Titulli: Proverbi italiani (Fjalë të urta italiane)…

AUTORE: Oltjona Selamaj

Përkthimi dhe përshtatja në shqip: Oltjona Selamaj

Redaktimi dhe korrektimi: Oltjona Selamaj

Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2017
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

Të gjitha librat e botuar te shtepia botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Proverbi italiani = Fjalë të urta italiane / mbl.,
përkth., përsht. e red. Oltjona Selamaj. –
Tiranë : Ada, 2017
52 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-29-1
I. Selamaj, Oltjona
1.Folklori italian 2.Proverba
398.9(=131.1)

Parathënie

Përshendetje të dashur lexues. Pas pesë vëllimesh poetike, autorja Oltjona Selamaj, vjen mes nesh me këtë libër fjalësh të urta, si shpirti i mençur i popullit, i cili i ka krijuar ato.
Oltjona, e adhuron gjuhën e vendit ku jeton sot, dhe për të është kënaqesi e pamatë të sjellë tek lexuesi italo-shqipëtar, këto perla mençurie, të cilat përkthehen dhe përshtaten prej saj me lehtësi dhe mjaft dashuri. Oltjona, që e vogël dashuronte gjuhën italiane, të cilën e mësoi nga tezja e daja i saj, që ishin adoleshentë, kur mësonin italisht, në kohën kur Oltjona, ishte vetëm pesë-gjashtë vjeç. Ajo gjithashtu, shihte dhe përkthente me lehtësi filmat vizatimorë, që shihte në televizionin e viteve 80, në shtëpinë e gjyshërve të saj mëmësorë.
Oltjonës, i vjen krejt spontane të flasë, e përkthejë gjuhën e saj te zemrës, italishten dhe kjo dëshirë e zjarrtë, e shtyu atë drejt idesë për të shkruar fjalët e urta, e përkthyer e përshtatur ato, për lexuesin. Ajo mendon, se fjalët e urta, ndikojnë mjaft mirë në mësimin e shpejtë të gjuhës, por edhe në krijimin e mentalitetit dhe të kuptuarit e tij, përmes fjalëve të urta.
Shpirti i një populli, e mençuria e tij shekullore-thotë autorja, vjen në formën më të mirë, të thjeshtë, e të drejtpërdrejtë, përmes tyre.
Kultura e një populli, nuk mund të kuptohet, pa proverbat, fjalët e shprehjet e mençura, të cilat u japin vlerë dhe kuptim mjaft fenomeneve, sjelljeve dhe dukurive sociale në shekuj.
Autorja, vëren një ngjashmëri mendimi edhe perceptimi idesh, në të shprehur, mes dy popujve tanë dhe kjo e ben atë të kuptojë, sesa të lidhur ngushtë, kanë qenë dhe janë popujt tanë, në shekuj.
Fakti, që ajo përkthen dhe përshtat edhe në rimë, nga italishtja në shqip, na bën të kuptojmë, se gjuha jonë është vërtet baza dhe nëna e gjithë gjuhëve indoeuropiane,
e me të, çdo gjuhë tjetër, merr kuptim.
Pra, sipas Oltjonës, të gjesh të ngjashmet ndër vlerat mes popujve, pasuron jo vetëm shpirtin e lexuesve, por edhe dy kulturat tona paralele.
Autorja, me shume mjeshtëri, na sjell përshtatjet e saj perlore, me rimë, e ngjyrim poetik, të cilat herë-herë, përkojne ekzaktësisht me gjuhën nga e cila vijnë, e herë-herë, duken si pa lidhje, e përputhje me fjalët e proverbit në italisht.
Mirëpo, njohja e mirë e gjuhës amëtare, e bën autoren të di të luajë me fjalët, si ne shqip, edhe në italisht.
Këtë, do ta vëreni në kapitujt më poshtë, të cilët janë ndarë, në bazë të fenomeneve përkatëse, duke sjellë fjalë të urta mbi dashurinë, miqësinë, kopracinë, mençurinë, mësuesinë, etj.
Për më tepër, lexoni këtë vëllim kaq interesant, nga i cili, besoj, se jo vetëm do të gjeni fjalë të urta të padëgjuara në shqip, por edhe, do të mësoni t’i thoni ato, në dy gjuhë.
Janë gjithsej 27 kapituj në këtë vëllim…

Lexim të këndëshëm, miq lexues

Shkroi: Ded Nikoll Luca,
shkrimtar e psikolog.