Autori :TON ZMALI
Titulli : SHETITARI I BUKLISIT
Përmbledhje shkrimesh
Vëllimi II

Përzgjedhja e materialit:
OLVA ZMALI SINJARI
Përpunoi kopertinën:
QIRJAKO IKONOMIDHI

Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Zmali, Ton
Shëtitari i Buklisit… : përmbledhje shkrimesh /
Ton Zmali ; përzgj. Olva Zmali. – Tiranë :
Ada, 2016
V.2 : 184 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-08-6
1.Letërsia shqipe 2.Proza
821.18 -3

I dashur Ton,
Ju nuk jeni i fiksuar pas portretizmit të dhunës thjesht si një hakmarrje tradicionale shqiptare. Gishti juaj tregon plagët që, duke qenë të fshehta, mund të rihapen sërsish. Mund të thuhet ndoshta se ju jeni vërtetë i fiksuar pas dashurisë për lirinë e njeriut, për lirinë e zgjedhjes së udhëve që do ta çonin në realizimin e prirjeve, pasioneve të tij, në sendërtimin e ëndrrave për jetën, në zgjedhjen lirisht të dashurive të tij dhe të mundësive të pakufizuara të shprehjes dhe vendim marrjeve politike.
Si armik i vesit ju lartësoni virtytet. Me natyrshmëri, pa retorikë të tepërt, pa e ngritur zërin. Thjesht me zërin e zemrës që vuan jo vetëm për vete. E megjithatë sërish dikush do të mbetet jo fort i kënaqur, do t’i duket pakëz hiperbolike mbase zhbirimi deri në guvat më të largëta të vesit. Mund ta pranoj edhe unë kërkesën e përhershme për të rritur mjeshtrinë artistike dhe për të stërholluar gjithnjë mjetet e format e shprehjes, por nuk mund të qortohet drita e fortë e diellit, pse na zbulon me bujari pamjet më të plota të botës sonë.
Izet Duraku