Ne librin e ri me epigrame “Shkaku dhe pasoja” Psikologu dhe epigramisti Ded Nikoll Luca(Deniluja) na lë të kuptojmë se shkaku logjik ose shkaku i njohjes, është shkak ideal. Në anën tjetër, shkaku i vërtet (shkaku real) arsyeton qenien e një sendi ose rrjedhën e një dukurie. Nëse shkaku qëndron në vete, atëherë flitet për shkakun e qenies, ndërsa po që se gjendet jashtë vetvetes, atëherë është shkaktari. Shkaku real psikologjik i veprimeve merret si motiv. Kur rrjedh diçka e pashmangshme nga shkaku, atëherë ajo thirret pasojë.

Autori : DENILUJA
Titulli: Shkaku dhe pasoja
Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-269-78-8

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N, Shkaku dhe pasoja, epigrame / Denilu ; Tiranë : Ada, 2019
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-00-0
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

PARATHËNIE

Disa njerëz ëndërrojnë për sukses…ndërsa disa të tjerë, rrinë zgjuar dhe e realizojnë atë. E kam fjalën për librat artistik të mikut tim të adoleshences , poetit dhe shkrimtarit Ded Luca. Ky libër dorshkrim që ma dërgoje me imail t’i bëj parathënien,(apo reklamen, po bëj shaka se Deda më kupton) i takon të jetë për momenrin libri numër 65.(Pasi Deniluja nuk ndalet…)
Këshillimi i mirë në fushën e letërsisë do të ishte edhe kombinimi i surprizës me intrigën, duke krijuar kështu një mesazh bindës dhe një komunikim efektiv, duke pasur parasysh këto rregulla: thjeshtësinë, besueshmërinë, qëndrueshmërinë, risinë, aspiratat, vizualitetin, pyetja që shtrohet dhe konteksti që realizohet. Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit.
Miku im i kahershëm i shkollës së kulturës, “Deniluja” nuk e ka kërkuar suksesin për shkelqimin e vet . E ndjen se ka diçka për të dhënë dhe shkruan papushim. Kishte një dëshirë të shkruante mbi 100 libra, dhe siç shihet, nga ky ritem i vazhdueshëm po e realizon.
Por a mjafton vetëm dëshira?!. Pasi të kesh sukses, do të thotë të përballosh sfida të mëdha dhe për të ia arritur këtij qëllimi, duhet të kemi shumë GUXIM. Dihet se për të arritur sukses duhet të këtë kombinimin e këtyre parimeve, që Dedës nuk i mungojnë.
Realizimi i suksesit tek autori Ded Luca ka ardhë si rezultat në të shikuarit përtej traditave të kohës.
Të suksesshmit i bashkon aftësia e tyre për të parë botën qartësisht, të pandalshëm nga frika e vështirësive. Për të suksesshmin gjenialiteti qëndron tek imagjinata. Për të pasur sukses, Ded Nikoll Luca (Deniluja) ka bërë përpjekje për tu ngritur mbi mosbesimin. Për ata që duan sukses ëndrrat e mëdha, nuk janë gjithnjë të mëdha, por janë të gjitha të denja për tu ndjekur. Për të pasur sukses, duhet të përpiqemi për të realizuar të pamundurën, duke filluar me të mundshmen. Për të pasur sukses, një ëndërr pa kurajo, nuk shkon kërkund. Dedës nuk i ka munguar as talenti dhe as përkrahja e familjes.Talenti është një element tjetër i rëndësishëm, për të arritur suksesin që ëndërrojmë. Talenti godet një objektiv, që askush tjetër s’mund t’a godasë; gjeniu godet një objektiv, që askush tjetër s’mund t’a shohë. Ambicia është themeli i të gjitha realizimeve, pa ambicie, asnjë pushtim nuk u bë, asnjë tokë nuk u zbulua, asnjë biznes nuk u krijua. Historia njerëzore është thellësisht rreth njerëzve që kapërcejnë pengesat dhe ngrihen triumfalisht mbi harkun e ambicies. Deda po më tregonte se me pesë vëllime poetike e mbylli poezinë, pasi nuk donte të përsëriste vetveten. Me epigramin Deniluja po zgjatet shumë!!… , janë me dhjetra libra.Pastaj sikur mos të ishte vetem epigrami…janë me dhjetra libra psikologjik dhe Ese. Librat me tregime dhe novela, si dhe romanet, nuk mungojnë, por janë të pakët ne numër. Gjithsejt dy romane, dy libra me tregime dhe dy libra me novela. Me prozën nuk kam shterruar akoma të pergjigjet Deda ashtu mendueshëm dhe i qeshur. “Sa më fisnikë dhe të mirë të jeni, aq më të dhimbshme do të jenë përvojat që ju presin i them unë ashtu kot një kompliment, dhe Deda në skype nis e qesh me të madhe.
– Dalip kulturisti o miku im i adoleshences, më thote ai dhe pas një heshtje të shkurtër vazhdon-Nuk e kam ndërmend t’a lë veten të mundem nga kjo dhimbje; përkundrazi, do e mbys dhimbjen duke vepruar. Veprimi është llogaritur në planin për përmirësimin e llojit njerëzor.
Si përfundim trekëndëshi i arritjes në lartësinë e duhur të autorit “Deniluja” qëndron në tre elemente:
1-Mendimi
Mendimi është mjeti që na ndihmon të bejmë një zgjedhje. Nga fuqia e mendimit njeriu rikrijon botën për gëzimin e tij, se shpirti i njeriut i jep një kuptim materies, duke i dhënë formë, që t’i shërbejë synimeve të tij.
2 – Morali
Morali është aftësia të dallosh të mirën nga e keqja, të shohësh të vërteten, të kesh guxim të veprosh si rrjedhim i tyre, t’i kushtohesh asaj që është e mirë, të jesh aq i ndershëm sa të qëndrosh në anën e së mirës me çfarëdo lloj çmimi.
3 -Suksesi
Suksesi nuk është thjesht arritja e një qëllimi, megjithëse kjo përfshin sigurisht dhe arritjen e qëllimeve. Thelbësisht, ai ka të bëjë me sigurimin se çdo gjë që krijohet është gjithpërfshirëse, jo përjashtuese; është e moralshme, jo imorale, është ndërtuese, jo shkatërruese, është përmbajtësore jo delirante.
Dalip Gjergji – poet dhe shok shkolle i autorit.