si garanci, qe te fitonim te drejten per vazhdimin e studimeve te larta ne Universitetet.

Krahas punes mesimore kryenim shume veprimtari jashte shkollore. Si mbremje vallezimi ne sallonet e kateteve te siperme sidomos ne katin e katert. Vizita ne vendet historike te krahines Si ne “Antigone”, Ne “Rrapin e Mashkullores” apo ne fshatrat e pellgut per rreth, Valare, “Arshi Lengo”, Erind, Qesarat, ne lunxheri, ne Malin e Gjere, ne Kalane e “Shentriadhes”, Ne Dropull, deri n Piken Kufitare Kakavi etj. Po keshtu kemi marre pjese dhe ne kodrat per rreth Viroit, duke mbjelle fidane, sidomos mbaj mend fiq, ne korrjen e grurit, aksione kombëtare…..

 

Mantho Dako

…Kështu mblidhemi ne shqiptarët

Në përvjetorë brigadash partizane

Në përvjetorë shkollash vijmë,

E nga gazi krisma qiellit hedhim

Te oborri i shkollës përmalluar rrimë…

Vijmë pranë pushkës edhe dijes

Se në jetë i kemi dashur që të dyja

Sa më s’ka,

Ndaj i ngrëmë shkollat me oxhakët

Ndaj i duam dritaret të mëdha!

 

Ylli Musta

 

 

….100 vjet në jeten e një institucioni arsimor s’jane pak . Përkundrazi janë shumë, janë rrugëtim, janë kujtesë dhe histori. Ndërkaq janë të bollshme për të bërë një bilanc për sasinë dhe cilësinë e investimit që ai ka bërë në dobi të shoqerisë. Një i tillë është gjimnazi “Asim Zeneli”, kjo vatër e dijes dhe kulture e edukimit dhe e formimit të shëndetshëm të mijra nxënësve e të njëqint brezave..

Jetëgjatësia dhe thinjat në kokë edhe për një institucion arsimor, jo përherë janë pikë referimi që tregojnë kush je dhe çfarë ke bërë. Ai që i vë vulën në analizë çdo organizmi që prodhon vlerë është rendimenti i punës dhe ndihmesa që ka dhënë në emancipimin social dhe në progresin ekonomik të popullit e të vendit..

 

Doktor i Shkencave Ksenofon Çoni

 

…. “Emër i ri “përkëledhës” gjimnazist… !!!.

E martë, 01 Shtator 1970. U ngrita herët në mëngjes. Mamaja i kishte bërë gati rrobat e reja me këtë rast.Pantallona doku ngjyrë gri i çelët. Bluzë trikotazhi me tre komça edhe kjo ngjyrë gri pak më i thellë. Këpucët e reja me “boks viçi” me ngjyrë të zezë. Të llustruara sa “feksin” dhe mund të shikoje fytyrën si në pasqyrë. Nuk e ndjemë rrugën fare dhe për afro dhjetë minuta tek shkallët e Gjimnazit. Gjallëri, zëra të rinjsh, të gëzuar, të etur për arësim…

Aq më shumë në “Asim Zeneli” ku janë arësimuar me mijra e mijra kuadro me peshë, që kanë shërbyer kudo në çdo cep të Atdheut..

Ishte ndër shkollat e mesme më cilësore në Shqiperi. Vatra e edukimit patriotik dhe me dije bashkëkohore të nxënësve të brezave të ndryshëm…

 

Piro Millona ( Minella )