Kjo jave tek shtepia botuese “ADA” nis me nje liber te bukur me fabula te autores Oltjona Selamaj
Autore: Oltjona Selamaj
Redaktoi: Oltjona Selamaj
Ilustrimet: Fabjola Bramo
Botimi i parë, 2017
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 17x24cm
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2017
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Selamaj, Oltjona
Përkundjet e hënës : fabula / Oltjona Selamaj. – Tiranë : Ada, 2017
64 f. : me il. ; 24 cm.
ISBN 978-9928-244-38-3
1.Letërsia shqipe 2.Fabula
821.18 -191
Parathënie
Autorja dhe redaktorja Oltjona Selamaj, është krijuese e gjashtë vëllimeve poetike, me titujt:
1-‘’Panorama e shpirtit’’
2-‘’Angelica luce’’-‘’Angelic light’’
3-‘’Shija e lirisë’’
4-‘’Lermëni të prehem’’
5-‘’Rënkimet e vjeshtës’’
6-‘’Saggezza popolare’’, libër me fjalë të urta, përkthyer e përshtatur prej saj, nga italishtja në shqip.
Mirëpo, Oltjona Selamaj, ka një sens humori të spikatur, edhe nje dashuri të herëshme për fabulën, me të cilën është rritur në fëmijëri dhe paraqitet së fundmi, në vëllimin e saj të shtatë.
Ky vëllim, titullohet:’’Përkundjet e hënës’’, dhe përmban disa fabula humoristike, me shumë mesazhe pozitive brenda, të cilat janë vendosur në gojët e personazheve, tek të cilët, Oltjona, ka vendosur dialogjet përkatëse, duke i përcaktuar secilit syresh, rolin e vet, duke iu referuar roleve të njerëzve në jetën reale. Personifikimet e gjetura, dhe dialogjet plot humor të këtij vëllimi, do të shoqërojnë lexuesin relativisht të rritur në moshë, pasi këto fabula, janë konceptuar për një moshë të caktuar.
Gjetja e figurave letrare, duket se vjen krejt natyrshëm për autoren, e cila ka një rrjedhshmëri të pastër krijuese , që deshifrohet në menyrë të menjëherëshme, dhe të bën të lundrosh me lehtësi në personazhet e saj komikë.
Ajo, luan kaq bukur me personazhet e saj kafshë, saqë të zgjon imagjinatën, e të jep një kënaqësi të jashtëzakonshme, plot ndjesi humoristike e satirë, tek godet veset dhe veprimet jo të mira njerëzore, pasi dihet se morali i fabulave, ka si qëllim, pikërisht luftën ndaj veseve të këqija humane, si: smira, zilia, xhelozia, egoizmi, mendjemadhësia, etj si këto.
Autorja, i dënon edhe në fabul këto vese të këqija, sikurse i dënon në jetën reale.
Vërtetësia e karakterit të saj, në jetën reale, haset, në mënyrën sesi ajo shkruan në përgjithësi, dhe reflektohet më së miri, në fabulat e saj, në veçanti.
Shkroi DENILU, shkrimtar, e psikolog.
Lexim të këndëshëm të nderuar lexues.