…Një përzierje emocionesh, realiteti, ëndrrash, copëza nga jeta personale, nje mix ndjenjash të cilat na përthithin brënda këtij vëllimi që kurrë nuk duhet humbur mundesia per ta shijuar…

 

 

Aida Myteberi

 

Në gjurmët e jetës

Poezi

 

REDAKTOR:  Afrim Sala

 

Botimi i parë: 2024

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Myteberi, Aida

Në gjurmët e jetës : poezi / Aida Myteberi ; red. Afrim Sala. –

Tiranë : Ada, 2024.

192 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-86-4

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie

 

Jeta, të pengon ndonjëhere nëpër diamantë, por, nuk arrin ti dallosh që në fillim për shkak të pluhurosjes…

Por, ndriçimi e vlera që ata mbartin, të “verbon” shikimin e, nuk ka se si mos i vësh re se sa të çmuar janë…

Ky është dhe rasti  në fjalë, ku nuk ke se si të mos arrish ta kuptosh shpirtin e saj, bukurine e zemrës dhe perlat që ajo prodhon..

Mjaftonte vetëm kaq, për ti dhënë shtysën drejt realizimit të asaj , që ajo e kishte konsideruar si  diçka të pazakonte dhe emocionuese që gjendej në brendësine e zemrës së saj… dhe rrahjet kaq emocionuse që e mbanin gjallë poeteshës sonë i lindi idea që ti jape jetë, këtyre emocioneve duke i kthyer këto ndjenja në vargje poetike .. në vargje dashurie, mirësie, bekimi.. lutje..në vargje falenderimi.

Jeta i prezantoj asaj ,dhimbje dhe lotë në moshë  herët, por atë, jo vetëm që nuk e mposhtën dot, por i dhanë asaj forcë dhe bindje që këto lot ti kthejë në gëzim, ti shndërroj ato në dashuri.

I përdori si neonë për te ndriçuar rrugicat e errëta e plot pengesa nëpër te cilat shkelte në udhën e quajtur “jetë”!

Ç’do dhimbje i dha poeteshës sonë forcën per të shkuar larg, aq larg sa tani duket një yll..me këtë vëllim poetik, shume ngjyrësh, duket sikur ndriçon në erresirën që ka mbuluar  jetën saj, Poetesha jone, Aida… prezanton me të njëjtin titull si vetë emri i saj,  këtë perlë me poezi , duke na emocionuar dhe duke na bërë të humbasim në shtigjet ku ka udhëtuar ajo.

Nje përzierje emocionesh, realiteti, ëndrrash, copëza nga jeta personale, nje mix ndjenjash të cilat na përthithin brënda këtij vëllimi që kurrë nuk duhet humbur mundesia per ta shijuar.

Yje të tillë duhen lënë të na ndriçojnë jetën, ëndrrat, dëshirat për të shijuar.